Regjistrohu/Kyçu

Demenca: Problemet me gjumin

Problemet me gjumin janë shumë të zakonshme për njerëzit me demencë. Disa njerëz flejnë gjatë ditës dhe rrinë zgjuar gjatë natës.  Disa nuk janë të aftë për të bërë diferencën ndërmjet ditës dhe natës, ndërkohë që të tjerët nuk janë aq aktivë sa ishin përpara dhe kanë nevojë vazhdimisht për të fjetur.

Shkaqet e shqetësimit të gjumit

Është e rëndësishme për të kuptuar se çfarë mund ta shkaktojë problemin – është mjedisi, demenca apo ilaçet e përdorura. Kjo do të ndihmojë për të vendosur se cila strategji mund të jetë ndihmuese.

Shkaqet psikologjike ose mjekësore

  • Dëmtimi i trurit, i shkaktuar nga demenca ka prekur “orën biologjike” të trurit, e cila drejton strukturën e gjumit;
  • Sëmundjet siç janë ataku i zemrës, diabeti ose ulcerë;
  • Dhimbja e shkaktuar nga sëmundje të tilla, si p.sh. artriti;
  • Një infeksion i traktit urinar i shkaktuar nga një nevojë e vazhdueshme për të urinuar;
  • Depresioni që shkakton zgjimet herët në mëngjes dhe një paaftësi për të shkuar përsëri për të fjetur;
  • Efektet anësore të mjekimeve, siç janë diuretikët;
  • Një nevojë për më pak gjumë, me rritjen e moshës.

Çfarë duhet provuar

  • Diskutoni me mjekun për të ndaluar ose ndryshuar mjekimin diuretik, nëse ndjeni se kjo mund të kontribuojë tek problemi;
  • Organizoni një kontroll mjekësor për të identifikuar dhe trajtuar simptomat fizike;
  • Trajtoni dhimbjen me analgjezikë nëse mjeku pranon;
  • Pyesni mjekun nëse një vlerësim i depresionit mund të jetë i nevojshëm;
  • Pyesni mjekun për efektet anësore të mundshme të mjekimit;
  • Në disa situata është mirë që të diskutoni me mjekun nëse është e përshtatshme përdorimi i disa qetësuesve ose ilaçeve të gjumit. Ilaçet e gjumit mund të përmirësojnë për një kohë të shkurtër ciklin e gjumit, por të dyja llojet e ilaçeve mund të kenë efekte anësore.

Shkaqet mjedisore

  • Dhoma e gjumit mund të jetë shumë e ngrohtë ose shumë e ftohtë;
  • Drita e dobët mund të shkaktojë çorientimin e personit me demencë;
  • Ato mund të mos jenë në gjendje për të gjetur banjon;
  • Ndryshimet në mjedis, si p.sh. kalimi në një shtëpi të re mund të shkaktojë çorientim dhe konfuzion.

Çfarë duhet provuar

  • Mbani mjedisin sa më në përputhje me kërkesat e personit që të jetë e mundur;
  • Kontrolloni nëse personi është shumë i ngrohtë ose i ftohtë. Demenca mund të ndryshojë termostatin e tyre të brendshëm;
  • Hijet dhe drita e dobët mund të kontribuojnë në acarim dhe halucinacione, kështu që mbani një dritë të përshtatshme;
  • Mos njohja e vetes ose pjesëtarëve të tjerë në pasqyrën e dhomës mund të shkaktojë konfuzion. Është shumë ndihmuese heqja e pasqyrës;
  • Nëse gjetja e banjos është problematike, një komodinë pranë krevatit mund të jetë shumë ndihmuese;
  • Sigurohuni që krevati dhe dhoma e gjumit të jenë të rehatshme. Objektet e familjarizuara mund të ndihmojnë me orientimin;
  • Shmangni përgatitjen e rrobave që në darkë, pasi mund t’ju japë ndjesinë që është vonë dhe duhet të ngriheni;
  • Sigurohuni që po ushtroheni mjaftueshëm fizikisht.

Shkaqet e tjera

  • Të shkuarit në krevat shumë herët;
  • Të fjeturit shumë gjatë ditës;
  • Të mos ushtruarit e mjaftueshëm, në këtë mënyrë nuk do të ndiheni të lodhur;
  • Përdorimi i tepërt i kafeinës ose alkoolit;
  • Të ndjerit të uritur;
  • Acarimi në bazë të një situate tronditëse;
  • Ëndrrat shqetësuese.

Çfarë duhet provuar

Ushqimi dhe pijet

  • Ndaloni marrjen e kafeinës gjatë ditës dhe mundohuni ta eleminoni atë pas orës 5 pasdite;
  • Ndaloni konsumimin e pijeve alkoolike dhe diskutoni me mjekun ndonjë bashkëveprim të mundshëm ndërmjet alkoolit dhe ilaçeve;
  • Nëse mendoni se personi mund të jetë i uritur gjatë natës, provoni një vakt të lehtë përpara se të shkoni për të fjetur ose sapo të jeni zgjuar nga gjumi;
  • Çajërat e ngrohtë dhe qumështi mund t’ju ndihmojnë.

Rutinat ditore

  • Mundohuni që të mos bëni çfarëdolloj detyre që mund t’ju sjellë përkeqësime;
  • Nëse personi refuzon për të shkuar në krevat, mundohuni që t’i ofroni alternativa, si psh. fjetjen në kolltuk;
  • Nëse personi endet gjatë natës, lejojani këtë, por njëkohësisht sigurohuni që shtëpia është e sigurt;
  • Provoni përdorimin e një radioje; dhe
  • Kujtojani qetësisht personit që është koha e darkës dhe koha për të fjetur.

Konsiderata të tjera

Problemet e gjumit ose të acarimit gjatë natës, janë shpesh rezultat i demencës dhe eventualisht kalojnë. Shumë njerëz me demencë flejnë më shumë në fazat e mëvonshme të kësaj gjendjeje.

Problemet e gjumit janë ndërmjet problemeve më të vështira të demencës. Mundohuni që të vlerësoni episodet e rregullta të fjetjes dhe të pushimit për veten, ashtu sikundër edhe për personin me demencë.


Komentoni