Regjistrohu/Kyçu

Diabeti tek adoleshentët

Diabeti (gjithashtu i quajtur diabeti mellitus) është një gjendje kronike (e vazhdueshme) e karakterizuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak (sheqeri në gjak) si rezultat i paaftësisë së trupit për të prodhur ose për t’ju përgjigjur insulinës, një hormon që lejon glukozën në gjak për të hyrë në qelizat e trupit dhe që të përdoren për energji.

Ekzistojnë dy lloje kryesore diabeti: diabeti i llojit 1 dhe diabeti i llojit 2. Fëmijët dhe adoleshentët janë më shumë të prekur nga diabeti i llojit 1.

Diabeti i llojit 1 është një sëmundje autoimune (e shkaktuar nga sistemi autoimun i trupit) në të cilën trupi sulmon qelizat e veta beta (qelizat që prodhojnë insulinën) në pankreas. Kjo do të thotë që pankreasi prodhon pak ose nuk prodhon fare insulinë për të rregulluar sheqerin në gjak, që rezulton në nivelet e larta të sheqerit në gjak. Ai zakonisht zhvillohet gjatë fëmijërisë, dhe kjo është edhe arsyeja se përse është njohur si diabeti juvenil.

Diabeti tek adoleshentët

Nëse ju keni një adoleshent me diabet, është e rëndësishme që të jini të vetëdijshëm ndaj disa çështjeve që prekin të rinjtë kur bëhet fjalë për menaxhimin e diabetit. Këtu janë 5 lloje këshillash që t’ju ndihmojnë juve dhe adoleshentin tuaj për të përballuar gjendjen e tyre.

1: Nxisni autonominë

Ndërkohë që fëmija juaj po rritet, ju mund ti keni mësuar fëmijës tuaj sesi të zotërojë bazat e menaxhimit të diabetit, siç është të mësuarit e të ngrënit rregullisht, të ushtruarit rregullisht, marrjen e rregullt të insulinave dhe monitorimi i sheqerit në gjak.

Tani është koha për të konsoliduar të mësuarit dhe për të inkurajuar adoleshentin tuaj që të vetëkujdeset , kur është fjala për menaxhimin e diabetit të tyre. P.sh. adoleshentët më të rritur ka të ngjarë të fillojnë marrjen e vendimeve në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin për veten e tyre, në vend që të mbështeten tek ju.

Dhe ato mund të preferojnë që të shkojnë vetëm tek doktori i tyre, sesa me ju. Këtu fillon besimi juaj ndaj ekspertëve ose profesionistëve të shëndetit të adoleshentit tuaj. P.sh. nëse fëmija nuk është i komunikueshëm pas takimit me doktorin e tyre, duhet të provoni  për t’u siguruar që ju jeni mbajtur në një mungesë komunikimi ndërmjet fëmijës tuaj dhe mjekut të tyre, gjithmonë duke respektuar faktin se fëmija tani mund të jetë ai që merr  shumë prej vendimeve në lidhje me gjendjen e tij.

Megjithatë, fëmija juaj nuk duhet të trëmbet që të pyesë për ndihmë nëse kanë nevojë, ai mund të aplikojë për një kujdesje të veçantë në rast se sheqeri i tyre në gjak vështirësohet për ta kontrolluar gjatë kohës së stresit.

Pjesa më e madhe e spitaleve dhe qendrave të diabetit operojnë me grupet suportuese të diabetit për adoleshentët (ose prindërit e tyre), në mënyrë që ato të takohen me të tjerët dhe të ndajnë eksperiencat e tyre.

Kërkuesit kanë treguar që pjesëmarrja në një kamp mund të ndihmojë adoleshentët me diabet që të ndihen më mirë rreth gjendjes së tyre, përmirësojnë vetëvlerësimin dhe të rrisin vetëbesimin në trajtimin e gjendjes së tyre.

2: Kuptoni metabolizmin e adoleshentit tuaj

Gjatë adoleshencës, mund të jetë shumë e vështirë për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak dhe kjo mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të trupit që prekin metabolizmin e adoleshentit tuaj.

Kërkuesit besojnë  se hormoni i rritjes, që ndihmon në nxitjen e rritjes së kockave dhe në masën e muskujve gjatë pubertet-it, gjithashtu vepron kundër veprimit të insulinës.

Një hormon tjetër, adrenalina, gjithashtu luan një rol: kur nivelet e sheqerit në gjak bien, çlirohet adrenalina, që stimulon lirimin e glukozës së ruajtur në trup.

Këto influenca hormonale rezultojnë në nivelet e glukozës në gjak që variojnë nga shumë të ulëta në shumë të larta.

Ndonjëherë, juve do t’ju duhet që të kurajoni adoleshentët që të pranojnë faktin se pakontrollueshmëria e glukozës në gjak nuk është faji i asnjë njeriu, por nuk ekziston asnjë arsye për të hequr dorë nga kontrolli i saj.

3: Kuptoni jetesën e adoleshentit tuaj

Të paturit e diabetit nuk duhet të jetë një pengesë për të shijuar jetën, dhe kjo është e rëndësishme për fëmijën tuaj që ta mësojë këtë dhe të gjejë strategji për të menaxhuar diabetin pa prekur jetesën e tyre.

Ato mund të duan që të hanë ushqime të gatshme, të shkojnë në festa dhe të bëjnë gjëra të momentit. Dhe ato munden. Ju mund të ndihmoni fëmijën që të kuptojë se ato mund të kenë një jetë të lirë dhe sociale dhe të qëndrojnë brenda limiteve të shëndetit, por kjo mund të arrihet duke qenë të disiplinuar në lidhje me diabetin e tyre.

Ju mund ti shpjegoni se duke reaguar në mënyrë të ndjeshme rreth diabetit të tyre, me ndihmën e doktorëve dhe dietologëve, fëmija ka më shumë liri për të shijuar jetën sesa kur ato lënë diabetin e tyre jashtë kontrollit.

Kërkuesit kanë treguar se adoleshentët shijojnë një kualitet më të mirë të jetës (në termat e të ndjerit të kënaqur me jetën, shqetësimit të paktë ndaj gjendjeve të tyre, të ndjerit mirë rreth shëndetit dhe të ndjerit mirë për mënyrën sesi gjendja shendetësore prek jetën e tyre) nëse ato mbajnë nivelin e sheqerit në një kontroll të mirë  edhe nëse kjo nënkupton marrjen e insulinës 3–4 herë në ditë për ta mbajtur të shtrënguar kontrollin e sheqerit në gjak.

4: Jini të vetëdijshëm për presionin e bashkëmoshatarëve

Diabeti është një problem i zakonshëm, është e mundshme që një fëmijë me diabet  të jetë në minoritet në shkollë dhe me grupet e miqve. Me adoleshencën vjen edhe një bollëk i çështjeve sociale, fizike dhe emocionale dhe është e rëndësishme që ju të kuptoni se çfarë fëmija është duke kaluar.

Gjatë adoleshencës, duke qenë “pjesë e turmës” është veçanërisht e rëndësishme që fëmija mund të jetë “i zënë ngushtë” në lidhje me mundësinë e tyre për të monitoruar sheqerin në gjak ose në marrjen e insulinës.

Kurajoni fëmijën që t’u thotë miqve të tyre më të ngushtë rreth diabetit dhe të ofrojë  sugjerime sesi këto miq mund ti ndihmojnë. P.sh fëmija juaj mund t’u mësojë miqve se çfarë ato duhet të bëjnë nëse ato bëhen hipoglicemik (kur sheqeri në gjak bëhet shumë i ulët si rezultat i mungesës së ushqimit ose insulinës së tepërt, që rezulton në simptoma të menjëhershme siç janë dridhja, djersitja, dhimbja e kokës, dobësia, marramendja dhe vizioni i turbullt).

Gjithashtu, tergohuni të vetëdijshëm që komentet tuaja ndaj personave të tjerë mund të bëjnë fëmijën tuaj që të turpërohet, kështu që pyesni fëmijën se çfarë duan ato që ju të thoni përpara njerëzve të tjerë nëse del si subjekt në diskutim diabeti i tyre.

5: Tregohuni realistë dhe kërkoni ndihmë nëse ju keni nevojë për të

Adoleshenca është një periudhë e vështirë  për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Ju mund të gjeni se fëmija që ju ndihmonte ndaj gjithçkaje që ju sugjeronit bëhet gradualisht jo bashkëpunues dhe mund të rebelohet ndaj menaxhimit të rutinës së diabetit të tyre duke shkuar në fast food-e apo pasticeri, ose duke refuzuar monitorimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Megjithatë, kërkimet kanë treguar se nëse adoleshentët mbajnë një kontroll të ngushtë të nivelit të glukozës në gjak, prindërit e tyre dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor mendojnë se gjendja është më pak se një barrë mbi familjen.

Prandaj, nëse ju mendoni që fëmija juaj nuk është duke e menaxhuar diabetin ashtu siç duhet, përveç përpjekjeve tuaja maksimale, kërkoni ndihmë profesionale të kujdesit shëndetësor dhe  përfitoni çdo ndihmë tjetër ku ajo është në dispozicion.


Komentoni