Regjistrohu/Kyçu

Niveli optimal i sheqerit në gjak për fëmijët me diabet të tipit 1

Ekspertët në Shoqatën Amerikane të Diabetit po këshillojnë një objektiv më të ulët të sheqerit në gjak për fëmijët dhe adoleshentët me diabet të tipit 1.

Sipas tyre, pacientët më të rinj se 19 vjeç duhet të përpiqen ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak më të ulët se 7.5%.  A1C është një test që përcakton e nivelet mesatare në gjak gjatë disa muajve.

“Objektivat e reja duhet të ndihmojnë për të dyfishuar përpjekjet për përmirësimin e kontrollit të glukozës në grupin e pacientëve që aktualisht është me sfiduesi, adoleshentët”, thotë Dr. Robert Rappaport, drejtor i Departamentit të Endokrinologjisë Pediatrike dhe Diabetit në spitalin e fëmijëve Kravis në Mount Sinai, Nju Jork Siti.

Në diabetin e tipit 1, trupi nuk mundet të prodhojë mjaftueshëm insulinë për ta konvertuar ushqimin në energji dhe personat me diabet të tipit 1 duhet të marrin insulinë për të mbijetuar.

Nivelet e rekomanduara më parë të A1C duhet të jenë të larta 8.5% për fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, 8% për ata me moshë 6-12 vjeç dhe 7.5% për ata me moshë 13 deri 19 vjeç. Këto objektiva të larta janë vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me komplikimet e shkaktuara nga një sëmundje ndonjëherë e rrezikshme siç është sheqeri i ulët në gjak apo hipoglicemia.

Sidoqoftë, studimet e kohëve të tregojnë që nivele të larta të sheqerit në gjak, ose hiperglicemia mund të çojnë në zhvillimin e komplikimeve serioze tek fëmijët, duke përfshirë sëmundje të zemrës dhe veshkave. Më parë mendohej që këto komplikime ndodhnin vetëm tek të rriturit.

Objektivat për kontrollin e sheqerit në gjak kësisoj janë vendosur pak më poshtë, shpjegon Shoqata Amerikane e Diabetit. Objektivi i ri për sheqerin në gjak për të rinjtë me diabet të tipit 1 përputhet udhëzimet e Shoqatës Ndërkombëtare Për Diabetin tek Fëmijët dhe Adoleshentët.

“Provat tregojnë që ka një risk më të madhe nga dëmi i shkaktuar prej hiperglicemisë së zgjatur që do të zhvillohet tek fëmijët që do të ruajnë A1C në 8.5% gjatë një periudhe kohore”, pohon Dr. Jane Chiang, zëvendës presidente e Shoqatës Amerikane të Diabetit.

“Kjo nuk do të thotë që ne nuk shqetësohemi më për hipogliceminë, por tashmë ne kemi instrumente më të mira për të monitoruar atë,” shton ajo.

Ndërkohë që objektivi prej 7.5% bazohet nga prova të studimeve të respektueshme, “ne duam të theksojmë që objektivat e glukozës në gjak dhe të A1C duhet të individualizohen për të arritur në mënyrë të sigurt rezultatet më të mira,” shton Chiang.

Ekspertët pajtohen me këtë qëndrim.

Duke marrë në konsideratë riskun e hipoglicemisë tek fëmijët e vegjël, menaxhimi duhet të personalizohet. Më shumë se sa çdo sëmundje tjetër trajtimi i fëmijëve me diabet kërkon kujdes të veçantë.  Mjekim më i mirë dhe teknologji më të mira mjekimi do të thotë që hipoglicemia është disi më pak e rrezikshme se sa ka qenë në të kaluarën. Përparimet në këtë fushë përfshijnë një pompë të sofistikuar të insulinës dhe sensorë më të mirë që kanë aftësinë për të njohur më shpesh nivelet e larta dhe të ulëta të glukozës. Këto përparime mund të ndihmojnë të reduktohet probabiliteti i hipoglicemisë së rëndë dhe në të njëjtën kohë të lejojë  që fëmijët dhe adoleshentët të arrijnë objektivin e tyre me më pak vështirësi.

Diabeti i tipit 1 kërkon menaxhim intensiv me insulinë, procedurë që ndryshon nga ajo me të cilën menaxhohet diabeti i tipit 2. Personat me diabet të tipit 1 kërkojnë më shumë rezerva dhe duhet ta monitorojnë më shpesh nivelin e glukozës në gjaku-n e tyre. Kjo nuk është një sëmundje standarde dhe është e rëndësishme  që ne ta pranojmë këtë.


Komentoni