Regjistrohu/Kyçu

Kolla

Të paturit  e një kolle është një nga arsyet më të shpeshta që njerëzit, kryesisht fëmijët, të shkojnë tek mjeku. Edhe pse kollitja mund të jetë një shenjë e sëmundjeve serioze të mushkërive, ajo zakonisht nuk është e tillë. Në shumicën e rasteve kolla vjen për shkak të sëmundjeve të lehta dhe të përkohshme.

Është e rëndësishme të kuptohet se kollitja është një refleks (përtej kontrollit tonë) që mbron mushkëritë. Kollitja ndalon gjëra të vogla që të hyjnë në mushkëri dhe pastron e nxjerr jashtë sekrecionet që prodhohen në rrugët e frymëmarrjes.

Ka shumë gjëra që mund të shkaktojnë këtë refleks që të ndodhë. Tek fëmijët, shumica e kollave janë për shkak të infeksioneve virale të traktit të sipërm respirator (hunda dhe grykët). Fëmijët mund të kenë rreth 3 deri në 8 infeksione në vit dhe ato mund të ndjekin njëri – tjetrin me shpejtësi. Kolla e shoqëruar me infeksione mund të zgjasë 2-3 javë, kështu që është e lehtë të shikohet përse disa fëmijë kanë kollë për disa javë, kryesisht gjatë dimrit.

Kollitja kronike është e zakonshme tek astmatikët. Në formën e butë këto sëmundje nuk kanë fishkëllima, por prodhojnë një kollë të vazhdueshme gjatë natës ose gjatë kryerjes së veprimeve fizike. Të tjera gjëra që irritojnë mushkëritë si pirja e duhanit dhe tymrat industrialë mund të shkaktojnë kollitje kronike, ashtu sikurse  alergjitë si rrufat dhe sinozitet.

Patjetër që ndonjëherë kolla është shenjë e sëmundjeve shumë serioze si penumonia (infeksion i mushkërive) ose tumor-eve si kanceri i mushkërive. Zakonisht në këto raste janë më shumë serioze simptoma të tjera si temperatura, oreksi i pakët, humbja në peshë dhe të ndjerit përgjithësisht keq.

Kolla që zgjat disa ditë dhe që shoqërohet me simptoma si ftohje apo grykë të skuqura mund të injorohet apo trajtohet me ilaçe të thjeshta. Por nëse kolla zgjat më shumë se një javë dhe kryesisht nëse personi nuk ndihet mirë, duhet bërë një vizitë tek mjeku.


Komentoni