Studiuesit kanë gjetur një lidhje të fortë ndërmjet prishjes së gjumit dhe rrezikut të fibromialgjisë tek gratë.
Fibromialgjia është një lloj sindrome e dhimbjeve kronike, në të cilën njerëzit përjetojnë djegie ose dhimbje në muskujt dhe nyjet e tyre në të gjithë trupin. Është e njohur se njerëzit me fibromialgji shpesh kanë probleme me gjumin, por është e paqartë nëse këto probleme ndikojnë në zhvillimin e fibromialgjisë apo janë rezultat i të paturit të saj.
Një studim afatgjatë prej më shumë se 12.000 gra të cilat nuk kishin fibromialgji, dhimbje muskulare ose dëmtim fizik në fillim të këtij studimi gjeti se 327 (2.6 %) raportuan fibromialgjinë pas 10 viteve (Artriti dhe Reumatologjia, në 11 nëntor 2011).
Gratë që kanë raportuar probleme me gjumin kishin rrezik të dyfishtë të fibromialgjisë, me një lidhje të fortë që gjendet në gratë e moshës së mesme apo të moshuara në krahasim me ato që janë të reja.
Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të parë nëse trajtimi i hershëm i çrregullimeve të gjumit mund të zvogëlojë zhvillimin e fibromialgjisë tek gratë, thanë kërkuesit norvegjezë.
Komentoni