Regjistrohu/Kyçu

Tërheqja e muskujve. Shkaqet, kujdesi dhe trajtimi

Sforcimi i muskujve apo tërheqja, madje dhe shkëputja e muskulit, i sjell dëme muskujve dhe tendinave që i mbajnë të ngjitur. Ju mund të ushtroni trysni të tepërt mbi  muskujt tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme, duke ngritur pesha në mënyrë të menjëhershme, duke bërë sport apo duke kryer detyrat e punës tuaj. Dëmtimi i muskujve mund të jetë në formë shkëputjeje (e një pjese apo të gjithë) e fibrave të muskujve dhe tendinave të lidhura me to. Shkëputja e muskulit mund të dëmtojë dhe vena të vogla duke shkaktuar gjakderdhje lokale (nxirje) dhe dhimbje (e shkaktuar nga acarimi i mbaresave nervore pranë zonës së dëmtuar). Simptomat e tërheqjes së muskujve.

  • Enjtje, nxirje dhe skuqje ose të çara që shkaktohen nga dëmtimi i muskujve;
  • Dhimbje kur jeni duke pushuar;
  • Dhimbje kur muskuli specifik apo nyjet që lidhen me të vihen në lëvizje;
  • Dobësi të muskulit ose tendinave (Ndrydhja është dëmtimi i nyjeve dhe ligamenteve të tyre);
  • Paaftësi e plotë për të vënë në lëvizje muskulin.

Kur duhet të kërkoni kujdes mjekësor.

Nëse keni dëmtim serioz të muskulit (ose kur kurimi në shtëpi nuk jep efekt brenda 24 orëve), kontaktoni me doktorin tuaj. Nëse kur dëmtoheni dëgjoni një zhurmë të mbytur këputjeje, nuk mund të ecni apo keni një ënjtje serioze, dhimbje, temperaturë apo të çara, ju duhet të kontrolloheni në urgjencën e një spitali.

Ekzaminimet dhe testet

Doktori do ju kërkojë historikun tuaj mjekësor dhe do të kryejë një kontroll fizik. Gjatë kontrollit është e rëndësishme të përcaktohet nëse muskuli është shkëputur plotësisht apo pjesërisht. Në rastin e parë, mund të nevojitet një proces më i gjatë shërimi, operacion i mundshëm dhe rikuperim më i komplikuar. Rrezet-x apo testet laboratorike, në shumicën e rasteve nuk nevojiten, vetëm nëse ka një histori me traumat apo prova të një infeksioni.

Trajtimi i tërheqjes së muskujve

Enjtjet apo gjakderdhjet lokale ( të shkaktuara nga shkatërrimi i venave të vogla të gjaku-t), mund të mjekohen më së miri që në fillim duke vënë akull në pjesën e dëmtuar ose duke e mbajtur muskulin e sforcuar të tendosur. Nxehtësia mund të përdoret kur ënjtjet të jenë ulur.  Kujdesi i parakohshëm duke përdorur ngrohtësinë, mund të rrisë ënjtjet dhe dhimbjen. E rëndësishme:   I ftohti apo i nxehti nuk duhet të aplikohen asnjëherë direkt mbi lëkurë. Përdorni gjithmonë një një copë mbrojtëse midis lëkurës, të ftohtit dhe të nxehtit.

  • Merrni barna anti-inflamatore pa steroide, si aspirina apo ibuprofeni, për të zbutur dhimbjen dhe për të përmirësuar aftësinë e të lëvizurit. Mos i merrni këto barna nëse keni sëmundje të veshkave, gjakderdhje gastrointestinale të përsëritur apo kur merrni barna për hollimin e gjakut si koumadin, pa u këshilluar më parë me doktorin. Në këto raste është me e sigurt që të merrni acetamonofen, i cili ndihmon për të lehtësuar dhimbjen, por nuk e largon skuqjen.
  • Mbrojtja, pushimi, kompresimi dhe ndritja e pjesës së dëmtuar (e njohur ndryshe si formula PRICE), mund të ndihmojë muskulin e prekur. Ja se si: Në fillim largoni çdo teshë, përfshirë dhe bizhuteritë, nga zona e tërheqjes. Më pas mbroni muskulin e tërhequr nga dëmtime të mëtejshme.  Mbajeni muskulin në gjendje qetësie. Shmangni aktivitetet që e kanë shkaktuar tërheqjen dhe aktivitete të tjera të dhimbshme. Vini akull mbi zonën e dëmtuar (20 minuta për orë). Akulli është i rëndësishëm dhe shërben si ilaç shumë i mirë anti-inflamator. Qese të vogla akulli të vëna mbi muskul ju ndihmojnë për të ulur inflamacionin.
  • Kompresimi ju ndihmon. Lidheni butësisht muskulin me një fasho për ta mbajtur të palëvizshëm dhe për të ulur ënjtjet. Mos e shtrëngoni shumë fort.
  • Mbajeni zonën e dëmtuar në një lartësi të caktuar. P.sh. ngrini këmbët lart  kur keni një tërheqje të muskujve të këmbës.
  • Aktivitetet që rrisin dhimbjen e muskujve apo vënë në lëvizje muskulin e dëmtuar, nuk këshillohen deri sa dhimbja të jetë larguar pothuajse fare.

Trajtimi mjekësor

Trajtimi mjekësor është mjaft i ngjashëm me trajtimin në shtëpi. Gjithsesi, doktori mund të përcaktojë zonën e saktë të muskulit apo tendinës së dëmtuar, si dhe të thotë nëse duhet të përdorni paterica apo një brez për tu shëruar. Doktori mund të përcaktojë dhe  nëse do ju duhet të kufizoni aktivitenin tuaj, nëse duhet të merrni disa ditë leje nga puna dhe nëse duhet të bëni ushtrime rikuperuese dhe terapi fizike, për tu shëruar plotësisht.

Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

      • Shmangi dëmtimet duke i tendosur muskujt përditë;
      • Tendosini muskujt pas ushtrimeve;
      • Krijoni një rutinë nxehjeje para ushtrimeve sforcuese si p.sh. vraponi në vend për disa minuta;
      • Filloni një program stërvitjeje duke u këshilluar me doktorin tuaj.

Këndvështrim i përgjithshëm.

Në shumicën e rasteve, me një kujdes të posaçëm, pjesa më e madhe e njerëzve rikuperohen plotësisht nga një tërheqje muskulare. Rastet më të komplikuara duhet të zgjidhen nga doktorët.


Sazan 09/03/2023

Duke punuar kam ngritur peshe te rende dhe kan pesuar shkeputje te indeve ma nxori grafia po bej gjylpera 1ne4 dite pi ne drek nje koker Esodax 400 mg dhe krem viamal per lyerje u ben 11 dit dhe asnje ndryshim ju lutem cfare mund te bej tjeter ?

Ervin 06/03/2023

Duke luajture top mu terhoqen muskujt e kembes ne momentin qe u terhoq muskujt ndjeva nje xhurem si keputje nje nat me temperature37.5 temperature po bej 8 dit me dhimbje dhe pas 4ditesh mu nxi kemba dhe vazhdon akoma e nxire

Suzana 15/02/2023

Jam rrezuar dhe ne krahun e majte ndiej dhimbet kam ber grafi nuk e kam te thyer dhimbjen e kam nga supi e deri te bryli ju lutem si te veproi Sepse nuk kam dhe fuqi ne kete kra

Erald 05/11/2022

Kam terheqje muskuli nga krahu i djatht I mesit cfare duhet te bej

kristian 13/09/2022

kam ber treqje muskulare ne mes si mund te me ndihmoni

edi mucaraku 25/11/2021

Mplasi kari hahahhahahahaaaaaaaaaaaaa

EDUART MUCARAKU XHAMAGARI 25/11/2021

ME ESHTE DEMTUAR TENDINA E LIGAMENTIT TE IZMETES.ME THOT AHHHHHHH CA TE BEJ

edi mucaraku 25/11/2021

Mplasi kari hahahhahahahaaaaaaaaaaaaa

Saimir Ahmeti 18/10/2021

Kam shum dhimbje ne muskulin piriformis nga nje sforcim Si mund te trajtohet

Endri 30/09/2021

Kam terheqje tendine posht gjyrit

Andon senko 29/09/2021

kam terheqje muskulare ne kofshe dhe kam shum dhimbje

Klevi qyra 16/09/2021

Kam bere terheqje muskulare duke luajtur ne kalceto ,kam enjtje dhe dhimbje te papare cfar mund te bej ndonje sygjerim ju lutem

Skender Pepnika 15/11/2019

Kam terheqje te indeve muskulare, nga sforcimi i tepert Me dhemb jarzakonisht shume krahu i majt gjithashtu edhe gishti madh . Si mund ta trajtoj dhimbjen ne kushte shtepie ?

Komentoni