Regjistrohu/Kyçu

Mitet në lidhje me dhimbjen e shpinës

Dhimbja e shpinës mund të jetë një thikë e mprehtë apo një dhimbje mpirëse. Herët a vonë, tetë nga 10 prej nesh do të përjetojnë dhimbje shpine. Dhimbja e shpinës është e zakonshme dhe po kështu janë edhe mitet mbi të. Shih nëse i dallon mitet nga faktet.

Mit: Uluni gjithmonë drejt
Dakort, kërrusja ju bën keq për shpinën. Por të ulurit shumë drejtë për periudha të gjata gjithashtu mund të jetë një sforcim për shpinën. Nëse qëndroni shumë kohë ulur, provoni këtë veprim disa herë në ditë: Uluni në një karrige me këmbët në dysheme dhe një kurbë të vogël në pjesën e prapme. Akoma më mirë: Provoni të qëndroni në këmbë për një pjesë të ditës, ndërsa jeni në telefon ose gjatë shqyrtimit të materialeve të punës.

Mit: Mos ngrini objekte të rënda
Kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me sa peshë ngrini, por me mënyrën si e ngrini këtë peshë. Sigurisht, ju nuk duhet të ngrini diçka që është shumë e rëndë për ju. Kur ngrini pesha, përkuluni me këmbë drejt objektit me shpinën drejt dhe kokën lart. Ngrihuni duke përdorur këmbët për të ngritur peshën. Mos u përdridhni apo përkulni kur ngrini peshë pasi mund të dëmtoni shpinën.

Mit: Qëndrimi në shtrat është kura më e mirë
Po, pushimi mund të ndihmojë kur një dëmtim apo tërheqje akute shkakton dhimbje shpine. Fakti që ju duhet të qëndroni në shtrat, është një mit. Një apo dy ditë qëndrimi në shtrat mund të përkeqësojë dhimbjen e shpinës.

Mit: Dhimbja shkaktohet nga dëmtimet
Degjenerimi i diskut, lëndimet, sëmundjet, infeksionet dhe madje edhe gjendjet e trashëguara mjekësore mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Fakt: Më shumë kile, më shumë dhimbje
Të qëndruarit në formë ndihmon në parandalimin e dhimbjes së shpinës. Dhimbja e shpinës është më e hasur tek njerëzit që nuk janë në formë, veçanërisht “luftëtarëve” të fundjavës të cilët angazhohen në veprimtari të fuqishme pasi kanë ndenjur ulur gjatë gjithë javës. Për më tepër, siç mund ta dini, obeziteti e sforcon shpinën.

Mit: Të jesh i dobët do të thotë të mos kesh dhimbje
Çdokush mund të vuaj nga dhimbja e shpinës. Në fakt, njerëzit që janë shumë të hollë, si ata që vuajnë nga
anoreksi, një çrregullim i të ngrënit, mund të vuajnë nga hollimi i kockave, që shkakton thyerje dhe grimcim të vertebrave.

Mit: Stërvitja të bën keq për dhimbjen e shpinës
Ky është një mit mjaft i përhapur. Lëvizja e rregullt parandalon dhimbjen e shpinës. Për njerëzit që vuajnë nga një dëmtim
akut që sjell dhimbje shpine, mjekët mund të rekomandojë një program për stërvitjeje që fillon me ushtrime të lehta dhe gradualisht rritet në intensitet. Kur dhimbja akute largohet, një regjim stërvitjeje mund të ndihmojë për të parandaluar rikthimin e dhimbjes së shpinës në të ardhmen.

Fakt: Kiropraktika mund të ndihmojë
Kolegji Amerikan i mjekëve dhe udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Dhimbjes, për trajtimin e dhimbjeve të pjesës së fundit të shpinës, rekomandojnë që pacientët dhe mjekët të venë në vëmëndje mundësi të tjera që kanë shfaqur përfitime konkrete, si psh. manipulimi shpinor (përdredhje të shpinës) ose terapitë me masazhe.

Fakt: Akupunktura mund të lehtësojë dhimbjet
Sipas udhëzimeve të Kolegjit Amerikan të Mjekëve dhe Shoqatës Amerikane të Dhimbjeve pacientët dhe mjekët e tyre, duhet ta konsiderojnë akupunkturën si një trajtim për pacientët me dhimbje shpine që nuk gjejnë lehtësim nga kujdesi standart vetjak. Joga, relaksimi progresiv dhe terapitë e njohëse dhe të sjelljes, gjithashtu këshillohen për t’u shqyrtuar si mundësi.

Mit: Dyshekët më të fortë janë më të mirë
Një studim spanjoll i njerëzve me dhimbje afatgjata jo specifike të shpinës, tregoi se ata që flinin në një dyshek të fortësisë mesatare, i vlerësuar me 5.6 pikë në një shkallë me 10 pikë nga më i forti tek më i buti, kishin më pak dhimbje shpine dhe paaftësi se sa ata që flinin në një dyshek të fortë (2.3 pikë). Megjithatë, në varësi të zakoneve të gjumit dhe shkallës së dhimbjes së tyre të shpinës, njerëz të ndryshëm mund të kenë nevojë për dyshekë të ndryshëm.


Komentoni