Problemet e dëgjimit
Ekzistojnë lloje të ndryshme të problemeve të dëgjimit. P.sh. dhimbja e veshit mund të jetë e shkaktuar nga infeksione të nofullës, bajameve osesinus-eve. Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit që mund të ndikojnë më pas tek të mësuarit dhe tek mënyra e jetesës. Gjithashtu, edhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta mund të dëmtojë dëgjimin. Ashtu sikundër infeksionet, edhe dermatiti në vesh mund të ndodhë si rezultat i reaksioneve ndaj ilaçeve, vënies së bizhuterive ose përdorimit të kozmetikës.
Problemet e zakonshme të dëgjimit
- Otitis media (Infeksion i veshit të mesëm) – Otitis media është një infmamancion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteri apo virusi. Otitis media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.
- Ngjitësit e veshit - Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otitis media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.
- Dylli i veshit - Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme që të hiqet me pastruesit e veshit ose nëpërmjet shiringave të veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të sjellë dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.
Parandalimi i problemeve të dëgjimit
Vetëmenaxhimi i problemeve të veshit, veçanërisht i dhimbjeve të veshit dhe shkarkimeve nuk është e rekomandueshme. Megjithatë, këshillat e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e problemeve të veshit:
- Mos përdorni pastrues për veshin, pasi ndonjëherë ato mund të shkojnë me thellë seç duhet.
- Nëse shkoni për të notuar, duhet të përdorni tapat e veshëve.
- Nëse punoni në ambjente të zhurmshme, vendosni mbrojtësit e veshëve.
- Kur teshtini, mos e mbyllni hundën.
Është e rëndësishme për të kontrolluar çfarëdo rasti të mundshëm që lidhet me humbjen e dëgjimit. Dëmtimi i dëgjimit tek fëmijët shpesh dyshohet, sidomos në rastet kur fëmija është i pavëmendshëm në shkollë, nuk i përgjigjet instruksioneve ose do të shohë televizor me zë të lartë. Është e rëndësishme që mjeku të ekzaminojë veshët.
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?
Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse keni:
- Dhimbje veshi;
- Rrjedhje gjaku nga veshi;
- Dhimbje veshi dhe ndiheni në përgjithësi jo mirë;
- Keni patur më parë dhimbje qafe ose traumë në kokë;
- Keni një objekt të huaj në vesh ose që ju dyshoni se mund ta keni; dhe
- Keni përdorur një ilaç për veshin dhe nuk ka sjellë asnjë përmirësim.
Komentoni