Simptomat më të zakonshme janë gjakrrjedhja e pazakontë dhe shkarkimi nga vagina. Ndonjëherë ky shkarkim mund të jetë me aromë.
Simptomat e tjera përfshijnë parehatinë ose dhimbje në bark, vështirësi ose dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje gjatë seksit.
Gjakrrjedhjet ose shkarkimet e pazakonta mund të ndodhin para dhe pas menopauzë-s. Kjo shpesh nuk është si rezultat i kancerit të mitrës. Megjithatë të gjitha gratë me gjakrrjedhje ose shkarkim të pazakontë duhet të shkojnë për kontrolle tek mjeku i tyre.
Mjeku juaj do t’ju vizitojë dhe referojë për teste të mëtejshme për ta parë nëse keni kancer. Kjo mund të jetë shqetësuese dhe e lodhshme, veçanërisht nëse ju keni nevojë për të bërë teste të shumta.
Nëse testet tregojnë që ju keni ose mund të keni kancer, mjeku juaj do t’ju rekomandojë tek një specialit që do ju këshillojë rreth trajtimit të mundshëm.
Ju mund të prisni që të kujdeseni nga një grup profesionistësh. Idealisht, të gjitha testet dhe trajtimet tuaja duhet të jenë të pranishme në spital. Kjo nuk mund të jetë e mundur në disa zona jometropolitane.
Specialistët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit që kujdesen për njerëzit me kancerin e mitrës janë:
Mjeku do të kontrollojë barkun tuaj për të parë për ënjtje.
Mjeku mundet gjithashtu të shohë edhe në vaginë dhe në qafën e mitrës.
Në këtë test, ultratingujt janë përdorur për të krijuar një pamje të organeve të brendshme.
Një aparat i vogël vendoset në vaginë, ajo lëshon valë duke përfituar një eko. Kompjuteri bën një foto të ekos kur ultratingujt prekin një organ ose tumor.
Nëpërmjet përdorimit të ultratingullit, mjeku mund të shohë masën e mitrës dhe vezoreve, si dhe trashësinë e endometriumit. Nëse ekziston ndonjë gjë e pazakontë, mjeku do t’ju sugjerojë biopsinë.
Ju do të kryeni biopsinë nëse doktori mendon se ju keni kancer. Biopsia nënkupton heqjen e disa indeve në mënyrë që ato të shihen nën mikroskop. Mjeku do të shohë brenda mitrës tuaj nëpërmjet një aparati që quhet teleskop.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të marrjes të mostrave të indeve nga pjesa e brendshme e mitrës.
Këto procedura nuk zgjasin shumë; ato zakonisht mbarojnë në pak orë në spital. Ka mundësi që ju të bëni një anestezi të thjeshtë. Ekzistojnë disa rreziqe të vogla të përfshira në bërjen e anestezisë. Flisni me mjekun tuaj për më shumë informacion. Ju mund të ndiheni në ankth ndërkohë që prisni për rezultatet.
Ju mund të kryeni rrezet X. Ndonjëherë rrezet X bëhen për të testuar sesa mirë veshkat dhe fshikëzat janë duke funksionuar.
Këto skanime japin një pamje të qartë të organeve dhe strukturave të tjera (duke përfshirë tumoret) në trup. Ato zakonisht bëhen në spital ose në klinikën e rrezeve.
Skanimi i tomografisë së kompjuterizuar: juve do t’ju kërkohet për të mos pirë ose ngrënë asgjë përpara skanimit përveç se një boje të lëngshme. Boja i bën organet që të duken të bardha gjatë skanimit, kështu që çdo gjë e pazakontë do të shfaqet më qartë. Juve do t’ju kërkohet që të shtriheni në një skaner që është i madh dhe që lëviz rreth jush.
Imaxhi e rezonancë magnetike (MRI): ju do të shtriheni në një tavolinë brenda një tubi të madh metalik që është i hapur në të dy fundet e saj. Tubi i bën disa njerëz që të ndihen klaustrofobikë (frikë e të qëndruarit në një hapësirë të vogël). Nëse ju mendoni se do të ndiheni në këtë mënyrë, ju duhet ti tregoni qendrës së trajtimit që në fillim: ju keni mundësinë për të marrë dikë në dhomë për t’ju suportuar.
Tomografia me emision të pozitroneve (PET): juve do t’ju kërkohet për të mos pirë ose ngrënë asgjë përpara skanimit. Një sasi e vogël radioaktive do të injektohet në vena në krahun tuaj një orë përpara skanimit. Më pas do t’ju kërkohet që të shtriheni në një dhomë të errët. Për skanimin ju do të shtriheni në një tavolinë me një formë unaze të madhe. Nëse ju mendoni se jeni klaustrofobik, ju duhet ti tregoni qendrës së trajtimit që në fillim: ju keni mundësinë për të marrë dikë në dhomë për t’ju suportuar.
Këto skanime marrin më pak se një orë, gjithashtu juve mund t’ju duhet edhe të prisni për skanimin. Pjesa më e madhe e njerëzve janë të aftë për të shkuar në shtëpi menjëherë pas përfundimit të saj.
Ju gjithashtu mund të bëni teste të gjaku-t për të kuptuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për t’ju ndihmuar në lidhje me marrjen e vendimeve rreth trajtimit.
Testet tregojnë nëse ju keni kancer. Ato gjithashtu tregojnë nëse kanceri është shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Kjo ndihmon mjekun tuaj ta ndajë sëmundjen në faza në mënyrë që ato të nxjerrin në pah trajtimin më të mirë për ju.
Faza 1: kanceri është i mbyllur brenda në mitër.
Faza 2: kanceri është përhapur në qafën e mitrës.
Faza 3: kanceri është përhapur përtej mitrës në vezore, tubat fallopianë, vaginë dhe pranë nyjeve limfatike.
Faza 4: kanceri është përhapur më tej, në pjesën e brendshme të fshikëzës ose në rektum, nëpërmjet barkut ose pjesëve të tjera të trupit.
Komentoni