Regjistrohu/Kyçu

Kanceri i mitrës: Trajtimet

Trajtimet shumëvjeçare të pacientëve me kancer dhe trajtimet testuese në klinika i ka ndihmuar doktorët për të marrë më shumë njohuri rreth llojit dhe fazës së kancerit. Mjeku do t’ju këshillojë mbi trajtimet më të mira të kancerit. Kjo do të varet nga rezultatet e testi-t, ku ndodhet kanceri dhe nëse ai është shpërndarë, moshën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm dhe se çfarë ju doni.

Kanceri i mitrës shpesh është diagnostikuar herët, përpara se ai të përhapet. Kjo do të thotë se shumë gra nuk do të kenë nevojë për trajtime të ndryshme nga kirurgjia. Efektet më të mëdha anësore të kirurgjisë është që gruaja mund të mos bëjë më fëmijë. Kirurgjia gjithashtu shkakton menopauzë-n.

Nëse kanceri është shpërndarë përtej mitrës, atëherë radioterapia, trajtimi hormonal ose kemioterapia mund të përdoren në vend të kirurgjisë.

Trajtimi për kancerin e mitrës ka një normë shumë të lartë shërimi.

Kërkimet në lidhje me shkaqet e kancerit të mitrës janë duke u zhvilluar në shumë pjesë të botës. Ky kërkim zakonisht përfshin testimin për të parë se cilat gjene janë të përfshira. Nëse ju jeni të interesuar, pyesni doktorin për më shumë informacion rreth trajtimeve në vende të ndyshme të botës.

Kirurgjia

Kanceri i mitrës është trajtuar zakonisht duke hequr mitrën. Ky operacion është quajtur histerektomi. Operacioni gjithashtu lejon doktorët për të gjetur se cilin lloj kanceri të mitrës ju keni dhe për të parë nëse ai është shpërndarë.

Prerja bëhet përgjatë zonës pubike. Pasi barku është hapur, kirurgu lan zonën me një lëng, më pas ajo dërgohet tek patologu i cili kontrollon lëngun për qelizat e kancerit.

Kirurgu kontrollon të gjitha organet në bark, duke parë për shenja të përhapjes së kancerit (metastazës). Ky operacion është quajtur laparotomi. Kirurgu më pas heq mitrën (histerektomia). Tubat tuaj fallopianë dhe vezoret do të hiqen. Kjo kirurgji përdor zakonisht një kamera për të parë brenda barkut.

Patologu do të shikojë në mitër për të kuptuar llojin e kancerit dhe nëse kanceri është përhapur në muret e muskujve të mitrës. Një ngrirje seksioni bëhet gjatë operacionit. Nëse kanceri është vetëm në sipërfaqe, ose është në një fazë shumë të hershme, ju nuk mund të bëni më trajtime të tjera.

Nëse kanceri është shpërndarë në muret e muskujve të mitrës, kjo rrit rrezikun e përhapjes në nyjet limfatike të barkut. Heqja e nyjeve limfatike është quajtur limfadenektomi. Nëse ju keni kancer në nyjet limfatike ju mund të përfitoni nga terapitë shtesë.

Nëse kanceri është përhapur në qafën e mitrës, një pjesë e vogël e sipërme e vaginës dhe ligamenteve mbështetëse të qafës së mitrës gjithashtu mund të hiqen. Nëse kjo është e nevojshme, operacioni do të jetë më i gjatë.

Pas operacionit

Kur ju ngriheni pas operacionit, ju do të keni në vend shumë tuba. Një tub intravenoz do t’ju japë juve lëngje ashtu sikundër edhe ilaçe. Ekzistojnë edhe dy tuba në barkun tuaj që do të bëjnë tharjen e lëngjeve nga vendi i operacionit. Në fshikëzën tuaj do të jetë një katetër. Ndërkohë që ju shëroheni nga operacionit, këto tuba hiqen, zakonisht brenda tre–pesë ditëve.

Ashtu sikundër në pjesën më të madhe të operacioneve ju do të ndjeni parehati dhe dhimbje. Ju do të merrni lirues të dhimbjeve. Ky lirues i dhimbjeve epidurale është i ngjashëm me atë që ju është dhënë grave gjatë lindjes. Është mirë që të vini në dijeni infermieren tuaj kur ju të filloni që të ndiheni të parehatshme, pa pritur që dhimbja të forcohet. Disa paciente ndihen rehat duke përdorur analgjezinë e kontrollit të pacientëve (PCA).

Disa ditë pas operacionit, mjeku juaj do të ketë të gjitha rezultatet e testi-t dhe do të diskutojë çdo trajtim të mundshëm për ju. Trajtimet e mëtejshme do të varen nga lloji i kancerit, faza e sëmundjes dhe nëse ka mbetur ndonjë qelizë kanceroze.

Efektet anësore të kirurgjisë

Kjo është një kirurgji madhore, kështu që ju mund të jeni në spital për më shumë se shtatë ditë. Koha juaj e shërimit do të varet nga faktorë të ndryshëm. Mos prisni që të ktheheni menjëherë në aktivitetin tuaj normal. Për disa gra mund të marrë gjashtë javë ose më shumë. Gjatë kësaj kohe, shmangni punët e rënda. Disa femrave ju duhet zakonisht gjashtë deri në 12 muaj që të rikuperohen plotësisht.

Pas kirurgjisë, disa gra zhvillojnë një dëmtim të brendshëm të indeve që quhet adeizion. Zakonisht kjo mund të jetë e dhimbshme dhe mund të prekë funksionin e fshikëzës. Adezioni i fshikëzës duhet të trajtohet me kirurgji.

Nëse ju nuk keni qenë nëpër menopauzë, heqja e vezoreve tuaja do të shkaktojë menopauzën. Kjo mund të shkaktojë simptoma të forta siç janë edhe afshet. Kjo mund të jetë më e fortë sesa një menopauzë normale, ku reduktimi i hormoneve ndodh më ngadalë.

Ju mund të doni të flisni me gjinekologun tuaj në lidhje me terapinë e zëvendësimit të hormoneve  (TZH), se cili është më i përshtatshmi për ju.  Sepse kanceri i mitrës mund të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, TZH mund të mos jetë e përshtatshme për disa gra.

Nëse operacioni ka shkaktuar një menopauzë të hershme ju nuk do të jeni në gjendje të mbeteni shtatzënë ose të keni fëmijë.

Ndryshimet fizike dhe emocionale mund të ndikojnë në mënyrën sesi ju ndiheni për seksin dhe sesi ju përgjigjeni seksualisht.

Radioterapia

Radioterapia trajton kancerin duke përdorur rrezet për të shkatërruar qelizat kanceroze. Rrezet kanë si qëllim zonat kanceroze në trup. Trajtimi është planifikuar me kujdes për të shkaktuar sa më pak dëme që të jetë e mundur për indet normale të trupit.

Radioterapia këshillohet nëse ju nuk jeni plotësisht mirë për një operacion madhor. Radioterapia gjithashtu mund të këshillohet si një terapi shtesë. Terapitë shtesë janë quajtur shpesh terapi ndihmëse.

Radioterapia mund të jepet së brendshmi dhe së jashtmi. Që kur radioterapitë e brendshme dhe të jashtme kanë qëllime të ndryshme me diferenca të vogla, është e mundur që ju të keni të dyja format e radioterapisë.

Gratë që bëjnë radioterapinë në pelvis mund të këshillohen për të përdorur cilindrin vaginal për të parandaluar adezionin në vaginë.

Brakiterapia (radioterapia e brendshme)

Terapia e brendshme është gjithashtu e njohur si brakiterapi. Është një lloj radioterapie ku burimi i rrezeve është vendosur pranë kancerit. Nëse ju keni nevojë që të keni radioterapinë për kancerin e mitrës, ju duhet ta bëni këtë lloj trajtimi. Nëse ekziston ndonjë rrezik i zhvillimit të kancerit, këshillohet kirurgjia dhe radioterapia.

Ekzistojnë lloje të ndryshme implantesh që janë përdorur për radioterapinë e brendshme. Gjinekologu dhe onkologu i rrezeve do t’ju këshillojë formën më të mirë të trajtimit, bazuar kjo në kancerin tuaj dhe në historinë mjekësore. Implanti vendoset në vaginë ose në indet përreth vaginës duke përdorur një aplikues special.

Kohët e fundit janë bërë ndryshime në mjetet dhe në opsionet e trajtimeve të disponueshme, kështu që juve do t’ju duhet që të flisni me specialistin tuaj rreth opsioneve që janë më të mira dhe të pranishme për ju.

Ju do të bëni radioterapinë e brendshme me dy ose pesë trajtime të shkurtra. Ju mund të trajtoheni si një pacient i jashtëm ose ju mund të keni nevojë për të qëndruar në spital si një pacient i brendshëm.

Juve do t’ju duhet për të bërë katër deri në tetë vizita në qendrën e trajtimit si një pacient i jashtëm. Nëse ju jeni pacient i brendshëm, dy trajtimet do të bëhen në një ditë. Koha aktuale e trajtimit për çdo normë doze të lartë të trajtimit me anë të rrezeve do të jetë pesë deri në 10 minuta.

Zgjedhja juaj e trajtimit mund të varet nga sa e lehtë apo e vështirë është për ju për të bërë disa vizita të trajtimit. Kjo mund të jetë një çështje e veçantë për gratë që jetojnë në vend.

Radioterapia e jashtme

Në radioterapinë e jashtme, rrezet X nga një makinë e madhe janë drejtuar në pjesën e trupit që ka nevojë për trajtim. Për kancerin e mitrës pjesa e ulët e barkut është trajtuar, por nëse kanceri është shpërndarë kjo mund të përhapet duke përfshirë zona të tjera.

Ju zakonisht bëni radioterapinë e jashtme si një pacient i jashtëm, pesë herë në javë për katër deri në gjashtë javë. Trajtimi aktual merr disa minuta çdo herë që kryhet. Megjithatë, pritja dhe përgatitja zgjat më shumë.

Kjo lloj radioterapie përfshin matjen e kujdesshme dhe planifikimin në mënyrë që trajtimi i rrezeve X të jetë dërguar në zonën e nevojshme. Radioterapia nuk shkakton dhimbje ose parehati.

Efektet anësore të radioterapisë

Radioterapia mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore që janë të përkohshme dhe mund të kontrollohen. Këto mund të përfshijnë lodhjen, humbjen e oreksit, diarrenë, dhimbjen gjatë urinimit dhe urinimin e shpeshtë. Mund të ekzistojnë gjithashtu edhe probleme të lëkurës, dhe lëkura juaj mund të duket sikur është djegur nga dielli. Ndonjëherë ky efekt ndodh pasi radioterapia të ketë përfunduar. Kremra speical mund të përdoren për të liruar këtë ndjenjë djegieje.

Në vendin e radioterapisë mund të ketë disa rënie të flokëve ose hollim të flokëve tuaj. Ato do të rriten përsëri pasi trajtimi të ketë përfunduar, por kjo mund të kërkojë disa muaj.

Ndonjëherë efektet anësore nuk ndodhin për një kohë pas përfundimit të trajtimit. Këto efekte anësore të mëvonshme mund të jenë afatgjata dhe për disa gra mund të jenë të përkohshme. Këto efekte mund të përfshijnë inflamacionin e rektumit dhe përhapjen në zorrë dhe fshikëz. Inflamacioni i fshikëzës është quajtur cistiti rrezor. Flisni me mjekun ose infermieren tuaj rreth menaxhimit të këtyre efekteve anësore.

Trajtimi hormonal

Disa kancera të mitrës varen nga rritja e hormoneve. Vezoret e femrës hiqen nga kirurgjia për dy arsye:

  • Sepse kanceri mund të jetë shpërndarë në vezoret;
  • Sepse ato prodhojnë estrogjen, që mund të ndihmojë në rritjen e kancerit.

Indet e hequra gjatë operacionit do të testohen për të parë nëse kanceri juaj mund të trajtohet nëpërmjet hormoneve. Provera është një formë e hormoneve femërore, progesteronit. Tamoxifen është një ilaç antiestrogjen dhe që përdoret zakonisht.

Trajtimi hormonal mund të funksionojë mirë për kancerin e avancuar të mitrës. Ai gjithashtu mund të përdoret për të trajtuar fazën e hershme të kancerit të mitrës nëse problemet e tjera mjekësore parandalojnë kirurgjinë ose radioterapinë.

Trajtimi hormonal është marrë në mënyrë orale.

Efektet anësore të trajtimit hormonal

Efektet anësore përfshijnë ndjeshmërinë e gjirit, përzierjet dhe mbajtjen e lëngjeve. Në doza të larta, ato mund të rrisin urinë tuaj dhe t’ju shkaktojnë rritje në peshë. Tamoxifen mund t’ju shkaktojë afshe, dhimbje koke dhe mbajtje lëngjesh.

Ju mund të keni disa ose asnjë prej këtyre efekteve anësore. Diskutoni çdo problem ose shqetësim me mjekët tuaj.

Kemioterapia

Kemioterapia është trajtimi i kancerit duke përdorur ilaçet antikanceroze. Ajo ka si qëllim shkatërrimin e qelizave kanceroze ndërkohë që shkakton dëmtimin e fundit të mundshëm të tyre. Ilaçet vrasin qelizat kanceroze duke i ndaluar ato që të shumëfishohen.

Kemioterapia mund të jepet me terapinë e rrezeve dhe zakonisht i jepet grave që kanë një rrezik të lartë të rikthimit të kancerit, dhe njëkohësisht për të mundësuar parandalimin e  ripërsëritjes.

Ajo gjithashtu mund tu rekomandohet grave, kanceri i të cilave është mjaft i avancuar kur ata janë diagnostikuar dhe që janë duke u përpjekur për të tkurrur kancerin ose për të lehtësuar simptomat e shkaktuara nga kanceri. Nëse kanceri rikthehet pas operacionit ose radioterapisë, kemioterapia mund të përdoret për të kontrolluar rritjen e kancerit dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave. Ajo është përdorur edhe në qoftë se kanceri nuk përgjigjet për trajtimin e hormoneve. Onkologu juaj do t’ju shpjegojë se pse kemioterapia mund të jetë e dobishme.

Kemioterapia zakonisht është dhënë nëpërmjet një gjilpëre që vendoset në vena nga infermiere të specializuara dhe nën udhëzimin e një onkologu. Ju mund të keni nevojë për të qëndruar në spital gjatë natës ose ju mund të trajtoheni si një pacient ditor. Kjo varet nga ilaçet që ju merrni dhe sesi po ndiheni.

Ju mund të keni një sërë trajtimesh të kemioterapisë, zakonisht gjashtë, çdo tre–katër javë për shumë muaj. Ju do të monitoroheni gjatë kësaj kohe. Ju mund të bëni teste për të kontrolluar që kemioterapia është duke funksionuar. Kohëzgjatja e trajtimit do të varet nga sëmundja aktuale dhe se çfarë trajtimi tjetër jeni duke përdorur. Përpara çdo trajtimi, ju do të keni disa teste gjaku për tu siguruar që qelizat tuaja normale të trupit kanë patur kohë për t’u shëruar.

Efektet anësore të kemioterapisë

Efektet anësore të kemioterapisë variojnë në bazë të përdorimit të ilaçeve. Mjeku juaj do të flasë me ju rreth këtyre efekteve anësore dhe sesi ti menaxhoni ato.

Efektet anësore përfshijnë të qenit të sëmurë, të vjellat, lodhjen dhe humbjen e flokëve ose të peshës trupore. Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të përkohshme dhe zakonisht mund të merren hapa në parandalimin ose zvogëlimin e tyre.

Kur kanceri nuk mund të trajtohet

Nëse kanceri juaj është shpërndarë dhe nuk ka mundësi që të kurohet me kirurgji, mjeku juaj është akoma në gjendje për t’ju rekomanduar një trajtim. Në këtë rast, trajtimi mund të ndihmojë në lirimin e simptomave, mund t’ju lejojë juve që të ndiheni më mirë dhe të jetoni më gjatë.

Nëse ju zgjidhni për të patur një trajtim antikanceroz, simptomat akoma mund të kontrollohen. P.sh. nëse ju keni dhimbje, ekzistojnë trajtime efektive për këtë. Të gjithë mjekët, specialistët dhe kujdesi paliativ në spital luajnë një rol të rëndësishëm në të ndihmuarit e njerëzve me kancer.

Prognoza

Pjesa më e madhe e grave me kancerin e mitrës të diagnostikuar herët do të kurohen. Për gratë me sëmundje më të avancuar, kurimi është akoma një mundësi. Për gratë e tjera, trajtimi mund të mbajë sëmundjen nën kontroll për një kohë të gjatë.

Ju do të keni nevojë për një mjek për prognozën tuaj. Historia juaj mjekësore është unike, kështu që ju do të keni nevojë për të diskutuar me dikë që ka njohuri mbi historinë tuaj mjekësore, se çfarë ju mund të prisni dhe opsionet e trajtimeve më të përshtatshme për ju.


Komentoni