Shërimi dhe kujdesi janë të ndryshëm për çdo njeri dhe varen nga trajtimi që ju keni. Duhet kohë për tu shëruar nga lloje të ndryshme trajtimesh: ekzistojnë ndryshime fizike dhe emocionale me të cilat duhet të përballeni. Ju mund të keni nevojë që të flisni me punëdhënësin tuaj në lidhje me mënyrën sesi trajtimi juaj mund të ndikojë në punë dhe me familjen tuaj në lidhje me suportin që ju keni nevojë.
Ju do të keni nevojë për kontrolle të rregullta të shëndetit që përfshijnë testet dhe ekzaminimet pasi trajtimi të ketë mbaruar. Ashtu sikundër kontrolli për tu siguruar që kanceri nuk do të rikthehet, vizitat e vazhdueshme do të jenë të nevojshme për shkak të ndryshimeve fizike të ndryshme që mund të ndodhin si rezultat i kancerit dhe trajtimit të tij. Kontrollet do të vazhdojnë që të jenë të domosdoshme nëse ju nuk keni patur për disa vite asnjë shenjë kanceri. Për familjen dhe miqtë kanceri mund të jetë diçka që i përket të shkuarës, por kontrollet mund ta risjellin përsëri këtë çështje për ju dhe ju mund të ndiheni pak në ankth në kohën e kontrolleve. Të gjeturit e mënyrave për të suportuar veten dhe për tu kujdesur për veten kur janë periudhat e kontrolleve është pjesë e të jetuarit me kancer.
Duhet pak kohë për tu shëruar nga trajtimi. Ju do të zbuloni se do t’ju duhet të përballeni me shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Është e rëndësishme që ju dhe njerëzit përreth jush (kjo mund të përfshijë partnerin dhe pjesëtarët e familjes) të jeni të përgatitur.
Shumë gra zbulojnë se lodhja është një ndër problemet kryesore. Ky është një problem kryesor nëse ju do të keni nevojë për të patur radioterapinë dhe trajtime të tjera. Të shkuarit nëpër spitale dhe klinika për trajtime dhe në takime është shumë e lodhshme. Nëse ju filloni të punoni gjatë trajtimit ose nëse ju keni një shtëpi dhe familje ndaj të cilëve duhet të kujdeseni, ju do të jeni shumë shpesh të lodhur.
Lodhja juaj do të vazhdojë për një kohë edhe pasi trajtimi të ketë përfunduar. Shumë gra zbulojnë se ju duhet mbi një ose dy vjet në mënyrë që ato të fillojnë të ndihen më mirë. Të komunikuarit me familjarët dhe miqtë do t’ju ndihmojë për mënyrën sesi ju do të ndiheni dhe për të diskutuar për çështjet që ato mund t’ju ndihmojnë. Juve do t’ju duhet që të planifikoni ditën tuaj në mënyë që të pushoni mjaftueshëm.
Gratë që kalojnë në fazën e menopauzë-s si rezultat i trajtimit të kancerit duhet të përballen me rregullimin e simptomave të trupit dhe të ndryshimeve të shkaktuara nga mosprodhimi mjaftueshëm i sasive të hormoneve femërore. Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të menopauzë-s. Përdorimi i TZH-ve për më shumë se pesë vite rrit rrezikun e disa sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe kancerin. Ju do të keni nevojë që të flisni me gjinekologun tuaj se cilat janë përfitimet dhe rreziqet tuaja ndaj përdorimit të TZH-ve. Nëse ju ishit duke përdorur TZH-në në momentin kur u diagnostikuat me kancer, ju duhet të barazpeshoni rreziqet e vazhdimësisë së saj.
Kontrolli i fshikëzës mund të ndryshojë pas trajtimit të kancerit ose kirurgjisë. Shumë gra zbulojnë se kanë nevojë për të shkuar më shpesh në tualet. Disa të tjera zbulojnë se duhet të shkojnë atje me shpejtësi dhe shpesh nuk arrijnë në kohë. Të tjera zbulojnë se urinojnë kur ato kolliten ose teshtijnë. Ndërkohë që këto probleme mund të përmirësohen, një humbje e vogël e kontrollit të fshikëzës mund të jetë stresuese.
Nëse kontrolli i fshikëzës është një problem, ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë. Mjeku juaj specialist do të jetë në gjendje t’ju sugjerojë mënyrat për kontrollin e fshikëzës. Kjo do të përfshijë edhe ushtrimet për forcimin e muskujve të pelvikut. Kërkoni që të kontaktoni një fizioterapist që mund t’ju mësojë në lidhje me këto ushtrime.
Pas kirurgjisë ose trajtimit të kancerit, disa gra kanë probleme me zorrët e tyre. Disa gra zbulojnë se ato fillojnë të vuajnë nga kapsllëku ose nga diarreja. Flisni me mjekun tuaj, infermieren ose dietologun rreth simptomave tuaja. Mund të jenë disa trajtime të thjeshta që ato mund t’ju këshillojnë. Disa gra mund të kenë nevojë që të ndryshojnë dietën e tyre ose të marrin ilaçe.
Limfoedema është një ënjtje e pjesëve të trupit, zakonisht e këmbëve dhe krahëve. Ajo mund të ndodhë pas trajtimit për kancerin e mitrës nëse ju keni hequr nyjet limfatike në pjesën e barkut. Heqja e nyjeve mund të parandalojë tharjen normale të lëngjeve të nyjeve në këmbë. Si rezultat, lëngjet mund të thahen në një apo të dy këmbët dhe të shkaktojnë ënjtjen.
Nuk është e mundur që të parashikohet nëse ju do të keni probleme me limfoedema. Nëse keni probleme ju do të kërkoni ndihmë të menjëhershme pasi simptomat menaxhohen më mirë nëse trajtohen që në fillim. Kërkoni këshilla nga specialisti apo infermierja juaj.Disa spitale kanë fizioterapist specialist që mund t’ju këshillojë sesi të reduktoni rrezikun e zhvillimit të limfoedemës. Ato gjithashtu ndihmojnë në menaxhimin, nëse ajo ndodh në të ardhmen.
Kur ju thuhet në fillim se ju keni kancer, ju mund të ndjeni një sërë emocionesh, siç është frika, zemërimi, depresioni, inati dhe acarimi. Ndjenjat mund të vazhdojnë gjatë dhe pas trajtimit. Do të ishte mirë që të flisnit rreth ndjenjave tuaja me partnerin, familjen ose miqtë, ose më këshilluesin, punonjësin social apo psikologun.
Ndonjëherë miqtë dhe familjarët nuk do të dinë se çfarë t’ju thonë. Ato gjithashtu mund të kenë vështirësi me ndjenjat e tyre. Disa njerëz mund të ndihen aq parehat sa mund t’ju shmangnin juve. Kjo mund t’ju bëjë që të ndiheni vetëm. Ju mund të preferoni që të jenë miqtë dhe familjarët që të flasin me të tjerët për ju.
Një sëmundje serioze mund të shkaktojë probleme praktike dhe financiare. Ju nuk mund që ti përballoni këto vetëm. Punonjësi social përveç ofrimit të suportit emocional është në gjendje që të vlerësojë se çfarë ndihme sociale mund ti nevojitet familjarëve tuaj. Ato munden gjithashtu që të organizojnë ndihmën nga një sërë burimesh. Shumë shërbime janë të pranishme, duke përfshirë:
Një dietë e shëndetshme ju ndihmon juve që të qëndroni sa më në formë që të jetë e mundur dhe të përballeni me kancerin dhe çfarëdo efekti anësor të trajtimit sa më mirë që të jetë e mundur. Në varësi të trajtimit që ju keni marrë ju mund të keni nevoja dietike. Dietologu mund t’ju ndihmojë juve për planin më të mirë ushqimor për situatën tuaj.
Ju mund të gjeni të domosdoshme që të qëndroni aktiv dhe të ushtroheni rregullisht. Sasia dhe lloji i ushtrimeve që ju bëni do të varet nga mënyra sesi ndiheni dhe sesi jeni mësuar. Flisni me mjekun tuaj se çfarë është më e mirë për ju.
Disa njerëz gjejnë se shplodhja ose meditimi ju ndihmon që të ndiheni më mirë. Punonjësit social në spital, infermierja ose mjeku do të dijë nëse spitali ndjek ndonjë program ose mund të jetë në gjendje për t’ju këshilluar juve për programin në zonën tuaj. Edhe qendra juaj lokale shëndetësore mund t’ju ndihmojë.
Trajtimi i kancerit dhe efektet emocionale mund të prekin shumë njerëz me kancer dhe partnerët e tyre në mënyra të ndryshme. Disa njerëz mund të tërhiqen nga ndjenjat e të mosqenit në formë për tu përballur me efektet e trajtimit. Të tjerët mund të kenë nevojë për një nevojë në rritje të nevojave seksuale dhe të një kontakti intim për siguri.
Është e rëndësishme për të folur me partnerin rreth ndjenjave tuaja. Nëse ju jeni duke hasur probleme në vazhdimin e aktivitetit tuaj seksual të zakonshëm, diskutoni me mjekun tuaj. Edhe partneri juaj mund të kërkojë suport.
Nëse ju nuk keni një partner, ju mund të shqetësoheni rreth formimit të një lidhjeje të re. Flisni për këtë gjë me një mik, një pjesëtar familje ose një punonjës social.
Pasi ju të keni bërë kontrollet e ndjekura nga kirurgjia ju do të jeni në gjendje që të rifilloni aktivitetin tuaj seksual. Ju nuk keni nevojë që të prisni konfirmimin e mjekut, por ju do të zbuloni se duhet kohë që ju të ndiheni fizikisht dhe emocionalisht mirë.
Nëse ju keni bërë radioterapinë e brendshme, ju mund të zbuloni se vagina juaj ka ndryshuar dhe ka shkarkime dhe shpesh mund të jetë edhe e thatë. Flisni me mjekun dhe infermieren tuaj për këtë. Lubrifikanti që mund të blihet në farmaci, mund të jetë i nevojshëm kur thatësira është një problem, ose ju mund të provoni pozicione të ndryshme. Nëse ju jeni duke bërë radioterapinë e jashtme, ju zakonisht jeni në gjendje të kryerjes së marrëdhënieve seksuale për sa kohë që ju ndiheni në formë dhe e ndjeni për ta bërë atë. Çdonjëri është i ndryshëm: udhëhiquni nga ndjenjat tuaja.
Duhet pak kohë derisa ju të jeni në gjendje për marrëdhenie seksuale dhe si fillim ju do të keni nevojë që të ndërtoni konfidencën. Ndarja e afeksionit me partnerin tuaj nëpërmjet puthjes, kujdesit dhe prekjes mund t’ju japë shumë më tepër kënaqësi. Kur ju ndiheni përsëri gati për marrëdhënie seksuale ju do të kërkoni që të procedoni ngadalë. Të komunikuarit së bashku rreth nevojave tuaja është e rëndësishme për t’ju ndihmuar që të ndiheni më konfident dhe të reduktoni çdo frikë.
Në një moment të caktuar ju mund të jeni gati për marrëdhënie seksuale dhe partneri juaj mund të jetë në ankth se mos ju dëmton. Nëse ju zbuloni se jeni duke hasur vështirësi, atëherë komunikoni me një specialist. Ju dhe partneri juaj mund të keni nevojë për të komunikuar me një mjek ose infermiere.
Komentoni