Simptomat e kancerit ezofageal
Shkaku i kancerit ezofageal nuk është kuptuar plotësisht, por ekzistojnë një sërë faktorësh rrezikues. Këto përfshijnë:
- Ahalazioni, një gjendje ku muskujt e poshtëm ezofageal nuk pushojnë siç duhet;
- Gëlltitja e agjentëve kaustikë;
- Duhani;
- Pirja e sasive të shumta dhe të rregullta të alkoolit; dhe
- Ngrënia e nitriteve ose toksinave nga kërpurdhat.
Simptomat e kancerit ezofageal
Shumë njerëz nuk përjetojnë ndonjë parehati ose simptoma të dukshme në fazë të hershme, megjithatë, me zhvillimin e kancerit, simptomat e mëposhtme mund të zhvillohen:
- Vështirësi ose dhimbje në gëlltitje që mund të shoqërohen me ndjesinë që ushqimi dhe lëngjet të ngecin në fyt. Vështirësia në gëlltitje zakonisht është vënë re me ushqimet e forta dhe më pas është zhvilluar me vështirësitë në gëlltitjen e ushqimeve të buta dhe lëngjeve.
- Humbja në peshë është e zakonshme për shkak të vështirësive në gëlltitjen e ushqimeve dhe lëngjeve.
- Pneumonia e shkaktuar nga ushqimi, që zbret poshtë në rrugët e frymëmarrjes në vend të ezofagut dhe më pas kalon në mushkëri (mjekët e quajnë këtë aspirimi i pneumonisë).
- Kollitje, mbytje ose ngjirje të zërit.
- Dhimbje kraharori gjatë gëlltitjes ose rasteve të tjera.
Nëse ju përjetoni ndonjë nga këto simptoma në një bazë të rregullt ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.
Komentoni