Ka shumë trajtime të ndryshme të vlefshme që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe lëndimeve të muskujve, përfshirë ilaçet anti-inflamatore dhe ngrohësve.
Tabletat anti-inflamatore mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit që kontribuon në dhimbjen e muskujve. Megjithatë, përdorimi i ilaçeve josteroidale anti-inflamatore në formë tablete (IJSAI) duhet të evitohen tek njerëzit me ndjeshmëri ndaj aspirinës, ulcerave(ulcerë) në stomak ose simptomave të mos tretjes dhe të përdoret me kujdes tek njerëzit me astmë, probleme me veshkat dhe dehidratimin.
Ngrohësit dhe xhelet anti-inflamatore trajtojnë reaksionin inflamator të trupit ndaj plagosjeve, duke reduktuar dhimbjen e duke inkurajuar shërimin.
Efektet anësore që sjell aspirina dhe IJSAI, mund të ndodhin edhe nga përdorimi i xheleve dhe ngrohësve anti-inflamatorë, por kjo ndodh rrallë. Pacientët me reaksione ndjeshmërie ndaj aspirinës ose IJSAI të tjerë duhet të evitojnë përdorimin e produkteve që përmbajnë këto ilaçe.
Rubefacientët, që quhen edhe fërkues ngrohës, bëjnë që enët e gjaku-t në zonën e trajtuar të hapen dhe të krijojnë ndjenjën e ngrohtësisë, duke maskuar ndjenjën e dhimbjes. Masazhimi me fërkues ngrohës në lëkurë sjell penetrim më të mirë dhe stimulon impulset e nervave për në tru, që dalin mbi ndjenjën e dhimbjes. Ato që përmbajnë salicilate duhet të evitohen nga njerëzit që janë të ndjeshëm nga aspirina.
Masazhi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve. Paketat e ftohta janë të mira kur përdoren gjatë 72 orëve të para të tendosjes së muskujve, pas kësaj paketat e ngrohta janë më të përshtatshme.
Komentoni