Shumë njerëz me artrite kronike ndihmohen duke marrë një nga ilaçet jo steroide anti-inflamatore, që njihen shkurt si IJSAI.
Edhe pse njihen me emra të ndryshëm, IJSAI-të reduktojnë inflamacionin e nyjeve pa përdorur steroide. Marrja e këtyre ilaçeve mund të reduktojë dhimbjen e artriteve, dëmtimin dhe ënjtjen e nyjeve dhe përmirësojnë lëvizjen. Megjithatë, IJSAI-të nuk e kurojnë artritin ose të kenë efekt afatgjatë pas ndalimit të marrjes së tyre.
Ka shumë ilaçe në këtë grup. Midis tyre janë diklofenak (Voltaren),ibuprofen (Brufen, Nurofen), indometacinë (Indocid), ketoprofen (Orudis),naproksen (Naprosyn) dhe piroksikam (Feldene).
Fatkeqësisht, këto ilaçe irritojnë linjat e stomakut, duke shkaktuar indigjestion dhe mund të shkaktojnë ulcera dhe hemoragji. Kjo duket se ndodh më shumë në rast se këto ilaçe merren me stomak bosh. Për këtë arsye ato zakonisht duhet të merren gjatë vaktit të të ngrënit ose menjëherë pas tij. Zakonisht rekomandohet që të merret doza më e ulët që kontrollon simptomat.
Disa IJSAI janë të vlefshme në formën e kremrave dhe xhelrave që mund të vendosen në lëkurë përreth nyjeve.
Një tip i ri i IJSAI-ve, IJSAI-të selektive (pengues COX-2), mund të jenë të përshtatshme për disa njerëz me artrite. Këto ilaçe përfshijnë celekoxib (Celebrex) dhe meloksikam (Mobic). COX-2 mendohet se kanë më pak efekte anësore gastrointestinale sesa IJSAI-të konvencionale, por ato mund të shoqërohen me një rritje të rrezikut të atakut në zemër dhe pushimit të zemrës. Mjeku mund të këshillojë në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e këtyre ilaçeve.
Nuk ka dyshim se në shumë njerëz me artrite, IJSAI-të mund të përmirësojë shumë cilësinë e jetës së tyre. Megjithatë, këto ilaçe nuk janë të nevojshme për të tërë njerëzit me artrite dhe në këto raste duhet që të merren në konsideratë rrugë të tjera trajtimi.
Komentoni