Regjistrohu/Kyçu

Lindja prematurë

Lindja përpara javës së 37-të të shtatzënisë quhet preterm labour, ose lindje prematurë. Lindja prematurë mund të shkaktojë lindjen e shpejtë të bebes. Kjo mund të sjellë një numër problemesh shëndetësore që mund të ndikojnë tek bebja juaj.

Simptomat e lindjes prematurë

Nëse ju besoni se jeni duke bërë lindje prematurë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Nëse jeni në dyshim, bëni kontroll sa më shpejt. Sapo lindja të ketë filluar, është e vështirë të ndalohet. Disa kontraktime nuk do të thotë se jeni duke patur lindje prematurë. Ajo që ka më shumë rëndësi janë ndryshimet në çerviksin tuaj (pjesën fundore të uterusit). Simptomat e lindjes prematurë përfshijnë:

  • 4 ose më shumë kontraktime në orë;
  • Kontraktime të forta;
  • Shtrëngime konstante që ngjajnë me shtrëngimet menstruale;
  • Dhimbje në fundshpinë;
  • Presion pevlik (ndjenjë se bebja shtyn poshtë);
  • Rrjedhje të ujshme, mukozë dhe gjak nga vagina;
  • Gjakrrjedhje e pika gjaku pas muajit të tretë të shtatzënisë.

Vlerësimi i lindjes prematurë

Mjeku ose obstetri do të përpiqet që të gjejë nëse do bëni lindje prematurë apo keni thjesht kontraktime. Ata mund t’ju vëzhgojnë ju për pak orë. Duhen bërë testet e mëposhtme:

  • Ekzaminim pevlik për të parë nëse çerviksi juaj është i holluar dhe i hapur;
  • Monitorim i aktivitetit uterin për të dalluar kontraktimet;
  • Monitorim fetal për të kontrollur shëndetin e bebes tuaj.

mitra ne shtatzani

Përveç kësaj ka edhe teste biokimike që mund të identifikojnë gratë me rrezik për lindje prematurë. Testi përfshin matjen e fibronektinës fetale, një tip mase që e krijon trupi për të mbrojtur procesin e lindjes brenda linjave të uterusit. Kjo substancë kalon nëpër çerviks herët në procesin e lindjes prematurë dhe mund të përcaktohet në lëngjet vaginale duke marrë pak masë me tampon të thjeshtë.

Testi i fibronektinës fetale nuk është 100% i besueshëm, por nëse përjetoni simptoma të lindjes prematurë ai mund të ndihmojë në përcaktimin e rrezikut të pasjes së bebes pas një a dy javësh.

Kujdesi për veten në shtëpi

Nëse keni kontraktime prematurë por çerviksi është ende i trashë dhe i mbyllur, mjeku ose gjinekologu mund të kërkojë që ju në shtëpi:

  • Të mos mbani pesha të rënda;
  • Të qëndroni shtrirë në shtrat.

Nëse keni nevojë për kujdes spitalor

Lindja prematurë shpesh kërkon kujdes spitalor dhe pushim të plotë shtrati. Mund të keni nevojë për lëngje në rrugë intravenoze. Mund të merrni Ilaçe ose injeksione për të parandaluar kontraktimet.

A jeni në rrezik?

Çdo grua mund të ketë lindje prematurë. Ajo mund të fillojë pa ndonjë shkak. Por këta faktorë rreziku mund të rrisin shanset:

  • Lindja prematurë ose lindja e hershme e mëparshme;
  • Disa anormalitete të bebes, çerviksit, uterusit ose placentës;
  • Mungesë e kujdesit mjekësor para lindjes;
  • Stresi;
  • Disa infeksione si infeksionet e traktit urinar ose infeksione vaginale (vaginoza bakteriale);
  • Pasja e problemeve shëndetësore si diabet, presion i lartë gjaku, çrregullime koagulimi;
  • Të qenit nën peshë ose mbi peshë përpara se të mbeteshit shtatzënë;
  • Të qenit nën 17 ose mbi 35 vjeç;
  • Pirja e duhanit, marrja e drogave dhe alkoolit dhe përdorimi i tyre gjatë shtatzënisë;
  • Fetuse të shumëfishta (binjakë ose më shumë).

Rreziqet e lindjes prematurë

Një bebe e lindur shumë shpejt mund të ketë probleme shëndetësore. Kjo sepse bebja nuk ka patur kohë të formohet. Bebja është nën rrezikun e problemeve të ndryshme si p.sh:

  • Nuk ushqehet mirë me gji;
  • Ka mushkëri të paformuara dhe nuk është e aftë të marrë frymë vetë;
  • Gjakrrjedhje në tru;
  • Infeksione që kërcënojnë jetën;
  • Verdhëz;
  • Inflamacion të zorrëve;
  • Probleme afatgjata shëndetësore, si paraliza cerebreale;
  • Vdekje.

Arritja e kohës

Qëllimi është të arrihet koha e përafërt (40 javë) sepse lindja mund të bëhet edhe më shpejt. Sa më afër të jeni në këtë kohë aq më shumë shanse ka që të keni një bebe të shëndetshme. Punoni me mjekun ose obstetrin tuaj. Së bashku mund të ndërmerrni hapa për të mbajtur beben larg lindjes prematurë.


Komentoni