Regjistrohu/Kyçu

Anatomia e zemrës

Zemra është e ndarë në 4 dhoma: 2 në anën e djathtë dhe 2 në të majtën. Çdo dhomë lart është e njohur si atrium dhe çdo dhomë poshtë si barkushe. 4 ndarjet janë të njohura si atrium i djathtë dhe barkushja e djathtë; atriumi i majtë dhe barkushja e majtë. Gjaku shkon në zemër nëpërmjet atriave (të cilat janë dhoma të vogla) dhe qarkullon në dhomat më të mëdha- barkushet.

Ana e djathtë dhe e majtë e zemrës

Me pak fjalë, ana e djathtë e zemrës (e treguar në të majtë të ilustrimit) qarkullon gjakun e nevojshëm për oksigjenin në mushkëri.

Ky gjak shkon në mushkëri ku mbushet me oksigjen dhe kthehet në zemër. Gjaku i pasur me oksigjen hyn në anën e majtë të zemrës, ku më pas qarkullon rreth pjesëve të trupit ku ka nevojë.

Gjaku i cili ka dhënë oksigjenin në muskuj dhe inde kthehet më pas në anën e djathtë të zemrës për të filluar përsëri ciklin.

 Venat kava superiore dhe inferiore

Këto janë dy vena të mëdha të cilat hyjnë në anën e djathtë të zemrës dhe sjellin gjak me pak oksigjen në atriumin e djathtë. Vena superiore (e sipërme) sjell gjakun nga koka, krahët dhe në pjesën e sipërme të trupit, vena inferiore (e poshtme) sjell gjakun nga trungu dhe këmbët- pjesa e poshtme e trupit.

 Arteria pulmonare

E djathta dhe e majta e arteries pulmonare  zgjerojnë trungun kryesor pulmonar. Gjaku që ka nevojë për oksigjen qarkullon nga barkushja e djathtë dhe më pas për në mushkëri ku furnizohet me oksigjen.

 Vena pulmonare

Vena pulmonare e majtë dhe e djathtë sjellin gjakun e pasur me oksigjen nga mushkëritë për në zemër dhe për në atriumin e majtë.

Aorta

Aorta është arteria më e madhe në trup. Gjaku i freskët plot me oksigjen qarkullon nga barkushja e majtë për në aortë, rreth harkut aortik dhe jashtë në pjesën e sipërme të trupit përmes 3 arterieve të degëzuara me harkun aortik.

Valvulat

Valvulat janë si dyer që hapen në një anë. Ka valvula që ndajnë dhomat e zemrës. Ndërkohë që zemra rreh, valvulat hapen dhe gjaku qarkullon nga një dhomë në tjetrën.

Atriumi i djathtë dhe barkushja e djathtë janë të ndara nga një valvul trikuspit. Valvula trikuspit lejon gjakun të qarkullojë nga atriumi i djathtë për në barkushen e djathtë.

E ngjashme, valvula mitrale hapet nga atriumi i majtë për në barkushen e majtë. Valvula pulmonare dhe valvula aortike janë degët e barkushes së djathtë dhe të majtë.

Çrregullimet e valvulës së zemrës ndodhin kur valvula lejon gjakun që të rrjedhë mbrapsht, psh. kthimi i gjakut në valvulën mitrale, ose kur valvulat nuk hapen si duhen, si stenoza në valvulën mitrale.

Arteriet koronare

Zemra është thjeshtë një muskul i madh i cili qarkullon gjakun në trup. Si çdo muskul, edhe zemra ka nevojë për oksigjen që të punojë. Oksigjeni shkon në zemër nga arteria koronare.

Arteria koronare e majtë dhe e djathtë degëzohen me aortën- një enë kryesore e madhe gjaku e cila lë zemrën me gjak të freskët të pasur më oksigjen.

Nëse arteria koronare ngushtohet nga depozita yndyrore në brendësi të arteries (ateroskleroza),  atëherë rrjedhja e gjakut në muskulin e zemrës mund të  kufizohet.  Nëse muskuli i zemrës nuk merr mjaftueshëm oksigjen për të punuar – kemi ishemi.

Ishemia mund të shkaktojë dhimbje të kraharorit ose parehati (anginë), shpesh e përshkruar si një ndjenjë presioni apo shtrëngimi në kraharor. Dhimbja mund të ndihet edhe në qafë, shpatull ose krahë dhe shpesh shkaktohet nga aktivitetet fizike. Ishemia zakonisht përmirësohet me pushim.


suxhuki 05/03/2024

me mire vrite biologjine se sa te mesoni veten

Dhafni 03/03/2024

Mesoni forte😍😍😍

uni 27/06/2023

shum te sakta

Klaudja 12/03/2023

Ma mir vrisni veten se sa msoni biologji

Komentoni