Infarkti në zemër, gjithashtu i quajtur infarkti miokardik, i referohet dëmtimit të zemrës të shkaktuar kur furnizimi me gjak për në pjesët e muskulit të zemrës bllokohet. Një atak në zemër ndodh për shkak se furnizimi me gjak ka qenë i ndërprerë pas një bllokimi në një prej degëve të njërës prej arterieve koronare (enëve të gjaku-t që furnizojnë muskulin e zemrës).
Procesi që sjell bllokimin e arterieve koronare (arterosklerozën) fillon aq herët sa edhe adoleshenca dhe krijohet ngadalë me kalimin e viteve. Nuk është identifikuar asnjë shkak i sëmundjes koronare arteriale. Gjithsesi, ekzistojnë shumë shkaktarë që rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Ato njihen me emrin faktorë rreziku. Sa më shumë faktorë rreziku që të keni, aq më i madh është shansi për atakun e zemrës. Gjithesi, shkenca nuk i ka zbuluar të gjithë faktorët që sjellin sëmundjen koronare arteriale, kështu që disa njerëz pësojnë atakun e zemrës pa patur aktualisht faktorë të njohur rreziku.
Pas atakut të zemrës, mund të provoni për të parandaluar ndërtimin e pllakave yndyrore në arterie duke reduktuar faktorët e rrezikut. Kjo do të reduktojë shanset tuaja për problemet e mëtejshme të zemrës dhe përmirësuar kualitetin e zemrës.
Kjo ndryshon nga njëri person tek tjetri por shpesh sasia e muskujve të dëmtuar nuk është shumë e madhe dhe zemra vazhdon të pompojë mirë.
Testet, duke përfshirë testet e gjakut, EKG, skanimi miokardiak dhe EKO japin disa ide në lidhje me sasinë e dëmtuar.
Lajmi i mirë është që pjesa më e madhe e njerëzve shërohen shpejt dhe pa probleme. Muskujt e dëmtuar të zemrës fillojnë të shërohen menjëherë pas atakut dhe kjo merr zakonisht 6 deri në 8 javë.
Çfarë duhet të bëni kur të shkoni në shtëpi pas spitalit? Vetëm qetësohuni për disa ditë. Mundojuni të njihni veten se kur jeni të lodhur dhe pushoni. Si fillim do të duhet që të limitoni vizitat dhe telefonatat. Filloni të ushtroheni gradualisht, duke rritur në këtë mënyrë edhe aktivitetet ditore.
Aktiviteti fizik i rregullt është shumë jetësor dhe duhet të bëhet pjesë e jetës normale. Ashtu sikundër është i rëndësishëm për shërimin e atakut të zemrës, aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në kontrollin e peshës, përmirëson kolesterolin në gjak dhe nivelin e presionit të gjakut dhe redukton shanset e një ataku tjetër të zemrës.
Duhet të ktheheni në aktivitetet tuaja të zakonshme por në mënyrë graduale. Mund t’ju jepen instruksione përpara se të lini spitalin, veçanërisht nëse keni bërë një test ushtrimesh. Nëse jo, duhet të flisni me mjekun.
Ecja rekomandohet për pjesën më të madhe të njerëzve pas një ataku të zemrës. Gjithsesi, jo të gjithë njerëzit e shijojnë ecjen ditore. Nëse nuk ju pëlqen e ecura, mundojuni që të gjeni aktivitete që ju pëlqejnë dhe qëndroni tek ato. Mundojuni që të bëni në pjesën më të madhe të ditëve 30 minuta ushtrime të moderuara.
Inkorporimi i një sërë aktivitetesh fizike dhe rritja graduale e tyre ndihmon në rritjen e konfidencës. Nëse jeni duke menduar për të bërë ushtrime shumë të lodhshme, duhet të diskutoni si fillim me mjekun tuaj.
Që nga momenti që lini spitalin, bëni disa ecje të thjeshta përreth shtëpisë ose kopshtit ose në rrugë. Dilni për ecje çdo ditë. Mundojuni që të ecni 10 deri në 15 minuta në ditë, dhe më pas rriteni gradualisht deri në 30 minuta. Duhet të jeni në gjendje që të flisni gjatë të ecurës.
Çdo individ është i ndryshëm, kështu që mundojuni që të ushtroheni aq sa mundeni. Përpiquni të rrisni kohën e të ushtruarit gradualisht.
Prisni një orë ose më shumë pas të ecurës, përpara se të hani. Vishni rroba të përshtatshme në të ftohtë dhe rroba të lehta në ditë të nxehta. Kujtojuni që të merrni ilaçet tuaja dhe ashtu siç ju rekomandohen. Nëse keni anginën dhe vështirësi frymëmarrjeje, pushoni dhe përdorni mjekimin tuaj. Mos u ushtroni fizikisht nëse keni anginën. Kur ajo të kalojë, mund të filloni ecjen.
Sporti siguron ushtrime dhe relaksim dhe në përgjithësi është shumë social, kështu që mund t’ju bëjë shumë mirë. Kur ktheheni tek sporti pas një ataku të zemrës, rekomandohet që ta rrisni atë gradualisht.
Aktivitetet fizike që kërkojnë një djegie të menjëhershme energjie, nuk janë të rekomandueshme pas një ataku të zemrës. Megjithatë, duhet ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.
Angina është një simptomë e zakonshme për sëmundjen e zemrës. Shpesh përshkruhet si një ndjenjë e pakënaqshme ose parehatie, si një shtrëngim në kraharor. Ajo mund të prekë njerëzit në mënyra të ndryshme dhe zakonisht ndihet në mes të kraharorit. Ajo gjithashtu mund të ndihet në të dyja shpatullat, qafë ose të dyja krahët dhe në duar.
Disa njerëz e përjetojnë atë vetëm në disa nga këto zona dhe jo në kraharor. Dhimbja zakonisht zgjat vetëm disa minuta nëse pushoni ose merrni mjekimin. Nëse nuk ndalon, thërrisni ambulancën. Nëse shpeshtësia e atakut të anginës rritet, shkoni menjëherë tek mjeku.
Nëse keni dhimbje kraharori ose parehati, përdorni mjekimin tuaj përpara se të filloni aktivitetin, ashtu sikundër sugjerohet nga mjeku. Mund të zbuloni se ajo parandalon dhimbjen e kraharorit dhe parehatinë dhe ju lejon që të bëni më shumë. Megjithatë, duhet ti tregoni mjekut në lidhje me simptomat në mënyrë që të siguroheni që të merrni këshillën më të mirë për gjendjen tuaj.
Nëse është e mundur, duhet të lini dikë tjetër që në javët e para të bëjë punët e shtëpisë. Mundojuni që të rifilloni me punët e shtëpisë gradualisht. Filloni me aktivitete të tilla si përgatitja e ushqimit, larja e enëve dhe fshirja e pluhurave. Lejoni të tjerët që t’ju ndihmojnë në fillimet tuaja.
Pjesa më e madhe e njerëzve mund ta rinisin aktivitetin e tyre seksual brenda disa javëve pas atakut të zemrës, por aktiviteti seksual në dy javët e para nuk këshillohet.
Dëshira më e ulët për seks pas atakut të zemrës është e zakontë. Kjo mund të jetë e lidhur me lodhjen, depresionin ose ankthin. Gjithashtu, disa ilaçe të zemrës mund të reduktojnë aktivitetin seksual. Mjeku ose infermierja mund t’ju këshillojë rreth kësaj. Është gjithashtu e rëndësishme për të diskutuar shqetësimet me partnerin tuaj, sepse që të dy mund të ndiheni të pasigurt. Më poshtë do të gjeni disa elementë ndihmues për rikthimin në aktivitetin seksual:
Frika që ndjetë për herë të parë në spital mund të zgjasë për disa kohë, derisa të ndiheni konfident dhe të fortë përsëri. Është shumë normale që të keni periudha gjatë të cilave të ndiheni të lodhur, të acaruar, të lotuar ose të depresuar. Gjithashtu, mund të keni probleme për të fjetur.
Java e parë dhe e dytë në shtëpi mund të jetë pak a shumë stresuese, jo vetëm për ju, por gjithashtu edhe për bashkëshortin ose partnerin tuaj. Kjo është e zakonshme pas një ataku të zemrës dhe zakonisht largohet me kohën. Do t’ju ndihmojë nëse flisni rreth kësaj me familjen dhe miqtë. Gjithashtu fiksojeni në mendje, se edhe ato duhet të përballen me sëmundjen tuaj.
Flisni me mjekun ose rehabilituesin kardiak nëse jeni të shqetësuar se nuk mund t’a përballoni këtë gjendje; gjithmonë ekziston dikush që mund t’ju kuptojë dhe ndihmojë.
Shkoni tek mjeku i familjes brenda një jave pasi të keni dalë nga spitali. Ai më pas do t’ju udhëzojë sesa shpesh duhet të shkoni dhe se kur jeni në gjendje për të punuar.
Do të keni nevojë për disa tableta të caktuara ose forma të tjera për trajtim. Mjeku mund t’ju këshillojë që të përdorni mjekimin tuaj të anginës ose mjekime të tjera më vete.Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë patur atakun e zemrës ose anginën do të qëndrojnë në tabletat e rregullta për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të atakeve të mëtejshme të zemrës. Mos ndaloni së marri ilaçet pa folur më parë me mjekun.
Pjesa më e madhe e njerëzve mund të kthehen në punë pas një ataku të zemrës, shpesh brenda 4 deri 6 javëve pas largimit nga spitali. Megjithatë, natyra e punës dhe aftësia individuale për t’u shëruar duhet të vlerësohet. Diskutojeni këtë me mjekun.
Pjesa më e madhe e punëdhënësve do të bashkëpunojnë me planet tuaja për t’u kthyer në punë, për aq kohë sa ato kanë qenë të informuar për progresin tuaj.
Lodhja mund të jetë elementi i parë që mund të përjetohet pas një distance të gjatë. Kjo mund të jetë mendore, ashtu sikundër edhe fizike. Mundojuni që të përfshini llojin e aktivitetit që bëni në punë, në shtëpi, në mënyrë që të ushtroheni, veçanërisht nëse puna juaj përfshin aktivitetin e krahut.
Për njerëzit të cilët kanë pësuar atakun e zemrës, rekomandohet që mos t’a ngasin makinën për të paktën 2 javë. Megjithatë, nëse ekzistojnë komplikacione, mund të zgjasë më shumë dhe duhet vlerësimi nga një specialist. Kur filloni që ti jepni makinës, filloni me udhëtime të shkurtra.
Diskutoni planet tuaja të të udhëtuarit me mjekun. Pjesa më e madhe e lejojnë udhëtimin pas një afati 7–ditor të atakut të zemrës. Është më mirë që të prisni derisa të shëroheni plotësisht, 4-6 javë më vonë.
Ashtu sikundër mund të lajmëroni përgjegjësit e fluturimeve për atakun e zemrës, duhet të kujoheni për të marrë edhe mjekimet në çantën e dorës.
Çdonjeri që ka patur një atak në zemër duhet të ketë si qëllim që të ndjekë këto udhëzime të shëndetshme të të ngrënit:
Nëse jeni mbipeshë ose keni kolesterol të lartë në gjak, ndryshime të tjera dietike mund të këshillohen nga mjeku juaj ose dietologu. Reduktimi i marrjes së yndyrave dhe mbajtja e një aktiviteti fizik të rregullt është një nga prioritetet kryesore për reduktimin e yndyrave në trup. Yndyrat rreth belit janë një rrezik i veçantë për sëmundjen e zemrës.
Gratë dhe burrat nuk duhet të pinë më shumë se 2 pije standarte në ditë. Konsumi në mënyrë të moderuar nuk shkakton dëm për zemrën.
Jo. Duhani është kontribuesi kryesor për sëmundjen e zemrës dhe lënia e duhanit është një ndër hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerrni për të parandaluar një atak tjetër zemre. Nuk është asnjëherë vonë për t’a lënë. Një vit pas lënies së duhanit, do të keni reduktuar rrezikun e një ataku tjetër të zemrës me 50%. Nëse partneri ose bashkëshorti juaj është një duhanpirës, do të ishte ndihmuese nëse ai ose ajo gjithashtu ndalojnë konsumimin e duhanit.
Nëse nuk kontrollohet, presioni i lartë i gjaku-t (hipertensioni) mund të mbingarkojë zemrën dhe të bllokojë arteriet. Kjo mund të sjellë më pas një atak tjetër ose probleme të tjera shëndetësore.
Presioni i lartë i gjakut zakonisht nuk jep ndonjë shenjë paralajmëruese: nuk mund ta ndjeni atë. Kontrollet e rregullta tek mjeku janë e vetmja mënyrë për të zbuluar nëse presioni i gjakut është i kontrolluar.
Për të mbajtur të ulët presionin e gjakut:
Pas një ataku të zemrës, njerëzit zakonisht rishikojnë mënyrën e tyre të jetesës. Ndryshimet e jetesës si të shijuarit e një ushqimi të shëndetshëm, kryerja e rregullt e aktivitetit fizik dhe ndalimi i duhanit, jo vetëm që përmirësojnë kualitetin e jetës por gjithashtu reduktojnë shanset e mëvonshme për sëmundjen e zemrës.
Shërbimet e rehabilitimit kardiak sigurojnë suport dhe këshilla për të ndihmuar njerëzit me probleme të zemrës që të kthehen në jetën e tyre aktive dhe ndihmojnë për të parandaluar ataket ose probleme të tjera të zemrës në të ardhmen.
Rehabilitimi kradiak fillon në spital dhe më pas njerëzit përgjithësisht ndjekin një program për 4 deri në 12 javë: programet realizohen nga profesiontë të kualifikuar shëndeti. Pyesni rreth shërbimeve të rehabilitimit kardiak që sigurohen nga spitali juaj. Ato gjithashtu mund të ofrojnë oportunitete të vazhdueshme për mbështetje, ushtrime dhe edukim.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë të mësojnë që të kryejnë reanimimin kardiopulmonar (CPR). Jeta e dikujt mund të varet tek CPR. Kjo është veçanërisht shumë e rëndësishme nëse partneri, pjesëtari i familjes ose një mik ka patur një atak të zemrës.
CPR përfshin dhënien e frymës artificiale në mushkëritë e personit dhe pulsimin e kraharorit, në mënyrë që të qarkullojë oksigjenin në trup derisa të vijë ndihma mjekësore.
Komentoni