Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimi panik

Çrregullimi panik është një lloj çrregullimi ankthi.

Ne të gjithë e dimë kuptimin e fjalës panik, një ndjenjë e të qenit i zhytur plotësisht në një terror madhor dhe nga humbja e aftësisë për të folur dhe për të vepruar logjikisht. Paniku është një gjendje mendore, që zakonisht rezulton nga një situatë e rrezikshme ose e frikshme. Fatmirësisht, për pjesën më të madhe është një ngjarje e rrallë.

Për njerëzit që vuajnë nga çrregullimi panik, kjo ndjenjë është përkeqësuar nga ngjarjet jo të rrezikshme dhe mund të jetë një pjesë e shpeshtë e jetës së tyre.

Çrregullimi panik tenton që të ndikojë tek gratë dy herë më shumë sesa tek meshkujt dhe simptomat zakonisht fillojnë në adoleshencë ose afër moshës 20 vjeçare.

Simptomat e atakut panik ose çrregullimit panik

Ato të cilët janë të prekur nga çrregullimi panik, përjetojnë ndjenja paniku të njohura si atak paniku. Këto mund të ndodhin për arsye nga më të ndryshmet. Atakët e panikut janë të përsëritshëm dhe të paparashikueshëm.

Gjatë një ataku panik, personi i prekur mund të përjetojë një sërë simptomash. Këto përfshijnë:

  • Një frikë të vazhdueshme ose parehati;
  • Përzierje;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Ndjenjë mbytjeje;
  • Dhimbje kraharori ose parehati;
  • Marramendje;
  • Djersitje;
  • Rrahje jashtëzakonisht të fortë të zemrës;
  • Ndjenjë shpimi gjilpërash;
  • Dridhje;
  • Frikë nga vdekja ose humbja e kontrollit.

Simptomat e atakut panik, zakonisht e arrijnë pikun brenda 10 minutave dhe zgjasin më pak sesa 30 minuta.

Shumë njerëz kanë përjetuar një ose dy herë atak paniku në momente të caktuara të jetës së tyre, por njerëzit me çrregullimin panik kanë përsëritje të atakut. Gjithashtu, në njerëzit me çrregullimin e panikut, ataku panik është i shoqëruar me probleme shtesë, duke përfshirë:

  • Një frikë të vazhdueshme ndaj përjetimit të atakëve të tjerë;
  • Të shqetësuarit rreth kuptimit të simptomave të atakut panik (si çmendja ose humbja e kontrollit);
  • Nivele të larta të ankthit ose tensionit; dhe
  • Agarofobi.

Agorafobia – frika dhe shmangia e të qëndruarit në vendet, në të cilat largimi mund të jetë i vështirë ose në të cilën në rastet e atakut panik, ndihma mund të mos jetë e pranishme, është e zakonshme ndërmjet njerëzve me çrregullimin panik.  Shmangia e vendeve më të zakonshme përfshijnë transportin publik, qendrat tregtare dhe teatrot, dhe disa njerëz shmangin largimin nga shtëpia. Agorafobia është një problem madhor, që mund të ndërpresë plotësisht punën dhe jetën sociale.

Trajtimi i çrregullimit panik

Njerëzit me çrregullimin panik mund të ndihmohen. Atyre mund t’u mësohet sesi të njohin shenjat e hershme të një ataku dhe të mënyrave për ta kaluar atë. Psikoedukimi – të mësuarit rreth natyrës së sëmundjes dhe sesi ataku panik mund të shkaktojë simptomat fizike është hapi i parë i rëndësishëm.

Edukimi mundet gjithashtu të përfshijë shpërndarjen e frikës, që njerëzit me çrregullimin panik zakonisht kanë, si p.sh. çmendja ose frika e vdekjes si rezultat i simptomave. Teknikat speciale të frymëmarrjes dhe strategjitë e relaksimit, janë gjithashtu shumë të dobishme.

Terapia konjitive–bihejvorale (CBT) është shumë efektive në thyerjen e ciklit të panikut dhe shmangies të asaj që karakterizohet si çrregullim panik i patrajtuar. Një nga format më zakonshme të CBT-së është trajtimi i kontrollit të panikut, që përfshin ekspozimin ndaj simptomave të shkaktuara qëllimisht, së bashku me teknikat për kontrollimin e simptomave.

Për çrregullimin panik janë të pranishme një sërë ilaçesh. Në veçanti, disa nga ilaçet e reja antidepresive janë shumë efektive. Zakonisht, ilaçet janë provuar vetëm nëse CBT nuk është efektive ose nuk është e pranishme.


Komentoni