Regjistrohu/Kyçu

Gurët e tëmthit: Komplikacionet

Gurët në tëmth sjellin shumë komplikacione të rënda për shëndetin. E rëndësishme është që ato të trajtohen në mënyrë profesionale.

Çfarë komplikacionesh mund të sjellin gurët në tëmth?

Ndërlikimet e mundshme të gurëve në tëmth janë kolecistiti akut që përfaqëson infektimin akut të mureve të fshikëzës së tëmthit. Komplikacione të tjera janë fryrja dhe tensionimi i fshikëzës së tëmthit apo bllokimi i hapësirës së fshikëzës së tëmthit në organet përreth tij.

Ndërlikimet më serioze të gurëve të tëmthit janë inflamacioni i gjëndrës së pankreasit dhe kanceri i fshikëzës së tëmthit që haset zakonisht në të sëmurët mbi 60 vjeç dhe me gurë të mëdhenj.

Çfarë duhet bërë në rastet e këtyre krizave dhe si mjekohet sëmundja?

Mjekimi konsiston në trajtimin e krizës dhe në mjekimin përfundimtar. Së pari, në kontrollin e krizës ka rëndësi mënjanimi i plotë i ushqyerjes nga goja, madje dhe vendosja e sondës nazogastrike për të lehtësuar të vjellat. Terapia fillon me përdorimin nën gjuhë të trinitratit të glicerinës. Nëse dhimbja nuk qetësohet mund të përdoren antiseptikët. Ndalohen rreptësisht përdorimi i pertidinës dhe i morfinës pasi rrisin mundësinë e shkaktimit të pankreatitit akut. Në rast mbishtimi të infeksioneve përdoren antibiotikët me rrugë muskulore, orale ose venoze.

Heqja e tëmthit

Heqja e tëmthit bëhet nëpërmjet laparotomisë, hapja e kavitetit abdominal dhe heqja e gurëve bashkë me fshikëzën e tëmthit dhe laparaskopi-së ose siç njihet ndryshe sondës. Kjo është teknikë e viteve të fundit, por që nuk mund të realizohet në pacientët që kanë bërë ndërhyrje të mëparshme në bark.

Shenjat

Pacienti shfaq dhimbje të menjëhershme dhe shumë të forta, që mund të shoqërohen me të përziera e të vjella. Në rast ndërlikimesh me infeksion, dhimbja shoqërohet me temperaturë të lartë, djersë dhe të dridhura. Jo rrallë takohen format atipike të dhimbjes së infarkteve të miokardit, të ulcerë-s, dhe apendicit-it. Në një pjesë të mirë të rasteve shfaqen me rëndesë në stomak (pas ngrënieve të bollshme të yndyrave), fryrje barku, të përziera dhe të vjella.


Komentoni