Shkencëtaret mendojnë se gurët kolesterolikë formohen kur bila (lëngu i tëmthit) përmban shumë kolesterol, shumë bilirubinë, ose kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.
Shkaku i formimit të këtyre gurëve është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirozë hepatike, infeksion të traktit biliar,sëmundje gjaku të trashëguar (siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shumë bilirubinë). Faktorë të tjerë mendohet se janë prania e një guri të thjeshtë të tëmthit që mund të shkaktojë prodhimin e shumë gurëve. Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolikë.
Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të prodhuar gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptivëve oralë, shton nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë në formimin e gurëve.
Gratë e moshës 20 deri 60 vjeç janë dy herë më shumë të favorizuara për të formuar gurë në tëmth sesa burrat. Njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë më të favorizuar për të formuar gurë në tëmth sesa të rinjtë.
Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet (derdhet) në bile (lëngun e tëmthit). Si pasojë rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit.
Ndërsa trupi shpërbën yndyrat gjatë rënies së menjëhershme në peshë, mëlçia sekreton (derdh) më shumë kolesterol në bile (lëngun e tëmthit) gjë që çon në formimin e gurëve. Mos ngrënia (agjërimi) ul lëvizshmërinë e fshikëzës së tëmthit duke shkaktuar mbi përqendrim të biles me kolesterol. Kjo sjell formimin e gurëve.
Heqja me kirurgji e fshikëzës së tëmthit është mënyra më e shpeshtë e trajtimit të gurëve simptomatikë. Kirurgjia në këtë rast quhet kolecisteklomi.
Metoda më e shpeshtë dhe më e mirë e heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit është kolecistektomia laparaskopi-ke. Kjo lloj ndërhyrjeje kryhet nëpërmjet tre çarjeve të vogla milimetrike të barkut, ku futen instrumentat kirurgjikalë me një kamera të vogël. Për shkak se muskujt e murit të barkut nuk janë prerë, gjatë procedurës laparaskopi-ke ka më pak dhimbje dhe më pak ndërlikime në krahasim me kirurgjinë e hapur, ku bëhet një çarje e madhe e barkut. Pacientit i duhet të qëndrojë në spital vetëm një natë pas kësaj procedure.
Në qoftë se mjeku kirurg zbulon pengesa për të kryer kirurgjinë endoskopike si p.sh. infeksion apo cikatrice të operacioneve të tjera, atëherë ndërhyrja bëhet me kirurgji të hapur. Quhet kështu sepse mjekut kirurg do t’i duhet të bëjë një prerje të barkut rreth 15-17 cm për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kjo kirurgji kërkon hosptializimin e pacientit 2-7 ditë. Komplikacioni më i shpeshtë i kirurgjisë së fshikëzës së tëmthit është dëmtimi i duktusve biliare. Në qoftë se gurët ndodhen në duktusin biliar atëherë mund të kryhet kolangiografi-a Endoskopike Retrograde (ERCP).
Ky lloj trajtimi përdoret vetëm në raste të veçanta, p.sh. pacienti ka situatë serioze mjekësore që nuk lejon kryerjen e kirurgjisë dhe vetëm në rastet e gurëve kolesterolikë. Gurët zakonisht riformohen pas trajtimit jo kirurgjikal.
Medikamente me përbërje të acidit biliar përdoren për të tretur gurët. Mund të jenë të nevojshëm muaj ose vite të tëra trajtimi për të tretur gurët kolesterolikë. Këto medikamente kanë si efetk anësor diarre të lehtë dhe mund të rrisin lehtësisht nivelet e kolesterolit dhe të enzimave hepatike në gjak.
Kjo procedurë eksperimentale konsiston në injektimin e medikamenteve direkt në fshikëzën e tëmthit për të tretur gurët.
Metil terbutil eteri mund të shpërbëjë gurët në 1-3 ditë, por duhet bërë shumë kujdes sepse është substancë shumë toksike. Kjo procedurë mbetet akoma eksperimentale.
Komentoni