Regjistrohu/Kyçu

Bunionet

Një nga gjendjet më të dhimbshme që prekin këmbët janë bunionet. Femrat preken më shpejt nga kjo semundje sesa meshkujt.

Bunioni është një ënjtje, zakonisht mbi nyjet ndërmjet gishtit të madh dhe pjesës tjetër të këmbës. Gishti i madh është vendosur zakonisht drejt gishtërinjve të tjerë, duke bërë një kënd të mprehtë ndërmjet eshtrave të gjatë të këmbëve.

Kjo krijon një pikë presioni kur këpucët janë veshur, duke prodhuar një bunion të dhimbshëm dhe një ënjtje të kuqe.

Edhe këpucët që janë shumë të ngushta janë një arsye që shkaktojnë bunionet, gjithashtu luajnë një rol edhe faktorë të tjerë si tendenca e zhvillimit të bunioneve, zhvillimi i anormaliteteve të këmbëve dhe artriti.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit të bunioneve, që zakonisht janë të dhimbshme vetëm kur këpucët janë të ngushta. Këpucët që janë të gjëra mjaftueshëm për të shmangur presionin mbi bunionet janë zakonisht hapi i parë i dukshëm. Për rastet më të rënda është e nevojshme kirurgjia. Operacione të ndryshme kryhen për trajtimin e bunioneve.


Komentoni