Për shkak se ato janë shumë larg nga zemra jonë, këmbët tona janë shpesh pjesa e parë e trupit që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë me qarkullimin e gjakut në trupin tonë. Gjendja e gishtave tonë është një sinjal që tregon shfaqjen e shumë sëmundjeve. P.sh. gishtat që janë “me vrima” (hapësira boshe) dhe jo të rrumbullakët mund të tregojnë mungesë të hekurit ose anemi (një mungesë të qelizave të kuqe të gjakut). Rritja e trashësisë së thonjve mund të tregojnë për psoriazë, një semundje të lëkurës.
Pjesa më e madhe e gishtave janë:
Thonjtë e shëndetshëm janë rozë, të pastër dhe rriten në brazdën e tyre normalisht. Thonjtë e gishtave rriten vazhdimisht. Nevojiten rreth 12 muaj për të zëvendësuar thojin e gishtit tuaj të madh.
Thonjtë e gishtave të njerëzve të të gjitha moshave pësojnë një sërë ndryshimesh, disa prej të cilave janë relativisht të zakonshëm. Ato mund të bëhen të trashë, të çngjyrosur, të infektuar dhe të brishtë. Në disa raste, thoji bie dhe ndërkohë një tjetër shfaqet. Më rritjen e moshës, ne kemi më shumë mundësi për të zhvilluar probleme të thonjve të gishtave.
Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thojit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.
Ky është lloji më i zakonshëm i problemit të thojit në gisht. Rritja e brendshme e thonjve mund të shkaktohet nga shkurtimi i parregullt i thonjve, lakimi shumë i madh i thonjve, presioni i këpucëve mbi aktivitetin normal. Ato mund të jenë edhe të trashëguara. Vazhdimisht dhimbja mund të jetë si rezultat i kallos. Pjesa më e madhe e rasteve do të kërkojë një trajtim konservativ, ndërkohë që të tjerët mund të kenë nevojë për një korrigjim kirurgjikal të vogël, që mund të zhvillohet në dhomën e podiatristit tuaj duke përdorur anestezinë lokale.
Kjo është një gjendje e zakonshme. Si rregull vjen si rezultat i dëmtimit të shtratit të thojit, si p.sh. rrëzimi i diçkaje të rëndë mbi gishtat tuaj ose një infeksioni fungal. Thonjtë e trashur mund të hollohen lehtë dhe pa dhimbje nga mjeku.
Infeksionet fungale janë ndërmjet problemeve më të mëdha të gjendjes së thonjve që duhen trajtuar. Ato shpesh janë karakterizuar nga trashësia, çngjyrosja dhe ndarja e parme e thojit nga shtrati i thojit. Në disa raste thoji thyhet. Këto infeksione kanë tendencë që të qëndrojnë në thua nëse nuk trajtohen dhe mund të infektojnë shtratin e thojit. Ekzistojnë një sërë ilaçesh antifungale që janë të pranishme, kështu që shkoni tek mjeku juaj. Podiatristi juaj mund t’ju ndihmojë për kujdesin e formës së thojit tuaj.
Infeksione të tjera të thonjve mund të shkaktojnë inflamacionin e matriksit (onychia) dhe inflamacionin e indeve të thonjve (paroniki). Në njerëzit me imunitet të dobët, kjo ndonjëherë mund të çojë në komplikacione serioze, duke përfshirë një përhapje më të madhe të infeksionit në këmbë. Podiatristi juaj mund ta zbulojë më herët këtë infeksion dhe të hartojë një plan trajtimi të përshtatshëm.
Trauma e thonjve mund të çojë në deformimin e përhershëm të thonjve. Kjo mund të kurohet nga trajtimet e rregullta, jo të dhimbshme podiatrike, duke përfshirë paraqitjen dhe mundësisht përdorimin e një stërvitjeje të veçantë.
Njerëzit e moshuar me një qarkullim të dobët të gjakut janë më të prekur ndaj thonjve të brishtë. Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar nuk e kanë forcën, fleksibilitetin për të shkurtuar thonjtë e tyre, veçanërisht kur thonjtë janë të deformuar. Ato duhet të kërkojnë kujdesin podiatrik për këto shërbime dhe këshilla në lidhje me sigurinë e kujdesit vetjak.
Çfarëdo ndryshimi në ngjyrë ose formë të thonjve, shenjë infeksioni, zhvillimi i një problemi poshtë thonjve ose dhimbje duhet të diskutohet me mjekun tuaj. Podiatristi mund të diagnostikojë problemin dhe më pas të rekomandojë trajtimin e përshtatshëm.
Komentoni