Sindroma Crohn është një sëmundje inflamatare që prek rrugët gastrointestinale (aparati tretës). Njihet si sëmundje kronike dhe nuk ka ende një kurë për të.
Sëmundja Crohn sjell ndryshime në murin e zorrës, të cilat variojnë nga skuqje të lehta deri në një gjendje të rëndë ku zorra pëson inflamacion të fortë, trashet e tëra dhe kështu krijohen plagë në të dhe deformime. Fistulat (të çara anormale që lidhin zorrën me sipërfaqen e lëkurës rreth anusit) mund të hasen. Ato bëjnë që zorra të bllokohet.
Edhe pse shumicën e kohës njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ndihen mirë, herë pas here sëmundja shpërthen dhe kjo sjell simptoma kronike që përfshijnë diarre, dhimbje,e fryrje barku .
Shumica e rasteve të sindromës Crohn diagnostikohen tek moshat nga 15 deri në 35 vjeç. Nuk haset tek fëmijët para pubertet-it.
Cili është ndryshimi mes sëmundjes Crohn dhe sëmundjeve inflamatore të tjera (të zorrës)?
Sindroma Crohn bën pjesë tek grupi i sëmundjeve që njihen si çrregullimet inflamatore të zorrës. Këto sëmundje hasen më shumë në shoqëritë perëndimore. Kjo sëmundje dhe koliti ulceroz (që krijon plagë në zorrë), janë më të hasurat nga ky grup sëmundjesh. Ato kanë shumë ngjashmëri dhe për këtë arsye grupohen të dyja bashkë dhe quhen sëmundje inflamatore të zorrës.
Sëmundja Crohn prek tërë gjerësinë e zorrës dhe mund të shfaqet në çdo pjesë të rrugëve gastrointestinale, nga goja deri tek anusi. Në zorrën e infektuar nga kjo sëmundje, pjesët e shëndetshme mund të jenë ngjitur me pjesët e infektuara.
Nga na tjetër, inflamacioni që shkakton koliti ulceroz prek gati gjithë gjatësinë e pjesës së brendshme të zorrës.(mukozën). Inflamacioni i kolitit është i përhershëm ndryshe nga ai i Sëmundjes Crohn që shfaqet me raste. Ndër njerëzit e prekur nga koliti ulceroz, 15% e kanë të shtrirë në të gjithë zorrën dhe 85% vetëm në fundin e zorrës (rectum) dhe ndoshta pak në pjesën ngjitur me fundin.
Shenjat e para janë zakonisht dhimbje në pjesën e abdominaleve, sidomos në në pjesën e poshtme në anën e djathtë si dhe diarreja. Shpesh herë këto simptoma ngatërrohen me ato të apandesitit apo bllokimt të zorrës.
Përveç këtyre gjithashtu mund të shfaqen plagë, të çara dhe rënie të lëkurës (që ngjajnë si hemoroide), rreth anusit dhe ngjitur me të. Mund të ketë dhe gjak në jashtëqitje.
Smptomat e tjera përfshijnë:
Ndonjëherë kjo sëmundje shfaq dhe probleme me tretjen kështu që mund të keni mungesë vitaminash dhe mineralesh.
Kur sëmundja sulmon secila nga këto simptoma mund të shfaqet. Disa njerëz marrin dhe viruse si gripi apo pësojnë stres. Disa mjekime apo ndryshime në dietën tuaj, mund ta acarojnë sëmundjen.
Inflamacioni që sjell sëmundja Crohn, mund të sjellë dhimbje edhe në kyçe, në pjesën e poshtme të kurrizit, të ngjashme me ato të artritit. Inflamacioni rrallë prek mëlçinë, kanalet e bilirubinës apo sytë.
Shkaqet e sëmundjes të Crohn mbeten ende të panjohura edhe pse kërkime intensive vazhdojnë të zhvillohen. Doktorët kanë hedhur teori të ndryshme për ta shpjeguar këtë sëmundje. Ato përfshijnë:
Sëmundja duket se ka tendecë të trashëgohet në familje, por nuk ka një shkak të saktë për të shpjeguar pse.
Edhe pse shumë të prekur nga kjo sëmundje thonë se simptomat e tyre përkeqësohen kur ata janë nën stres apo të ngarkuar emocionalisht, doktorët nuk besojnë se stresi është shkaktar i sëmundjes. Ai thjesht ndihmon që sëmundja të përkeqësohet.
Komentoni