Debati i vazhdueshëm rreth shkakut dhe pasojës ndërmjet marrëdhënies së abuzimit alkoolik dhe çrregullimit mendor, mund të jetë sqaruar nga të dhëna të reja, konkluduan ekspertët.
Studiuesit e Zelandës së Re përdorën modele statistikore për të përcaktuar nëse abuzimi alkoolik dhe varësia sillnin një depresion madhor dhe e kundërta, në një grup prej 1055 individësh të gjurmuar që nga lindja e deri në moshën 25 vjeçare.
Problemet me alkoolin sillnin një rrezik madhor të depresionit, konkluduan ata.
Pjesëmarrësit në abuzimin alkoolik dhe varësinë ndaj tij, kishin 66% më shumë mundësi që të zhvillonin depresionin, pas rregullimit me faktorë të tjerë duke përfshirë drogat e paligjshme, ngjarjet stresuese të jetës dhe papunësinë.
Profesor Parker, drejtor i shkollës së Psikiatrisë në Universitetin NSW, tha se ishte një gjetje e rëndësishme, sepse shumë njerëz supozonin se depresioni bënte që shumë njerëz të konsumonin më shumë alkool.
Të dyja këto rrugë janë mbikqyrur klinikisht, por ky studim sugjeron dhe vë theksin më shumë se konsumimi i shumtë i alkoolit është një faktor ndikimi për depresionin.
Pavarësisht se mekanizmi ishte i paqartë, alkooli mund të përkeqësojë elementët gjenetikë që rrisin rrezikun e çrregullimit mendor.
Komentoni