Një lidhje midis gjenisë dhe çmendurisë ka qenë përmendur shumë në kulturën popullore dhe në arte, por kërkimet e reja mund të sjellin kredibilitet shkencor në këtë teori (Brit J Psych 2010; 196: 109-15).
Kërkuesit suedezë kanë gjetur se ata që kanë performancë të dobët në shkollë kanë rreth 4 herë më shumë rrezik që të zhvillojnë çrregullimin bipolar (ndonjëherë quhet edhe depresion maniakal), krahasuar me moshatarët e tjerë që kanë nota mesatare.
Ecuria është gjetur tek djemtë dhe ishte më e fortë tek ata që merreshin me muzikë, thanë kërkuesit suedezë. Prof. Phil Mitchell, kreu i psikiatrisë në Universitetin NSW, tha se magnituda e ecurisë ishte shokuese.
“Edhe më parë ka patur të dhëna historike dhe observime përshkruese…por kohëzgjatja e studimit dhe mbledhja e të dhënave të këtij studimi ka më shumë vlera”, tha ai. “Kjo sjell një rigorozitet metodologjik dhe statistikor në një formë të tillë që intrigon fushën e kërkimeve të kohëve të shkuara”.
Kërkuesit krahasuan notat e 15-16 viteve të të gjithë studentëve që mbaruan shkollën në Suedi midis viteve 1988-1997 përkundrejt pranimeve në spitale për psikozat deri në moshën 31 vjeçare. Fëmijët me notat më të ulëta kishin një rrezik të rritur për zhvillimin e çrregullimeve bipolare.
Prof. Mitchell tha se mund të ketë procese të ndryshme biologjike që vihen në lëvizje midis grupeve me nota të ulëta dhe grupeve me nota të larta, duke shtuar se studimet për skizofreninë kanë treguar një lidhje të qartë vetëm me arritjet e nivelit të ulët.
Komentoni