Njerëzit me depresion mund të përjetojnë nivele të njëjta diskriminimi nga familjarët dhe miqtë e tyre ashtu sikundër njerëzit me skizofreni, sugjerojnë kërkuesit.
Kërkuesit evropianë survejuan 1082 njerëz me çrregullimin e depresionit madhor nga 35 vende, rreth eksperiencave të tyre dhe frikës së diskriminimit.
Ato zbuluan që pothuajse 80 % e atyre që u survejuan kishin përjetuar diskriminimin në të paktën njëherë në jetën e tyre dhe rreth një e treta e pjesëmarrësve raportuan që janë shmangur nga njerëzit për shkak të problemeve të tyre shëndetësore mendore.
Pjesëtarët e familjes ishin burimi më i madh i diskriminimit, por ato gjithashtu ishin edhe burimi më i madh i mbështetjes. Autorët thanë se kjo varej nga konteksti ose burimi personal i individit.
Autorët zbuluan gjithashtu se 37 % e pjesëmarrësve e kishin kufizuar veten e tyre nga fillimi i një marrëdhënieje të ngushtë, treçereku shmangu aplikimin për punë dhe rreth një e pesta shmangu aplikimin për edukim ose trajnim.
Megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që kishin frikë diskriminimin nuk përjetuan diskriminim, duke përfshirë këtu 47 % të pjesëmarrësve që kishin frikë diskriminimin nga paraqitja ose mbajtja e punës dhe 45 % e të cilëve kishin frikë diskriminimin nga marrëdhëniet personale.
71 % e pjesëmarrësve thanë se ato donin ta fshihnin depresionin nga njerëzit e tjerë.
Nivelet e diskriminimit në këtë studim mund të nënvlerësohen, sepse njerëzit me nivele shumë të larta përjetimi ndaj diskriminimit shmangnin kontaktet e intervistimit, thanë autorët.
Komentoni