Nëse ju keni diabet ju jeni në rrezik të humbjes së shikimit nga diabeti retinopatik (dëmtim i enëve shumë të vogla të gjakut në pjesën e prapme të syve). Megjithatë, niveli i mirë i glukozës në gjak, presioni normal i gjaku-t dhe trajtimi i rregullt mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve.
Diabeti retinopatik mund të ndodhë në varësi të llojit të diabetit që ju keni, moshës tuaj, ose edhe kontrollit që ju keni ndaj nivelit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, çdonjeri që ka diabet duhet të bëjë një kontroll të rregullt të syve. Duke e nisur me shfaqjen e diabetit, se kur është diagnostikuar për herë të parë, dhe më pas për të paktën çdo dy vjet pas kësaj.
Nëse dëmi është zbuluar para se ai të ketë prekur seriozisht sytë tuaj, trajtimi mund të parandalojë humbjen e shikimit. Kur humbja e vizionit tashmë ka ndodhur, trajtimi mund ta ndalë atë vetëm nga përkeqësimi.
Nëse ju vini re ndonjë ndryshim në vizionin tuaj kontaktoni doktorin. Disa shembuj të simptomave të diabetit retinopatik përfshijnë:
Në fazat e parë të diabetit retinopatik nuk do të ketë simptoma dhe sëmundja nuk mund të diagnostikohet derisa të ketë avancuar.
Për t’u kujdesur për sytë dhe për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së vizionit:
Si fillim doktori mund të testojë shikimin tuaj dhe nëse e keni të nevojshme do t’ju referojë tek optometristi ose specialisti.
Komentoni