Regjistrohu/Kyçu

Degjenerimi i makulës

 Degjenerimi makular është sëmundje e pjesës qendrore të retinës, nga e cila humbet shikimi në qendër të fushës pamore. Kjo sëmundje vështirëson ose pamundëson njohjen e njerëzve, edhe pse muri periferik i mundëson aktivitetet e tjera të përditshme.

Degjenerimi makular është arsyeja udhëheqëse e verbimit tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare. Kjo gjendje mund të shërohet me fotokoagulim lazerik dhe me ilaçe të cilat ndalojnë rritjen e enëve të gjaku-t.

AMD – Distrofia qendrore e retinës së moshës ose makulodistrofia (degjenerimi senil i makulës), është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek të moshuarit në vendet e zhvilluara. Dëmtohet kryesisht pjesa qendrore e retinës – makula që kryesisht ushqehet nga korioidea. Makula ka përqendrimin më të madh të fotoreceptorëve në pjesën qendrore të saj dhe përgjigjet për shikimin qendror.

Për shkak të moshës, plakjes dhe proceseve të tilla si: hipertonia, arteroskleroza, veprimi i dëmshëm i diellit, trashëgimia etj, lëndët ushqyese nuk mund të arrijnë në retinë. Si pasojë e kësaj mund të ndodhin disa ndryshime në retinë.

Metodat e diagnostikimit të kësaj sëmundjeje përfshijnë:

1. Rrjetën Amsler;

2. Kontrollin e detajuar të fundit të syrit të irisit (oftalmoskopi indirekte);

3. Angiografinë fluoreshente;

4. Tomografinë optike koherente.

Sëmundjet që vijnë si pasojë e moshës janë të lehta për tu diagnostikuar por mundësia për ti mjekuar është e vogël. Në tentativë për të frenuar progresimin e këtyre sëmundjeve, kohët e fundit përdoren disa mënyra, kryesisht për AMD-në eksudative.

  • Lazerkoagulimi. Enët e gjaku-t të formuara koagulohen nga veprimi i lazerit. Por si pasojë mund të dëmtohen dhe qelizat përreth, prandaj lazeri përdoret në raste specifike.
  • Heqja e enëve të gjakut dhe membranave të formuara në mënyrë kirurgjikale, por që është e lidhur me komplikacione si gjatë operacionit ashtu dhe në periudhën postoperatore. Operacione të tilla përdoren në raste të rralla.
  • Terapia fotodinamike. Në venën e krahut injektohet preparat fotodinamik dhe kur ai arrin në enët e gjakut patologjik bëhet koagulimi specifik i tyre me lazer me intensitet të ulët. Kjo është një procedurë pa dhimbje. Shpesh kërkohen seanca.
  • Kohët e fundit përdoret injektimi intravitral i preparateve anti–VEGF. Kjo sjell përtharjen e enëve të gjakut. Këto injeksione sjellin stabilizimin  e gjendjes dhe shpesh herë përmirësimin e saj. Për shkak se efektiviteti i këtyre preparateve bie me kohën, në varësi të gjendjes së syrit, injektimi i tyre përsëritet disa herë. Për të diagnostikuar rastet, mjeku duhet të ndjekë vazhdimisht pacientin.

Është  e rëndësishme të dihet se asnjë nga këto metoda nuk mund ta shërojë plotësisht sëmundjen, por fitohet përmirësimi i qartësisë së shikimit dhe shtyhet progresioni i sëmundjes dhe keqësimit të shikimit. Shanset për sukses, përmirësim apo për mbajtje të gjendjes ekzistuese të shikimit janë mesatarisht 50% dhe lëvizin nga rasti në rast në varësi nga sëmundja bazë, madhësia e ndryshimeve të retinës, lokalizimi i tyre dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Ndonjëherë është e nevojshme pas ndonjë kohe që të përsëritet intervenimi. Në 50% të rasteve sëmundja vazhdon me rrjedhën e vet, që mund të çojë në humbje të mëtejshme progresive të qartësisë së shikimit. Megjithatë, sëmundja e makulës gjatë përparimit asnjëherë nuk çon në verbim të tërësishëm, nëse nuk janë prekur dhe pjesët e tjera të retinës. Janë të domosdoshme kontrollet dhe vizitat e rregullta.


Komentoni