Për sinozitin e shkaktuar nga një infeksion viral nuk ka nevojë për trajtim me antibiotikë. Trajtimet e rekomanduara shpesh përfshijnë medikamente për dhimbjen dhe ethet (të tilla si acetaminofeni, tylenol),dekongjenstanë-t dhe mukolitikët. Infeksioni bakterial i sinusit dyshohet të jetë prezent kur dhimbja e fytyrës, hundët që ngjajnë si qelb, dhe simptomat e tjera, vazhdojnë për më shumë se një javë dhe nuk i përgjigjen medikamenteve pa recetë për hundët. Infeksioni akut i sinusit që vjen nga nga bakteret zakonisht trajtohet me terapi me antibiotikë, që synon trajtimin e baktereve më të zakonshëm që njihen si shkaktarë të infeksionit të sinusit, pasi është e pazakontë që mjeku të jetë në gjendje të marrë një mostër të saktë dhe të besueshme për ta kultivuar, pa e aspiruar sinusin. Pesë bakteret më të zakonshme që shkaktojnë infeksione të sinusit janë Streptokokus pneumonea, Hemofili influenca, Moraksela katarris, Stafilokoku aureus, dhe Stafilokoku piogenik. Antibiotikët që janë trajtim efektiv për infeksionet e sinusit duhet të jenë në gjendje të eleminojnë këto lloje infeksionesh bakteriale. Edhe pse amoksicilina (Amoksil) është një antibiotik i pranueshëm kundër një infeksioni akut jo të komplikuar të sinusit, shumë mjekë zgjedhin klavulunat amoksiciline (Augmentin) si medikamentin bazë për trajtimin e një infeksioni bakterial të sinusit, për shkak se ajo zakonisht është efektive kundër shumicës së llojeve dhe fortësive të baktereve që shkaktojnë këtë sëmundje. Tek individët alergjikë ndaj penicilinës, cefaklori (Ceclor), lorakarbefi (Lorabid), klaritromicina (Biaxin), azitromicina (zithromax), sulfametoksazoli (Gantanol), sulfametoksazoliti (Bactrim, Septra) dhe antibiotikë të tjerë mund të përdoren si zgjedhjet e para. Nëse pacienti nuk është duke u përmirësuar pas pesë ditësh të trajtimit me amoksicilinë, ai mund të kalojë tek njëra prej ilaceve të mësipërme ose tek kluvalati i amoksicilinës (Augmentin). Në përgjithësi, një antibiotik efektiv ka nevojë të merret për një minimum prej 10-14 ditësh. Megjithatë nuk është e pazakontë që një pacienti t’i duhet ta trajtojë një infeksion të sinusit për 14-21 ditë. Përdorimi i dekongjenstant-ëve (Pseudofenadrina) dhe mukolitikëve (Guaifenesin) oralisht mund të jetë e dobishme në asistimin e nxjerrjes jashtë me anë të kullimit, të infeksionit të sinusit. Trajtimi i formave kronike të infeksionit të sinusit kërkon përdorim më të gjatë të barnave, të tilla si augmentini dhe mund të ketë nevojë edhe për një procedurë të kullimit të sinusit. Ky kullim zakonisht kërkon një operacion kirurgjikal për të hapur sinusin e bllokuar, nën anestezi totale. Në përgjithësi, antihistaminantët duhet të shmangen nëse nuk ndjehet se infeksioni i sinusit është shkaktuar nga një alergji, që mund të vijë nga polenet, zbokthi ose shkaqe të tjera mjedisore. Ka të ngjarë që përdorimi i një sprucoje mbi lëkurë me steroide të zvogëlojë ënjtjen tek një individ alergjik pa tharjen, që vjen si pasojë e përdorimit të antihistaminantëve edhe pse me raste, përdoren të dyja, si sprucoja ashtu dhe antihistaminantët. Në shumë njerëz, sinoziti alergjik zhvillohet para dhe pas shfaqjes së infeksionit bakterial. Për këta individë, trajtimi i hershëm i sinozitit alergjik mund të parandalojë zhvillimin e sinozitit bakterial sekondar. Në raste të rralla ose kur ndodhin fatkeqësi natyrore, infeksionet fungale (Zigomikoza ose Mukormikoza) mund të zhvillohen tek pacientët e dobët fizikisht. Për pacientët me këto lloje të infeksioneve të sinusit, shkalla e vdekshmërisë për këtë shkak, thuthet se është 50%-85%. Trajtimi bazohet në diagnozën e hershme i ndjekur nga debridementi i menjëhershëm kirurgjikal (heqjes së indeve të dëmtuara), medikamentet antifungale (kryesisht Amfotericina B) dhe stabilizimi i ndonjë problemi themelor shëndetësor, si p.sh. diabeti.
Infeksionet e sinusit që shaktohen nga viruset mund të kurohen me trajtime shtëpie (pa recetë) si medikamentet për dhimbje dhe ethe (Acetaminofen, Tylenol), dekongjenstant-ë dhe mukolitikë. Përveç kësaj, disa ofrues të kujdesit shëndetësor sugjerojnë se spastrimi i hundës apo shpëlarja e sinusit do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të sinusit, madje edhe simptomave të sinozitit kronik. Ky spastrim arrihet me një ibrik të posaçëm ose me anë të një seti për shplarjen e sinusit. Referenca e fundit e këtij artikulli tregon një procedurë të tillë. Në vitin 2012, FDA ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me përdorimin e ibrikut; FDA paralajmëron njerëzit të mos përdorin ujin e rubinetit të patrajtuar për të kryer shpëlarjen, pasi shpëlarjet e ndotura me ujë rubineti, sollën dy vdekje. Infeksionet bakteriale dhe fungale të sinusit zakonisht kërkojnë terapi me antibiotikë apo antifungalë, kështu trajtimet shtëpiake, pa këto terapi, nuk janë të suksesshme. Megjithatë, disa autorë të fushës sugjerojnë se trajtimet në shtëpi mund të reduktojnë simptomat pas terapia mjekësore të ketë filluar; disa profesionistë të kujdesit shëndetësor rekomandojnë shpëlarjen e hundës pas një operacioni për sinuset.
Ndërkohë që komplikimet e rënda nuk ndodhin shpesh, ekziston mundësia që një infeksion i sinusit të shkaktojë një zgjerim të drejtpërdrejtë të infeksionit në tru nëprmjet një muri të sinusit, duke krijuar një emergjencë kërcënuese për jetën (p.sh. meningjit ose abses të trurit). Përveç kësaj, struktura të tjera fqinje mund të infektohen dhe të shfaqin probleme, të tilla si osteomieliti i eshtrave të kafkës dhe infeksioni rreth syrit (celuliti i syrit). Në raste të rralla, këto infeksione (kryesisht prej organizmave bakteriale dhe fungale) mund të shkaktojnë vdekje. Individët më të prirur për komplikime janë pacientë me sistem të shtypur imunitar dhe që e kanë këtë problem, relativisht rrallë, nga fatkeqësitë natyrore.
Aktualisht, nuk ka vaksina të projektuara në mënyrë specifike kundër sinozitit infektiv. Megjithatë, ka vaksina kundër viruseve (gripit) dhe baktereve (Pneumokokët) që mund të shkaktojnë disa nga llojet e sinozitit infektiv. Vaksinimi kundër patogjeneve të njohur si shkaktarë të sinozitit infektiv mund të zvogëlojnë ose të parandalojnë në mënyrë të tërthortë mundësinë e marrjes së sëmundjes, por nuk ka studime të veçanta për të mbështetur këtë teori. Kundër sinozitit kërpudhor nuk ka vaksina. Nëse një person është i prirur ndaj periudhave të forcimit dhe acarimit të infeksioneve vjetore të sinusit, marrja në konsideratë e testimit për ndonjë alergji mund të jetë e rëndësishme, për të parë nëse ky është shkaku themelor i problemit të përsëritur. Trajtimi i alergjisë mund të parandalojë infeksionet bakteriale sekondare të sinusit. Përveç kësaj, infeksionet e sinusit mund të vijnë për shkak të problemeve të tjera të tilla si polipset e hundës, tumoret apo sëmundjet që pengojnë rrjedhën normale të mukozës. Trajtimi i këtyre shkaqeve themelore mund të parandalojë infeksionet e përsëritura të sinusit.
Komentoni