Marramendje dhe dridhje janë fjalët e përdorura për të përshkruar një shumëllojshmëri të gjerë ndjesish që shumica prej nesh kanë përjetuar. Kjo shpesh mund të shkaktojë vështirësi në bërjen e dallimeve mes marramendjeve të vërteta (vertigo) dhe problemeve të tjera.
Në momentin e dridhjeve dhe të marramendjes, njerëzit kanë ndjesinë e rrëzimit – diçka që ndodh shpesh. Megjithatë, në vertigo edhe pse mund të rrëzoheni nuk jeni të pavetëdijshëm. Vertigo mund të ndodhë si rezultat i shumë problemeve që prekin veshin e brendshëm, ku rregullohet mekanizmi i balancës së trupit.
Një nga arsyet më të zakonshme që njerëzit mund të ndjejnë dridhje është nga një reduktim i përkohshëm i qarkullimit të gjaku-t në tru. Qelizat e trurit janë shumë të ndjeshme ndaj oksigjenit që mbahet në gjak dhe reagojnë shumë shpejt kur furnizimi me oksigjen ndërpritet.
Kjo shpesh ndodh kur njerëzit ngrihen menjëherë, veçanërisht kur ato kanë qenë të ulur ose të shtrirë për një kohë të gjatë.
Në këto rrethana mund të ketë një rënie të menjëhershme të presionit të gjakut, të njohur si hipotensioni postural, i cili nënkupton reduktimin e oksigjenit në tru. Kjo ndjenjë zakonisht është shumë afatshkurtër, pasi kapaciteti i trupit për të rregulluar presionin e ulët të gjakut është shumë i shpejtë.
Ato që përjetojnë hipotensionin postural, mësojnë shumë shpejt aftësinë për t’u ngritur ngadalë. Kur ato ngrihen në mëngjes, ato duhet të qëndrojnë ulur për disa minuta në krevat, dhe jo të ngrihen menjëherë.
Shkaqe të tjera janë anemia, disa probleme të zemrës, bllokimi i pjesshëm i arterieve dhe çrregullimet e ankthit.
Komentoni