Sindroma metabolike është një tërësi kushtesh – të cilat të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës – që ndodhin së bashku tek një individ. Njerëzit me sindromën metabolike jo vetëm që kanë një rritje të rrezikut të sëmundjes së zemrës, por rreziku i tyre i diabetit është edhe më i lartë se mesatarja. Sindroma metabolike (e njohur edhe si sindroma X dhe si sindroma e rezistencës së insulinës) prek rreth 20-30% të popullsisë së rritur.
Pesë organizatat e rëndësishme ndërkombëtare kohët e fundit kanë zhvilluar një përkufizim të unifikuar për sindromën metabolike. Për të patur sindromën metabolike, një person duhet të ketë të paktën 3 nga 5 gjendjet anormale:
Nëse ju keni presion të lartë të gjakut, gjë që tashmë është normale pasi është diçka që kontrollohet nga ilaçet dhe qëllimet e diagostikimit të sindromës metabolike janë klasifikuar ende si të paturit e presionit të lartë të gjakut. Në mënyrë të ngjashme, është në rastet kur kolesteroli juaj HDL ose rezultatet e triglicerideve janë anormale por ju jeni duke marrë ilaçe për ti bërë ato që të jenë në normalitet, atëherë ju jeni klasifikuar akoma si të paturit e këtyre faktorëve rrezikues.
Federata Internacionale e Diabetit përkufizon obezitetin qendror tek njerëzit me prejardhje evropiane, raste kur perimetri i belit prej 94 cm apo më shumë tek meshkujt dhe 80 cm apo më shumë tek gratë. Por, këto vlera nuk janë të përshtatshme për të gjitha grupet etnike për shkak të dallimeve proporcionale të trupit në popullsi të ndryshme. Në pjesën Jugore dhe Juglindore të popujve të Azisë, vlerat përkatëse janë 90 cm për burrat, por mbeten në 80 cm për gratë.
Faktorët që mund t’ju vendosin juve në një rrezik të lartë në krahasim me njerëzit e tjerë për zhvillimin e sindromës metabolike përfshijnë:
Gjithashtu, sindroma metabolike në përgjithësi prek njerëzit e moshuar, por ajo është e mundur edhe në rastet kur kemi një rritje të obezitetit në fëmijëri. Sindroma metabolike shfaqet edhe tek të rriturit e rinj dhe madje edhe tek adoleshentët dhe fëmijët.
Mendohet se shkaqet e sindromës metabolike janë obeziteti qendror (pesha që është përqendruar kryesisht rreth belit) dhe rezistenca ndaj insulinës (një hormon i prodhuar nga pankreasi që ndihmon në kontrollimin e niveleve të sheqerit tuaj në gjak).
Njerëzit të cilët kanë rezistencën e insulinës kanë tendencë të kenë më të larta nivelet normale të insulinës dhe të sheqerit në gjaku-n e tyre, duke rritur rrezikun e diabetit. Përveç kësaj, nivelet e larta të insulinës mund të kontribuojnë në zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe në rritjen e niveleve të triglicerideve.
Shkaku i rezistencës së insulinës akoma nuk është kuptuar, por të dy faktorët gjenetikë dhe mjedisorë, duke përfshirë të qenit mbipeshë dhe fizikisht joaktiv, janë menduar që të luajnë një rol madhor.
Të gjitha komponentët individualë të sindromës metabolike janë faktorë të rrezikut për ateriosklerozë (forcimin dhe ngushtimin e arterieve). Aterioskleroza shkakton sëmundjen koronare të zemrës (sëmundje që është përgjegjëse për anginën dhe sulmet e zemrës) dhe ataket. Njerëzit me sindromën metabolike, të cilët kanë një kombinim të disa prej këtyre faktorëve të rrezikut të mbështjellë në një, janë në rrezik edhe më të lartë të këtyre problemeve. Të paturit e sindromës metabolike dyfishon rrezikun e të paturit të sëmundjeve kardiovaskulare, të tilla si ataku në zemër ose goditja në tru, në krahasim me njerëzit që nuk e kanë këtë sindromë.
Rezistenca e insulinës dhe obeziteti qendror gjithashtu ju vë juve në një rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit – njerëzit me sindromën metabolike kanë 5 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të diabetit të llojit 2.
Ndërhyrjet në mënyrën e jetesës janë hapi i parë në trajtimin e sindromës metabolike. Duke ndryshuar stilin e jetës tuaj, ju mund të ndihmoni vonesën apo edhe parandalimin e ndërlikimeve të sindromës metabolike (sëmundjeve të zemrës, atakeve dhe diabetit) nga zhvillimi.
Edhe një sasi e vogël e humbjes në peshë mund të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së insulinës, të ulë presionin e gjaku-t dhe të rregullojë nivelin e kolesterolit. Mundohuni të kufizoni konsumin tuaj të kalorive për të arritur një reduktim 5-10% në peshën e trupit tuaj brenda 12 muajsh.
Një dietë e shëndetshme është ajo që ul sasinë e sheqerit dhe të kripës. Ajo duhet të përmbajë drithëra, fruta dhe zarzavate. Reduktimi i sasisë së yndyrave në dietën tuaj jo vetëm që ndihmon në uljen e peshës por gjithashtu përmirëson nivelin e kolesterolit. Një dietë e shëndetshme mundet gjithashtu të reduktojë rrezikun e zhvillimit të diabetit, dhe nëpërmjet reduktimit të sasisë së kripës dhe një diete të shëndetshme ju mund të ulni presionin e gjakut.
Mundohuni të ushtroheni në 30–60 minuta aktivitet të moderuar në shumicën e ditëve të javës. Rritja e nivelit tuaj të aktivitetit fizik do t’ju ndihmojë të humbni peshë, për të ulur tensionin e gjakut dhe për të përmirësuar glukozën tuaj në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Por mos harroni, nëse ju nuk ushtroni shumë aktivitet fizik, është më mirë që të kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni me një program ushtrimesh.
Duhani përkeqëson problemet shëndetësore të lidhura me sindromën metabolike. Duke lënë duhanin ju mund të ulni rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe të diabetit.
Është e rëndësishme që të bëni kontrolle me doktorin tuaj për peshën, perimetrin e belit, nivelin e kolesterolit, presionin e gjaku-t dhe nivelin e sheqerit në gjak, që të jenë në normalitet. Doktori juaj mundet gjithashtu që të sigurojë mbështetje dhe ndihmë që ju të qëndroni të motivuar për të mbajtur një zhvillim të shëndetshëm.
Kur modifikimet e jetesës nuk janë të mjaftueshme, ilaçet mund të përdoren për presionin e ulët të gjakut dhe nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve. Ilaçet që kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak mund të përdoren për të trajtuar njerëzit të cilët tashmë kanë diabetin e llojit 2, dhe gjithashtu ata me rezistencën e insulinës dhe nivele të larta të sheqerit në gjak, për të vonuar ose parandaluar fillimin e diabetit.
Ka gjithashtu ilaçe të pranishme që mund të ndihmojnë me humbjen e peshës, që mund të jenë efektive për disa njerëz kur përdoren në kombinim me një dietë të balancuar dhe me ushtrime. Ilaçet për humbjen në peshë zakonisht përdoren nëse dieta dhe të ushtruarit nuk kanë qenë të suksesshme.
Doktori juaj mundet gjithashtu t’ju rekomandojë për marrjen e dozave të ulëta të aspirinës, të cilat janë gjetur që reduktojnë rrezikun e atakut në zemër kur ato merren përditë.
Komentoni