Regjistrohu/Kyçu

Njohuri suplementare për kolesterolin dhe trigliceridet

Kur përpiqeni të ulni kolesterolin ose trigliceridet, ju mund të përfundoni në një dyqan vitaminash përballë dhjetëra plotësuesish ushqimorë. Cilët prej tyre ia vlen të provoni?

Vaji peshkut. Ky plotësues mund të ndihmojë për të ulur nivelet e triglicerideve në sajë të acideve omega-3 që ka në përbërje, siç janë EPA (acidi eicosapentaenoic) dhe DHA (acidi docosahexaenoic).

Mjaft të dini se marrja e sasisë së omega-3 që ju keni nevojë nga plotësuesit do të shtojë kalori në dietën tuaj, kështu që kini kujdes shtesën në peshë. Ju do t’ju nevojiten 2-4 gr. vaj peshku në ditë. Vaji i peshkut është me yndyrë kështu që sigurohuni të kontrolloni etiketën për të mësuar sa kalori do të shtoni në sasinë totale. Disa shqetësohen për nivelet e larta të merkurit ose ndotësve të tjerë kur zgjedhin plotësues të vajit të peshkut. Pyesni mjekun se cilat janë të parrezikshme për t’i provuar.

Ushqimet me fibra. Fibrat janë një shkatërrues i mrekullueshëm i kolesterolit dhe pjesë e një diete të shëndetshme. Gjithashtu, fibrat ndihmojnë për të ulur trigliceridet, veçanërisht tek personat me diabet të tipit 2. Në qoftë se ju nuk merrni apo nuk mundeni të merrni mjaftueshëm fibra nga ushqimet, si perimet, frutat dhe drithërat integrale, këshillohuni me mjekun për disa bimë medicinale që mund t’i mbushin boshllëqet. Si të gjithë fibrat mund t’ju duhet në këtë rast të shkoni më shpesh në banjë.

Plotësuesit e proteinave nga soja.  Soja mund të ulë nivelet e kolesterolit në përgjithësi dhe të përmirësojë nivelet e lipoproteinave me densitet të lartë ose të “kolesterolit të mirë”. Ngrënia e proteinave të sojës në vend të proteinave shtazore (si mish dhe bulmetra plot yndyrë), mund të ndihmojë gjithashtu për të ulur nivelin e lipoproteinave me densitet të ulët ose të “kolesterolit të keq” dhe nivelet totale të kolesterolit.

Tablo e përzier

Koenzima Q10. Sipas studimeve të bëra, ky antioksidues i fuqishëm mund ta ulë aftësinë që ka kolesteroli i keq i lipoproteinave me densitet të ulët për t’u ngjitur në enët e gjaku-t të minjve. Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar nëse ai mund të funksionojë tek qeniet njerëzore.

Po në qoftë se funksionon? Në qoftë se ju merrni një mjekim për uljen e kolesterolit dhe keni dhimbje muskujsh si efekt anësor, ekziston një provë që koenzima Q10 mund të ndihmojë për ta lehtësuar atë.

Hudhra. Plotësuesit me hudhra i ulin pak nivelet e kolesterolit, sipas disa studimeve. Por në përgjithësi, provat nuk duket se e mbështesin hudhrën si një mënyrë të efektshme për të ulur kolesterolin.

Niacina. Kjo vitaminë B mund të shtojë kolesterolin e “mirë” dhe të reduktojë kolesterolin e “keq” dhe trigliceridet, por atë përdoreni vetëm nëse mjeku iua këshillon këtë. Në mënyrë që niacina të veprojë, ju duhet të merrni një sasi të madhe dhe kjo mund të shkaktojë efekte anësore serioze. Në këtë fazë është njëlloj sikur ju të merrni një ilaç dhe jo një plotësues ushqimor pa recetë.

Oriz i kuq. Ky plotësues ka të njëjtin përbërës aktiv të gjetur në ilaçet që përdoren për uljen e kolesterolit. Por Administrata Federale e Ilaçeve e ka klasifikuar si ilaç dhe e ka ndaluar shitjen si plotësues ushqimor për shkak të efekteve anësore. Ai mund të ketë të njëjtët efekte anësore si edhe ilaçet dhe mund të bashkëveprojë negativisht me ilaçe të tjerë.

Duhen pasur kujdes

Policosanol. Ka pasur shumë publicitet se kjo përzierje e kallamsheqerit dhe dyllit të bletëve është një shkatërrues i kolesterolit. Studimet e pavarura kanë treguar se nuk bën dobi.

Vitamina DE shitur si një mjet i fuqishëm, ajo mund të mos bëjë mirë për zemrën tuaj. Dy studime kanë gjetur që rritja e niveleve të vitaminës D nuk i përmirësuan nivelet e kolesterolit ose të triglicerideve.

Mos harroni!

Këshillohuni me mjekun para se të merrni ndonjë plotësues ushqimor apo trajtim pa recetë.

Mbani një ditar për medikamentet në mënyrë që të mund t’ia tregoni mjekut dhe farmacistit tuaj çfarë po merrni. Ose merrini me vete të gjithë ilaçet në takimin e radhës me të.

Plotësuesit janë vetëm një pjesë e planit tuaj total të përkujdesjes shëndetësore.

Ekziston një arsye që ata quhen “plotësues”. Në qoftë se ju i merrni ata, kjo duhet të jetë vetëm pjesë e një përpjekje më të madhe për të ulur kolesterolin dhe trigliceridet. Një dietë e shëndetshme, ushtrime fizike të rregullta dhe medikamentet, në qoftë se iu këshillohen nga mjeku, duhet të jenë pjesët e tjera të planit tuaj.


Komentoni