Regjistrohu/Kyçu

Shëndeti i zemrës

Një zemër e shëndetshme ndihmon për të siguruar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Mbajtja e një diete të dobët, duhani dhe mungesa e të ushtruarit ndikojnë tek zemra, edhe pse simptomat mund të qëndrojnë të fshehura për shumë vite. Sëmundja kardiovaskulare është problemi kryesor shëndetësor. Sëmundja koronare e zemrës është shkaku më i përhapur i vdekjeve.

Dy mënyrat, nëpërmjet së cilës mund të vlerësohet shëndeti i zemrës është nëpërmjet monitorimit të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit. Nëse ndonjëra prej këtyre është e lartë, atëherë sinjalizon nevojën për një ndryshim jetese dhe mundësisht nevojën për ilaçe, për të rikthyer shëndetin. Kontrollet e rregullta janë mënyra e vetme e vlerësimit të presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Presioni i lartë i gjakut

Çdo njeri ka presion gjaku. Është presioni në arterie, i krijuar nga pompimi që bën zemra për qarkullimin e gjakut në trup. Presioni i gjakut është përcaktuar nëpërmjet 2 masave: presionit sistolik dhe presionit diastolik. P.sh. nëse presioni sistolik është 130 dhe presioni diastolik është 85, atëherë ajo shënohet 130/85. Në mënyrë korrekte ajo shënohet 130/85 mmHg.

Presioni normal i gjakut në përgjithësi është më pak se 130/85. Kur presioni i gjakut rritet mbi 140/90 në një bazë të rregullt, kjo është quajtur presion i lartë i gjakut ose hipertension. Sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut, aq më të vështirë e ka punën zemra për të shtyrë gjakun drejt arterieve. Kjo eventualisht dëmton zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjes së zemrës ose atakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është lloji i yndyrave që gjendet në gjak dhe ka shumë funksione të rëndësishme në trup. Edhe pse pjesa më e madhe e kolesterolit vjen nga dietat tona, pjesa më e madhe është krijuar nga trupi jonë. Me kalimin e kohës, shumë kolesterol në gjak krijon atë që quhet aterosklerozë.

Gjithashtu, është e rëndësishme për të ditur nivelin total të kolesterolit në gjak, dhe është gjithashtu esenciale për të matur llojet e ndryshme të kolesteroleve që janë të pranishme. Kjo ndodh për shkak se ekzistojnë lloje të mira të kolesterolit dhe lloje të këqija të kolesterolit. Për të marrë informacionin e duhur të kolesterolit në trupin tonë, është i nevojshëm një test gjaku.

Qëllimi është për të rritur nivelin e HDL-së (kolesterolit të mirë) dhe për të ulur LDL-në (kolesterolin e keq). Kjo mund të arrihet nëpërmjet dietave dhe ndryshimeve të jetesës, siç janë të ushtruarit dhe lënia e cigares. Nëse keni një histori familjare të kolesterolit të lartë, ose nëse dietat dhe ndryshimet e jetesës nuk ndihmojnë, mjeku do t’ju japë ilaçe për të reduktuar nivelin e kolesterolit.

Trigliceridet

Disa njerëz kanë nivele të larta të një lloji tjetër yndyre në gjak, të njohur si trigliceride. Nivelet e larta të triglicerideve janë të lidhura më zhvillimin e aterosklerozës, dhe me një rritje rreziku të sëmundjes së zemrës dhe atakut, veçanërisht nëse shfaqet me nivele të larta të kolesterolit. Hiperlipidemia është termi i përgjithshëm që mjekët përdorin për të përshkruar nivelet e larta të gjakut.

Të ushqyerit dhe shëndeti i zemrës

Nëse jeni mbipeshë, humbja e peshës është një nga mënyrat më efektive në reduktimin e presionit të gjakut dhe në përmirësimin e kolesterolit. Edhe heqja e disa kilogramëve mund të sjellë ndryshime madhore. Reduktimi i yndyrave në dietë është një nga mënyrat më efektive në arritjen e humbjes së peshës. Të gjitha yndyrat duhet të reduktohen, pasi ato reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq.

Mbani mend se të gjitha yndyrat kontribuojnë njëlloj në marrjen e peshës.

Hani sa më shumë fruta dhe zarzavate dhe bukë me drithëra në vend të bukës së bardhë. Përdorni ushqime të ziera dhe të pjekura, në vend të ushqimeve të skuqura dhe hiqni lëkurën e pulës. Reduktoni sasinë e marrjes së gjërave të gatshme dhe ushqimeve të ëmbla. Nëse pini alkool, mundohuni që të pini në sasi të moderuar.

Të ushtruarit dhe shëndeti i zemrës

Presioni i lartë i gjakut mund të reduktohet duke mbajtur një nivel të arsyeshëm fitnesi nëpërmjet të ushtruarit. Të ushtruarit gjithashtu do të ndihmojë në reduktimin e peshës së madhe trupore.

Përpara se të ndiqni një program të ushtruari, është jetësore që të konsultoheni më parë me mjekun. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që kanë probleme ekzistuese të zemrës, presion të lartë të gjakut, diabet dhe që janë mbi moshën 40 vjeçare.

Është mirë që aktiviteti fizik të bëhet çdo ditë, dhe të kihet si qëllim 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar. Kjo përfshin ecjen e shpejtë, çiklizmin, notin dhe aktivitete të ngjashme.

Duhani dhe shëndeti i zemrës

Duhani është i rrezikshëm për këdo, por akoma më shumë nëse keni presion të lartë të gjakut ose kolesterol të lartë. Duhanpirësit kanë 70% më shumë mundësi që të vdesin nga sëmundja e zemrës. Lënia e duhanit do të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës, edhe nëse keni pirë për një kohë të gjatë.


Komentoni