Sëmundja e kllapave të zemrës ndodh kur kllapat e saj nuk punojnë ashtu si duhet.
Kllapat e zemrës tuaj janë në daljen e të katër dhomëzave të zemrës dhe sigurojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim. Të katër kllapat e zemrës sigurojnë që gjaku gjithmonë rrjedh lirisht në një drejtim dhe nuk ka rrjedhje në drejtimin e kundërt.
Gjaku rrjedh nga atriumi i djathtë dhe i majtë në ventrikulat nëpërmjet kllapave trefishe dhe mitrale.
Kur ventrikulat janë plot, kllapat trefishe dhe mitrale mbyllen. Kjo e ndalon gjakun të rrjedhë mbrapsht në atrium ndërsa ventrikulat kontraktohen.
Ndërsa ventrikulat fillojnë të kontraktohen, kllapat e mushkërive dhe të aortës detyrohen të hapen dhe gjaku pompohet jashtë nga ventrikulat.Gjaku nga ventrikuli i djathtë kalon nëpër kllapën e hapur pulmonare në arterien pulmonare dhe gjaku nga ventrikuli i majtë kalon nëpër kllapën e hapur të aortës në aortë dhe në pjesën tjetër të trupit.
Kur ventrikulat mbarojnë së kontraktuari dhe fillojnë të lirohen kllapat e aortës dhe pulmoneve mbyllen. Këto kllapa e pengojnë gjakun të rrjedhë përsëri në ventrikul. Kjo gjë përsëritet në çdo rrahje të zemrës duke shkaktuar që gjaku të rrjedhë vazhdimisht në zemër, mushkëri dhe në trup.
Ka disa lloje të sëmundjes së kllapave të zemrës:
Sëmundja e kllapave të zemrës mund të zhvillohet para lindjes (kongjenitale) ose mund të merret gjatë jetës. Ndonjëherë, shkaku i sëmundjes së kllapave është i panjohur. Kllapat mund të mos jenë me madhësinë e duhur, të kenë fletë të formuara keq ose të kenë fletë që nuk janë ngjitur siç duhet.
Sëmundja e kllapës së dyfishtë të aortës. Është një sëmundje kongjenitale e kllapave e cila prek kllapën e aortës. Në vend të tre fletëve normale janë vetëm dy. Pa fletën e tretë kllapa mund të jetë e ngurtë (e paaftë të hapet e të mbyllet siç duhet) ose që pikon (e paaftë të mbyllet fort).
Sëmundje e marrë e kllapave. Kjo përfshin problemet që krijohen me kllapat që më parë kanë qenë normale. Këto mund të jenë ndryshime në strukturë ose në kllapën për shkak të një larmie sëmundjesh ose infeksionesh, duke përfshirë ethen reumatizmale ose endokarditin.
Janë të shumta ndryshimet që mund të ndodhin në hallkat e zemrës. Tendina e kordave ose muskujt papilarë mund të tendosen apo të shqyhen, fundi i kllapës mund të bëhet më i gjerë ose fletëzat e kllapës mund të bëhen fibroze (të ngurtësuara) ose të kalcifikuara.
Shkarja e kllapës mitrale është një sëmundje shumë e zakonshme që prek 1 deri 2% të popullsisë. Ajo shkakton që fletëzat e kllapës mitrale të bien mbrapsht në atriumin e majtë gjatë kontraktimit të zemrës. Gjithashtu shkarja e kllapës mitrale shkakton që indet e kllapës të bëhen jo normale dhe të tërhequra duke bërë që kllapa të rrjedhë. Sidoqoftë, sëmundja rrallëherë shkakton simptoma dhe zakonisht nuk kërkon trajtim.
Shkaqe të tjera të sëmundjes së kllapës përfshijnë: sëmundjen e arteries koronare, atakun kardiak, kardiomiopatinë (sëmundja e muskulit të zemrës), sifilizin (sëmundje e transmetueshme seksualisht), presionin e lartë të gjakut, aneurizmin e aortës, dhe sëmundje të indeve lidhës. Shkaqet më pak të zakonshme të sëmundjes së kllapave janë tumoret, disa lloje drogash dhe rrezatimi.
Simptomat e sëmundjes së kllapave të zemrës mund të përfshijnë:
Simptomat e sëmundjes së kllapave të zemrës jo gjithmonë kanë të bëjnë me seriozitetin e sëmundjes tuaj. Ju mund të mos keni simptoma fare dhe të keni sëmundje të rënduar të kllapave të zemrës, që kërkon një trajtim të menjëhershëm. Ose, ashtu si në rastin e shkarjes së kllapës mitrale, ju mund të keni simptoma të dukshme por testet mund të tregojnë që rrjedhja në kllapa është e parëndësishme.
Mjeku juaj kardiolog mund të thotë nëse ju keni sëmundjen e kllapave të zemrës duke biseduar me ju rreth simptomave, duke bërë një ekzaminim fizik dhe duke bërë teste të tjera.
Gjatë një ekzaminimi fizik mjeku do të dëgjojë zemrën tuaj për të kapur tingujt që krijon zemra kur kllapat hapen dhe mbyllen. Një murmuritje është një tingull frushkullues i krijuar nga gjaku që rrjedh nëpër një kllapë të ngushtuar apo që rrjedh. Një mjek gjithashtu mund të thotë nëse zemra është e zmadhuar apo në qoftë se ritmi i zemrës tuaj është i parregullt.
Mjeku do të dëgjojë mushkëritë për të kapur nëse ka ndonjë lëng të mbetur atje, gjë që tregon se zemra nuk është në gjendje të pompojë aq mirë sa duhet.
Duke ekzaminuar trupin tuaj mjeku mund të gjejë indikacione për qarkullimin dhe funksionimin e organeve të tjera.
Pas ekzaminimit fizik, mjeku mund të bëjë teste diagnostikues. Ato mund të përfshijnë:
Duke bërë disa nga këto teste gjatë një kohe të caktuar, mjeku juaj gjithashtu mund të shikojë progresin e sëmundjes së kllapave. Kjo do ta ndihmojë atë për vendimet që do të marrë lidhur me trajtimin.
Trajtimi i sëmundjes së kllapave të zemrës varet nga lloji dhe serioziteti i sëmundjes. Janë tre objektiva për trajtimin e sëmundjes së kllapave të zemrës: mbrojtja e kllapave të zemrës nga dëmtimi i mëtejshëm, pakësimi i simptomave dhe riparimi apo zëvendësimi i kllapave.
Mbrojtja e kllapave nga dëmtimi i mëtejshëm. Në qoftë se ju keni sëmundjen e kllapave jeni në rrezik më të madh për të pasur endokardit, një sëmundje serioze. Personat që i kanë kllapat e tyre të riparuara me rrugë kirurgjikale ose të zëvendësuara, kanë rrezik më të madh të preken nga endokarditi.
Për t’u mbrojtur:
Medikamentet. Juve mund t’u jepen medikamente që trajtojnë simptomat tuaja dhe pakësojnë shanset e dëmtimit të mëtejshëm të kllapave. Disa ilaçe mund të ndalohen pasi ju të keni kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në hallkat e zemrës për të korrigjuar problemin. Medikamente të tjera mund të nevojiten të merren gjatë gjithë jetës. Ilaçet e zakonshme për sëmundjet e zemrës mund të përfshijnë:
Ndiqni porositë e mjekut tuaj kur merrni këto ilaçe për sëmundjen e zemrës. Njihni emrat e ilaçeve tuaja, përse shërbejnë ato dhe sa shpesh duhen marrë. Mbani me vete një listë me këtë informacion.
Ilaçet për sëmundjen e zemrës | Çfarë bëjnë ata |
Diuretikët | Largojnë lëngun e tepërt nga indet dhe nga gjaku, pakësojnë simptomat e mosfunksionimit të zemrës. |
Medikamentet anti aritmikë | Kontrollojnë ritmin e zemrës |
Vazodilatatorët | Pakësojnë punën e zemrës dhe inkurajojnë gjakun të rrjedhë në drejtimin e duhur dhe jo në të kundër drejt një kllape që rrjedh. |
Sprucatorët | Një lloj vazodilatatori që përdoret për të trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe mosfunksionimin e zemrës. |
Beta bllokuesit | Trajton presionin e lartë të gjakut dhe pakëson punën e zemrës duke e ndihmuar zemrën të rrahë më ngadalë dhe me më pak forcë. Përdoret për të reduktuar drithërimet te disa pacientë. |
Antikoaguluesit | Zgjasin kohën e koagulimit të gjakut tuaj në qoftë se jeni në rrezik për mpiksjet e gjakut në kllapën e zemrës tuaj |
Kirurgjia dhe procedurat e tjera. Testet diagnostikuese që kërkon mjeku juaj ndihmojnë për të identifikuar vendndodhjen, llojin dhe shtrirjen e sëmundjes së kllapave të zemrës. Rezultatet e këtyre testeve, struktura e zemrës dhe mosha e mënyra juaj e jetesës do të ndihmojnë të përcaktohet trajtimi më i mirë për ju.
Alternativat kirurgjikale përfshijnë riparimin apo zëvendësimin e kllapës së zemrës. Kllapat mund të riparohen ose zëvendësohen me anë të kirurgjisë tradicionale të kllapave të zemrës ose me anë të një ndërhyrje minimale në kllapën e zemrës. Gjithashtu kllapat e zemrës mund të riparohen me anë të procedurave të tjera si me anë të valvotomisë perkutane me ballon.
Kur juve keni sëmundjen e kllapave të zemrës është e rëndësishme të mbroheni nga problemet e ardhshme të zemrës; madje edhe në qoftë se kllapat kanë qenë riparuar apo zëvendësuar me ndërhyrje kirurgjikale. Këtu keni disa udhëzime se si të mbeteni të shëndetshëm:
Komentoni