Regjistrohu/Kyçu

Riniti alergjik

Rinit – alergjik do të thotë inflamacion i linjës së vrimave të hundës. Rinitet – alergjike presupozojnë se inflamacioni shkaktohet më shpesh nga një alergjit se sa nga një infeksion.

Riniti – alergjik mund të kategorizohet në 2 grupe: rinit – alergjik stinor, ku simptomat shfaqen në kohë të caktuara të vitit dhe rinit – alergjik vjetor, ku simptomat shfaqen në çdo kohë të vitit.

Emri më i përdorshëm për rinitet – alergjike është alergji nga bari. Kur njerëzit thonë që kanë alergji nga bari, ata në përgjithësi mendojnë se kanë rinit – alergjik stinor.

Substancat që shkaktojnë rinitet – alergjike janë prezente në ajër dhe merren nëpërmjet frymëmarrjes nga hunda. Ato përfshijnë barin, polenin e luleve dhe të të korrave, pluhrat e shtëpisë (“alergjia e pluhurave të merimangave”), sporet e myqeve, mbeturina të kafshëve (pjesë lëkure dhe qimesh) kryesisht nga macet dhe më pak jashtëqitje kacabujsh. Polenet që vijnë me anë të erës janë shkaku i riniteve – alergjike stinore, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe verë. Kohëzgjatja e stinës së polenit është në varësi të vendit ku jeton dhe llojet e bimëve përreth. Pluhuri i shtëpisë është shkaku kryesor i riniteve – alergjike gjithëvjetore.

Simptomat e riniteve – alergjike

  • Teshtima të shkurtra;
  • Kruarje hundësh, sysh, veshësh dhe të gojës;
  • Rrufë në hundë, shumë fluide ujore nga hunda;
  • Sy të përlotur, të kuq dhe të fryrë – shpesh me kruarje;
  • Hundë të bllokuara dhe ndonjëherë edhe bllokim të veshëve;
  • Dhimbje fyti, kollë ngacmuese dhe zë i ngjirur;
  • Frymëmarrje e keqe.

Nëse rinitet – alergjike janë të rënda dhe nuk trajtohen, shkaktojnë gjumë të keq gjatë natës dhe kjo bën që të ketë përgjumje gjatë ditës. Personi mund të jetë i predispozuar për infeksione të sinus-eve dhe syve. Nëse personi ka astmë, rinitet – alergjike mund ti bëjnë simptomat e astmës edhe më të vështira për tu kontrolluar.

Përcaktimi nëse keni rinit – alergjik

Simptomat e riniteve – alergjike mund të jenë të ngjashme me kondicione të tjera që mund të prekin hundën si e ftohura dhe polipet natale. Bëni një vizitë tek doktori për të konfirmuar nëse simptomat lidhen me rinit–alergjik apo me kondicione të tjera. Ka të ngjarë që të jetë për shkak të historisë personale se cila substancë (alergjeni) shkakton rrufën, ose doktori mund të kërkojë teste gjaku apo teste të shpimit të lëkurës për të përcaktuar shkakun e alergjisë. Ky është një hap i rëndësishëm në trajtimin e riniteve-alergjike, sepse nëse dihet se cili alergjen shkakton simptomat, kjo mund të evitohet.

Trajtimi për rinitet – alergjike

Evitimi i alergjenëve

Një alergjen siç është poleni mund të jetë e vështirë të evitohet, por mund të merren në konsideratë qëndrimi në shtëpi gjatë stinës dhe qëndrimi në shtëpi gjatë ditëve që fryn erë, ose pas saj. Evitoni kositjen e lëndinave dhe larjen pas veprimtarive që ekspozojnë personin në mjedise me shumë polen.

Nëse jeni alergjik ndaj kafshëve, mbajini ato jashtë shtëpisë.

Minimizoni pluhurin e shtëpisë duke e mbajtur shtëpinë e ajrosur, duke evituar krijimin e lagështirës ajrore brenda shtëpisë, duke përzgjedhur pajisjet shtëpiake dhe materialet e mbulimit të dyshemesë që nuk nxitin krijimin e pluhurit, mbuloni jastëkët e dyshekët me mbulesa antipluhur, përdorni pastrues me vakuum me filtër ajri të përshtatshëm dhe përdorni teknika të mbledhjes së pluhurave kur pastroni shtëpitë. Lodrat e buta janë vendi më i zakonshëm i mbetjes së pluhurave të shtëpisë, kështu që larja e tyre në mënyrë të rregullt me ujë jo të ftohtë dhe evitimi i mbajtjes së tyre në shtrat janë mënyra të mira.

Ilaçet

Ilaçet për të trajtuar dhe për të ndihmuar në parandalimin e riniteve – alergjike jepen nga doktori dhe gjenden në farmaci. Ato mund të jenë efektive në pakësimin e simptomave. Gjithmonë vazhdoni të evitoni alergjenët sa më shumë që të jetë e mundur, edhe kur jeni duke marrë ilaçe.

Ilaçet merren nëpërmjet gojës (zakonisht tableta) ose si spraje nga hunda dhe përfshijnë antihistamina (kërkoni lloje jo – sedative për përdorim gjatë ditës), spraje hundore kortikosteriode, dekongjestues (për përdorim afatshkurtër — më pak se 5 ditë) dhe produkte të kombinuara të këtyre ilaçeve si p.sh. tableta që përmbajnë antihistamina dhe dekongjenstantë.

Spraje të tjera hundore që mund të rekomandohen nga ana e doktorëve janë ipratropium bromide (Atrovent Nasal) për rrufë të rëndë. Spraji hundor sodium cromoglycate (Rynacrom) mund të ndihmojë në parandalimin e simptomave të riniteve – alergjike.

Montelukast sodiumi (me emrin tregtar Singulair), një receptor antagonist leukotrien është një ilaç që jepet me recetë në formën e tabletave për trajtimin e simptomave të riniteve – alergjike. Receptorët antagonistë leukotrienë mund të rekomandohen për fëmijët me rinit – alergjik dhe astmë, sepse këto lloj ilaçesh mund të jenë efektive në të dy rastet.

Disa ilaçe mund të fillojnë të merren përpara stinës së poleneve dhe merren çdo ditë për të parandaluar shfaqjen e simptomave. Të tjerët mund të përdoren “sipas nevojës” për shmangien e shpejtë të simptomave. Këshilla e doktorit për opsionin më të mirë është gjëja më e mirë që duhet bërë.

Imunoterapia

Nëse simptomat e riniteve – alergjike janë problematike përveç përdorimit të evituesve të alergjenëve, mund të ketë vend për marrjen e masave imunoterapeutike. Këto jepen nga ana e specialistëve të alergjive dhe do të thotë marrje e një sasie shumë të vogël të alergjenit nëpërmjet injeksioneve të përsëritura me sasi që rriten gradualisht për disa vite. Qëllimi është që personi të bëhet i pandjeshëm ndaj alergjenit, dhe kjo bën që të reduktohen apo edhe eliminohen simptomat.


Faton 10/01/2023

Unë po bëhem alergji shumë dhe më shfaqen puçrra me qelb në tërë trupin nuk po di a është nga ushqimi apo nga pluhuri apo nga stina qfarë ha më shfaqen puçrrat në krejt trupin e kam bërë testin në laborator të alergjis në spital më kanë thënë negativ mua më duhet ta gjej shkaktarin i cili më shkakton alergji dhe puçrra si mundem të shërohem vërtet kam nevojë shumë për shërim Ju mirëpres me shumë respektë

Komentoni