Sëmundja pulmonare kronike obstruktive (COPD) është një gjendje afatgjatë (kronike), që pengon (bllokon) rrugët e frymëmarrjes.
Shpesh termi COPD është përdorur për të përshkruar bronkitin kronik dhe emfizemën, 2 sëmundje progresive të mushkërive, që mund të ndodhin më vete ose së bashku. Forma më e zakonshme e COPD-së është kombinimi i të dy gjendjeve.
COPD shkakton rritjen e vështirësisë së frymëmarrjes – e cila sjell probleme në aktivitetet ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës.
Bronkiti kronik është një inflamacioni kronik i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Ai është përcaktuar si një kollë produktive që ndodh mbi një bazë ditore për të paktën 3 muaj në 2 ose më shumë vite rresht.
Bronkiti rezulton nga prodhimi i tepërt i mukusit në mushkëri, i cili prodhohet për të mbajtur të lagësht bronket. Kjo shkakton kollitjen dhe ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes duke e bërë më të vështirë për ajrin rrjedhjen lirisht. Si rezultat shkaktohet vështirësia në frymëmarrje. Shumë njerëz përjetojnë bronkitin akut (afatshkurtër) në një moment të caktuar të jetës së tyre. Bronkiti kronik zgjat me muaj ose vite.
Emfizema ndodh, kur qeset e ajrit (alveoli) zmadhohen dhe dëmtohen. Kjo e bën më pak efiçente transferimin e oksigjenit nga rrugët e frymëmarrjes për në gjak, çka shkakton vështirësi frymëmarrjeje.
Shkaqet më madhore të emfizemës dhe bronitit kronik janë shkaktuar nga përdorimi afatgjatë i duhanit.
Në disa raste COPD mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj pluhurit dhe tymrave kimik. Në njerëzit të cilët pinë duhan, tymrat e ajrit mund të ashpërsojnë shimptomat e COPD-së, por tymrat e ajrit nuk sjellin të njëjtin shqetësim të COPD–së tek njerëzit të cilët nuk janë duhanpirës.
Ekziston edhe një lloj shumë i rrallë i emfizemës, i quajtur A1AD, një gjendje gjenetike në të cilën trupi i një personi ka mungesën e një proteine të quajtur alfa1-antitripsinë. Kjo proteinë zakonisht ndihmon në mbrojtjen e mushkërive. Duhani rrit shpejtësinë e zhvillimit të emfizemës tek njerëzit me mungesën e alfa1- antitripsinë.
Simptomat e COPD-së janë të ndryshueshme. Në format e buta të bronkitit kronik dhe emfizemës, vështirësia e frymëmarrjes dhe kolla mund të jenë simptomat e vetme. Zakonisht emfizema e butë nuk shfaq asnjë shenjë fillimi. Më vonë në të dyja gjendjet, në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, mund të vihen re vështirësi në frymëmarrje. Mund të përjetohet një kollë e vazhdueshme dhe infeksione të kraharorit ose bronkit. Në faza të rënda, aktivitetet ditore bëhen edhe më të vështira dhe shpesh trupi pëson ndryshime.
Indikacionet të cilat tregojnë se jeni nën rrezikun e zhvillimit të COPD-së janë:
COPD është një gjendje progresive dhe fatkeqësisht nuk ekziston asnjë kurë për të. Është gjithashtu e pamundur për të ndryshuar gjendjen e mushkërive të dëmtuara. Megjithatë funksioni i mushkërive mund të përmirësohet dhe simptomat e mushkërive mund të lirohen nga opsionet e vetëmenaxhimit, siç këshillohet nga mjeku, përmes mjekimit dhe ushtrime të veçanta për mushkëritë.
Deri më tani gjëja më e rëndësishme që duhet bërë, nëse keni COPD, është ndalimi i menjëhershëm i konsumimit të duhanit. Në këtë mënyrë do të përmirësoni kollën, do të lehtësoni vështirësinë në frymëmarrje dhe do të ngadalësoni dëmtimin e mëtejshëm të mushkërive.
Komentoni