Regjistrohu/Kyçu

Turbekulozi

Turbekulozi (TB), ndonëse sot është më pak i zakonshëm se në të shkuarën, shfaqet ende edhe në vendet e zhvilluara dhe përbën akoma një gjendje serioze shëndetësore.

Ky infeksion, i shkaktuar nga bakteri Mycobacterium tuberculosis, mund të prekë çdo pjesë të trupit, por kryesisht prek mushkëritë.

Kjo sëmundje, zakonisht është përhapur nëpërmjet frymëmarrjes nga kolla dhe teshtitja e personave të infektuar.

Pjesa më e madhe e njerëzve që janë nën rrezikun e zhvillimit të TB-së janë ato të cilët kanë lindur në vendet që kjo sëmundje është e zakonshme. Këto vende janë Kina, India, Indonesia dhe Afrika Jugore.

Pjesa më e madhe e vendeve perëndimore nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre ndaj TB-së. Megjithatë, vaksinimi është një hap i zgjuar dhe i sigurt për mbrojtjen e njerëzve nga TB.


Komentoni