Regjistrohu/Kyçu

Grykët

Grykët ndodhin kur bajamet tuaja inflamohen, infektohen dhe skuqen. Bajamet janë gjëndra që shtrihen në dy grupe në të dyja anët e pasme të fytit tuaj. Ata luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar trupin tuaj për t’a ruajtur kundër infeksionit.

Grykët janë të zakonshme tek fëmijët, por dikush mund t’a marrë atë pavarësisht moshës që ka. Nuk është e mundur të qenit të imunizuar kundër saj, në mënyrë që njerëzit të mos e marrin atë në mënyrë të përsëritur.

Çfarë i shkakton grykët?

Grykët janë shkaktuar nga viruset ose më rrallë, nga bakteret (më i zakonshmi është bakteri Streptokok). Shpesh ato rezultojnë nga një e ftohur. E ftohura mund të përhapet nga një person në tjetrin nëpëmjet kollës, teshtitjes dhe lëngjeve të infektuara nga hunda dhe fyti.

Cilat janë simptomat e grykëve?

Pavarësisht faktit nëse grykët janë shkaktuar nga virusi ose bakteri, simptomat janë shumë të ngjashme dhe përfshijnë:

  • Dhimbje fyti;
  • Ethe;
  • Vështirësi në të gëlltitur;
  • Dhimbje koke;
  • Një dhimbje të përgjithshme të mos qenit mirë;
  • Dhimbje nyjesh dhe fryrje limfatike (gjëndra) në anë të qafës;
  • Bajame të fryra, të skuqura dhe të dhimbshme; dhe
  • Herë pas here qelb ose në zona të vogla ulcerë mbi bajame.

Ndonjëherë fëmijët e vegjël mund të kenë përzierje, të vjella dhe dhimbje barku. Nëse ekzistojnë shenja të tjera të të ftohtit dhe hundë që rrjedhin, kollë dhe sy që lotojnë, ka më shumë mundësi që grykët të kenë një shkak viral.

Si janë trajtuar grykët?

Nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë dhe ka dhimbje fyti dhe ethe ju duhet t’a çoni tek doktori. Mjeku mund të bëjë një analizë të fytit të fëmijës suaj për të përcaktuar nëse ka një shkak bakterial apo viral për grykët. Nëse shkaku është bakterial, mjeku do t’ju japë antibiotikë, të cilët duhet të lehtësojnë ethe brenda 24 orëve. Sigurohuni që antibiotiket të jenë dhënë siç duhet. Mos ndaloni së dhëni fëmijës tuaj ilaçet vetëm për shkakun se ai ose ajo ndihet më mirë.

Pothuajse të gjithë fëmijët dhe të rriturit me grykë mund të kenë dhimbje, që mund të variojnë nga e butë në të fortë. Paracetamoli mund të jetë i domosdoshëm për dhimbjet dhe ethet, ose doktori juaj mund t’ju japë ilaçe të tjera. Merreni ilaçin ashtu sikundër ju është këshilluar.

Dieta

Jepini fëmijës tuaj ushqime të buta dhe të freskëta siç është peltja, nëse fëmija juaj e do atë për t’a ngrënë. Mos u mërzisni nëse fëmija juaj nuk do që të hajë shumë gjatë kohës që është sëmurë. Për aq kohë sa ai pi lëngje mjaftueshëm, uria e tij do të kthehet në normalitet brenda pak ditësh.

Jepini pije të ftohta ose akuj për t’i thithur. Peltja dhe akullorja mund të jenë të përshtatshme. Fëmijët dhe të rriturit duhet të shkojnë tek doktori nëse ato nuk kanë arritur për të pirë asnjë gjë për 15 orë.

Gargara

Nëse fëmijët janë të rritur mjaftueshëm për të bërë gargarë, gargara me ujë të ngrohtë mund të përdoret për të liruar dhimbjet e fytit. Sigurohuni që pas gargarës ato do t’a pështyjnë kripën.

Kirurgjia

Disa fëmijë të cilët kanë periudha të shkurtra por të shpeshta të grykëve, ose që kanë vështirësi në frymëmarrje për shkak të zgjerimit të bajameve, mund të kenë nevojë për një operacion për të hequr bajamet (heqja e bajameve). Në të kaluarën, heqja e bajameve ishte një procedurë mjaft e zakonshme, por tani kjo është më pak e rekomanduar.

Parandalimi i grykëve

Fatkeqësisht kjo është e vështirë. Nëse grykët kanë një shkak viral, njerëzit mund t’a kalojnë virusin nga dita e parë ku shfaqen simptomat e para e deri në 5 ditë pasi sëmundja e tyre ka filluar. Megjithatë ju mund të mundoheni që të shmangni infeksionin e përhapur duke:

  • Mbajtur fëmijën tuaj larg fëmijëve të tjerë që e kanë atë ose që kanë dhimbje fyti;
  • Larë duart në mënyrë të shpeshtë dhe kurajoni fëmijët që të bëjnë të njëjtën gjë ndërkohë që ju po kujdeseni për dikë më dhimbje grykësh (veçanërisht nëse ju keni fëmijë që nuk janë sëmurë); dhe
  • Mbani ushqimin dhe pijen e personit të sëmurë më bajame të veçuar nga pjesa tjetër e familjes.


Komentoni