Regjistrohu/Kyçu

Ngërçi i këmbëve

Shumë njerëz vuajnë të paktën një herë në jetën e tyre nga përvoja e dhimbjeve të mëdha nga ngërçi i këmbëve. Ngërçi është spazmë me dhimbje të muskujve, zakonsht në pulpë, por ndonjëherë edhe në shputë. Në muskujt e prekur ka shumë dhimbje. Ngërçi mund të vijë pas kryerjes së më shumë ushtrimeve sesa zakonisht ose tek njerëzit që bëjnë sport rregullisht, kryesisht pas stërvitjeve të gjata në të nxehtë.

Çfarë e shkakton ngërçin?

Ka shumë arsye të ndryshme përse ndodh ngërçi. Mosbalancimi i mineraleve si sodiumi, kalciumi, magneziumi ose potasiumi janë një nga faktorët e mundshëm të rrezikut. Një faktor tjetër është qarkullimi i paktë dhe gratë shtatzëna janë të predispozuara për ngërçe të kësaj natyre.

Ngërçi i natës

Një nga format më shqetësuese të ngërçit është ngërçi nokturnal (i natës), që shpesh zgjon atë që e vuan këtë gjendje –që është zakonisht në moshë të madhe.

Ngërçi i natës zakonisht prek muskujt e pulpës në këmbë. Tek disa njerëz kyerja e ushtrimeve të shtriqjes të pulpës të kryera disa herë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e ngërçit të natës. Fjetja me këmbë të mbledhura dhe me mbulesa të lirshme ndihmon në këtë rast.

Më përpara për të parandaluar ngërçin e këmbëve kanë qenë përdorur edhe tabletat e kininës, por tashmë nuk rekomandohen sepse nuk jepnin shumë përmirësim dhe mund të shkaktonin efekte anësore.

Lehtësimi i ngërçit

Kur keni ngërç, më e mira është kryerja e shtriqjes së muskujve. Kur preket pulpa, kjo mund të bëhet duke vendosur shtrirë këmbët përballë njëra-tjetrës dhe duke masazhuar pulpat njëkohësisht. Edhe pse janë të dhimbshme, ngërçet e këmbëve janë më shumë një telash sesa dhimbje. Fatmirësisht, ato nuk janë shenjë e ndonjë gjëje serioze.


Komentoni