Pankreatiti është një inflamacion i pankreasit (një nga organet e sistemit të tretjes). Ai zhvillohet kur enzimat tretëse, që pankreasi juaj prodhon që të tresë ushqimin, ngjiten tek vetë pankreasi.
Ekzistojnë dy lloje të pankreatitit–akut (e cila vjen papritmas dhe zakonisht është jetëshkurtër) dhe kronik (një gjendje e vazhdueshme, që vazhdon për vite me radhë). Pankreatiti, veçanërisht forma akute, mund te jetë një gjendje serioze, dhe pothuajse gjithmonë shkakton dhimbje abdominale të moderuar deri në të rëndë.
Simptoma kryesore e pankreatitit akut është dhimbja e sipërme abdominale, që mund të ndihet sikur ajo po kalon në shpinën tuaj. Dhimbja mund të përkeqësohet me të ngrënët ose me të pirit e alkoolit, dhe mund të përmirësohet me të ulurën ose me të shtrirën së prapthi. Përzierja, të vjellat dhe temperatura janë simptoma të zakonshme.
Pjesa më e madhe e njerëzve me pankreatitin kronik kanë dhimbje të barkut, që zgjasin për disa orë, disa ditë ose disa javë. Dhimbja mund të jetë e rëndë, dhe si rezultat i pankreatitit kronik, përkeqësohet me pirjen e alkoolit dhe me të ngrënën. Disa njerëz kanë dhimbje të vazhdueshme, që ndryshon në intensitet. Simptomat e tjera përfshijnë përzierjet dhe ethet.
Ata që vuajnë me pankreatit kronik, gjithashtu kanë simptoma që rezultojnë në dëmtime afatgjata të pankreasit. Normalisht, pankreasi juaj prodhon enzima, që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, dhe hormone (insulinë dhe glukozë), për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të qelizave që kryejnë këto funksione.
Nëse pankreasi juaj nuk është në gjendje që të bëjë të mundur, që enzimat të bëjnë tretjen e duhur të ushqimit, yndyrat dhe ushqyesit e tjerë, nuk mund të absorbohen nga zorrët tuaja, duke rezultuar në sasi yndyrore, humbje peshe dhe kequshqyerje. Dëmet e rëndësishme të prodhimit të qelizave për insulinë, mund të shkaktojnë diabetin.
Gurët e tëmthit dhe abuzimi me përdorimin e alkoolit, janë dy nga gjendjet më të zakonshme, që janë të lidhura me pankreatitin akut. Ekzistojnë disa shkaqe të tjera, pak më të zakonshme të pankreatitit akut, që përfshijnë:
Ndonjëherë, nuk është e mundur për të përcaktuar shkakun e pankreatitit, por është menduar se një kombinim i faktorëve të trashëguar dhe mjedisorë, është i përfshirë në shumicën e rasteve.
Pankreatiti kronik zakonisht është shkaktuar gjatë viteve si rezultat i përdorimit të shumtë të alkoolit. Ndonjëherë, pankreatiti kronik ndjek një pjesë të pankreatitit akut. Ekziston gjithashtu një formë e trashëguar e kësaj sëmundjeje, që është e njohur si pankreatiti trashëgimor dhe njerëzit me fibrozën cistike (një gjendje e trashëguar), e cila ka një rrezik të lartë në të trashëguarit e pankreatitit kronik.
Nëse doktori juaj dyshon se keni pankreatit, duhet të bëni testet e gjakut, duke parë për nivele të larta të enzimave në gjak. Mund të keni gjithashtu nevojë për një ultratingull, rreze X ose një skanim të pjesës së barkut, duke parë për ndonjë mundësi të dëmtimit të pankreasit dhe të gurit në tëmth (një nga shkaqet kryesore të pankreatitit).
Pjesa më e madhe e njerëzve me pankreatitin kronik, kanë nevojë që të trajtohen në spital. Nëse keni këtë lloj pankreatiti, duhet që të ndaloni të ngrënën dhe të pirën për disa ditë, dhe të merrni lëngje. Për qetësimin e dhimbjeve, mund të keni nevojë për një mjekim të fortë, siç është morfina. Njerëzit me pankreatit të rëndë, gjithashtu do të kenë nevojë që të trajtohen me antibiotikë.
Nëse ekziston një shkak i dukshëm i pankreatitit, siç janë gurët në tëmth, atëherë doktori duhet ta trajtojë atë. Ndonjëherë kirurgjia është e domosdoshme për të eliminuar dëmtimin në zonën e pankreasit ose për të trajtuar komplikacionet.
Ndryshimet e jetesës janë një komponent i rëndësishëm trajtimi për pankreatitin kronik–eliminimi i alkoolit dhe ngrënia e një diete me pak kalori, zakonisht është e rekomandueshme. Mund të keni nevojë që të merrni suplemente enzimash, që t’ju ndihmojnë për tretjen, dhe nëse keni dëmtim të pankreasit, do të thotë që keni diabet, do të keni nevojë gjithashtu për një injeksion insuline. Megjithatë, shumë njerëz me pankreatitin kronik, mund të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak me diete dhe ushqime.
Për disa njerëz, lënia e alkoolit mund të jetë gjithçka që mund të bëhet për kontrollin e dhimbjeve të pankreatitit kronik. Por, disa njerëz duhet të marrin qetësues dhimbjesh, siç është paracetamoli ose kodeina, për të trajtuar dhimbjet abdominale të vazhdueshme. Fatkeqësisht, dhimbja e lidhur me pankreatitin kronik, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar me qetësues dhimbjesh konvencionalë.
Disa njerëz vërejnë se marrja e suplementeve të enzimave të pankreasit, ndihmon në trajtimin e dhimbjeve të tyre. Në rastet kur ilaçet dështojnë në kontrollin e dhimbjeve, mund të provohen qetësuesit e fortë të dhimbjeve ose kirurgjia (për të eliminuar pjesët e dëmtuara të pankreasit ose për të bllokuar nervat që transmetojnë dhimbjen nga pankreasi).
Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë pankreatitin akut shërohen, por, fatkeqësisht, në disa njerëz ajo mund të jetë një sëmundje fatale. Zakonisht, pankreatiti akut i butë, do një javë për t’u përmirësuar. Njerëzve me sëmundje të moderuar ose të rëndë do t’ju duhet më shumë kohë që të bëhen më mirë, dhe disa njerëz kanë probleme të mëtejshme të pankreatitit. Çdo herë që pankreasi skuqet, ekziston rreziku që të mbeteni të dëmtuar përgjithmonë.
Njerëzit me pankreatitin kronik, priren që të kenë probleme afatgjata me dhimbje të përhershme dhe mospërthithje të mirë.
Komentoni