Në momentin e diagnostikimit të emfizemës, dëmtimi i mushkërive ka ndodhur dhe është shumë i vështirë ndryshimi. Trajtimi ka si qëllim lirimin e simptomave dhe ndalimin e sëmundjes nga progresi i mëtejshëm.
Nëse jeni diagnostikuar me emfizemë dhe jeni duhanpirës, mjeku do t’ju këshillojë që të ndaloni menjëherë duhanin. Ndalimi i duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni, për të mbajtur të shëndetshme mushkëritë dhe për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme. Ekzistojnë shumë metoda, që mund t’ju ndihmojnë, por për këtë duhet të flisni me mjekun tuaj.
Mjekimet e quajtura bronkodilatore, mund të jepen për t’ju ndihmuar me frymëmarrjen, ato pushojnë dhe hapin rrugët e frymëmarrjes në mushkëri. Kortikosteroidet tek disa njerëz mund të ndihmojnë në lirimin e simptomave. Nëse zhvilloni një infeksion bakterial kraharori dhe keni emfizemë, kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj këshillohet marrja e antibiotikëve.
Duhet të përpiqeni për të mbajtur një regjim të mirë shëndeti, duke siguruar ngrënien e një diete të balancuar dhe marrjen e pushimeve të nevojshme. Mjeku mund t’ju këshillojë një program të rregullt ushtrimesh, që mund të përfshijë ushtrime për përmirësimin e frymëmarrjes. Këto janë quajtur ushtrime të rehabilitimit pulmonar dhe mund të përmirësojnë kapacitetin e ushtrimeve dhe cilësinë e jetës.
Mundohuni që të shmangni ndotjen e ajrit, i cili përkeqëson simptomat tuaja.
Sigurohuni që të shkoni tek mjeku në fillimin e sezonit të dimrit, për kryerjen e vaksinës kundër gripit. Do të ishte i domosdoshëm edhe vaksinimi kundër pneumonisë së pneumokokut, pasi kjo simptomë mund të përkeqësojë emfizemën.
Disa njerëz me emfizemë mund të jenë të përshtatshëm për kryerjen e kirurgjisë, të quajtur kirurgjia e reduktimit të volumit të mushkërive – e cila sjell përmirësimin e disa pacientëve, të paktën në periudhë afatshkurtër. Transplantimi i mushkërive mund të sigurojë për disa njerëz lirimin e simptomave.
Cilindrat portabël të oksigjenit, janë përdorur nga disa njerëz gjatë ecjeve të shkurtra, për një orë apo më shumë. Ka disa njerëz të tjerë, të cilët kanë një përmbajtje shumë të ulët oksigjeni në gjakun e tyre, saqë ju duhet që të mbajnë në shtëpi një furnizues oksigjeni.
Komentoni