Hernia diskale (disku i rrëshqitshëm), shfaqet kur njëra pjesë apo i gjithë disku sforcohet si pasojë e një pjese të dobët të tij. Kjo bën që të ushtrohet presion mbi nervat që gjenden pranë ose në shtyllën kurrizore.
Kockat (vertebrat) e shtyllës kurrizore mbrojnë nervat të cilat zgjaten nga truri dhe udhëtojnë për poshtë duke formuar rrjetin e nervave të shtyllës kurrizore. Rrënjët e nervave janë nerva të mëdha të cilat dalin nga korda shpinore (sistemi i nervave të shtyllës kurrizore) dhe degëzohen më pas, duke lënë shtyllën kurrizore, nëpërmjet secilës verteber.
Kockat e shtyllës kurrizore janë të veçuara nga njëra tjetra nëpërmjet disqeve. Disqet shërbejnë për të zbutur efektin e çdo impakti të mundshëm mbi shtyllën kurrizore, si dhe për të krijuar hapësira midis vertebrave. Disqet lejojnë që të ketë veprim dhe lëvizshmëri midis vertebrave. Kjo bën të mundur që ju të përkuleni dhe të zgjateni.
Kur vuani nga Hernia Diskale, mund të ndodhë që:
Hernia diskale është një nga shkaqet e radikulopative. Këtu përfshihet çdo sëmundje që prek rrënjët e nervave shpinore.
Disqet e zhvendosura shfaqen më tepër tek meshkujt në gjysmë moshë, zakonisht si rrjedhojë e aktivitetit tepër të lodhshëm. Risqet e tjera përfshijnë dhe ato që janë të pranishme që në lindje (kongjenitale), të cilat ndikojnë në madhësinë e kanalit shpinor lombatik (kanali ku kalojnë nervat në pjesën e fundme të shtyllës kurrizore).
Dhimbja shfaqet zakonisht në njërën anë të trupit.
Dhimbja fillon e lehtë dhe përkeqësohet :
Mund të keni dhe dobësi në muskuj të caktuar. Ndonjëherë ju nuk e vini re derisa kontrolloheni tek doktori. Në raste të tjera, ju do të keni vështirësi të ngrini këmbën, të qëndroni mbi gishtat e këmbëve, të shtrëngoni fort me njërën dorë apo probleme të tjera të këtij lloji.
Dhimbja dobësia dhe mpirja, shpeshherë zhduken ose lehtësohen me kalimin e kohës.
Një kontroll i gjithanshëm fizik dhe historiku i shëndetit fizik, janë gjithmonë hapi i parë. Në varësi të vendit ku ju shfaqni simptoma, doktori do t’ju kontrollojë qafën, shpatullën, krahët dhe duart ose fundin e shpinës, ijet, këmbët dhe pjesën e poshtme të tyre.
Doktori gjithashtu do të kontrollojë:
Doktori mund t’ju kërkojë dhe:
Dhimbja e këmbës, që ndodh kur jeni ulur dhe ngrini këmbën për lart, zakonisht tregon se keni një disk të zhvendosur në pjesën e fundme të kurrizit.
Në një tjetër test, do ju duhet të përkulni kokën para, ndërkohë që një profesionist ushtron trusni lehtë për poshtë, në pjesën e sipërme të kokës. Nëse mpirja dhe dhimbja gjatë këtij testi rritet, kjo tregon se mund të keni një disk të zhvendosur në pjesën e qafës.
Trajtimi i parë për një disk të rrëshkitur është një periudhë e shkurtër qetësimi dhe mjekime për dhimbjen. Ky trajtim ndiqet dhe nga terapi fizike. Shumica e njerëzve që ndjekin këto trajtime, e marrin veten dhe i rikthehen aktiviteteve të përditshme. Disa njërëzve do ju nevojitet më shumë trajtim. Ky përfshin injeksion steroidesh ose operacion.
Barnat e ndryshme mund t’ju ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjes. Doktori mund t’ju përshkruaj mjekime pa stereoide antiinflamatore, për mbajtjen nën kontroll të dhimbjes së vazhdueshme. Barnat narkotike (morfina, kodeina etj), mund t’ju jepen kur dhimbja është shumë e fortë dhe nuk pushon me marrjen e barnave anti-inflamatore pa stereoide.
Nëse keni spazma të kurrizit, zakonisht do të merrni relaksues muskujsh. Në raste të rralla mund të nevojiten barna me stereoide, me kokrra ose në rrugë intravenoze, për të qetësuar dhimbjen e shpinës.
Dieta dhe stërvitja janë shumë të rëndësishme për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, nëse jeni mbi peshë.
Terapia fizike është e rëndësishme gati për të gjithë ata me sëmundje të diskut. Terapistët do ju tregojnë se si të ngrini pesha, ecni, visheni dhe të ushtroni aktivitete të tjera. Ata ju mësojnë si të forconi muskujt që ndihmojnë për të mbajtur shtyllën kurrizore. Ju do të mësoni dhe si të rrisni përthyeshmërinë e shpinës dhe këmbëve tuaja.
Injeksionet e stereoideve brenda kurrizit, në zonën e hernies diskale, mund të ndihmojnë për të mbajtur dhimbjen nën kontroll për disa muaj. Këto shiringa ulin enjtjen rreth diskut dhe lehtësojnë disa simptoma. Injeksionet në shtyllën kurrizore, bëhen zakonisht në zyrën e doktorit.
Operacioni paraqet një mundësi të mirë, nëse simptomat nuk largohen me trajtime të tjera. Diskektomia është operacion që heq një pjesë apo gjithë diskun. Diskutoni me doktorin për të ditur cila nga këto mundësi është më e mira për ju.
Pjesa më e madhe e njerëzve shfaqin përmirësime duke u trajtuar. Ndonjëherë mund të keni dhimbje shpine të vazhdueshme edhe pas trajtimit.
Mund të duhen disa muaj deri në një vit ose më shumë, që ju të ktheheni tek aktiviteti juaj normal, pa patur dhimbje dhe pa e sforcuar mesin. Njerëzit të cilët kanë punë që përfshijnë ngritje peshash ose sforcim të mesit, mund të jenë të detyruar të ndryshojnë aktivitetet e punës për të mos e dëmtuar përsëri mesin.
Në raste të rralla, mund të shfaqen këto probleme:
Telefononi doktorin tuaj kur:
Të punoni dhe jetoni me kujdes, të përdorni teknikat e duhura për ngritjen e peshave dhe të kontrolloni peshën trupore, janë veprime që mund të ndihmojnë për të parandaluar dëmtimet e mesit.
Doktori mund t’ju rekomandojë të mbani një brez mesi për të mbajtur shpinën të palëvizur. Brezi parandalon dëmtimet tek njerëzit që ngrenë objekte të rënda në punë. Por, përdorimi me tepricë i këtyre pajisjeve mund të dobësojë muskujt që mbajnë shtyllën kurrizore dhe ta përkeqësojë gjendjen.
Radikulopati lombarike; radikulopati cervikale; Hernie diskale intravertebrale; Disk intravertebral i prolapsuar; disk i rrëshkitur (zhvendosur); Pulpozë bërthamore e hernizuar. Këto janë emra të tjerë për këtë sëmundje.
Komentoni