Amnezia nënkupton humbjen e memories. Paaftësia e përkohshme për të mbajtur mend një emër, është një faktor që të gjithë ne e përjetojmë. Në momentin që ne e kujtojmë emrin, është shumë e vëshirë për të kuptuar sesi ne e harruam. Amnezia në të vërtetë nënkupton një humbje të kujtesës, por jo të një humbjeje të përgjithshme, duke mos mbajtur mend asgjë. Procesi i memories është i vështirë dhe nuk është kuptuar plotësisht. Duket sikur pjesë të ndryshme të trurit janë të përfshira në pjesë të ndryshme të memories.
Shumë elementë mund të shkaktojnë amnezinë. Kjo përfshin infeksionet dhe dëmtimet e trurit, ilaçet, ataket dhe reduktimin e qarkullimit të gjakut, veçanërisht tek njerëzit e moshuar. Në demencë, që shpesh është parë si sëmundja Alzheimer, humbja e memories ndaj ndodhive të fundit është gjëja e parë që vihet re, ndërkohë që memoria e ndodhive të së shkuarës është më e fortë.
Një formë alarmante por jo-serioze e amnezisë së përkohshme është e njohur si amnezia e përkohshme globale (TGA). TGA-ja është një ndodhi e përkohshme e humbjes së memories. Njerëzit e prekur janë të moshës së mesme ose të moshuarit. Ato shfaqen shumë normalë, i njohin njerëzit me të cilët ato rrinë dhe mund të kryejnë pa asnjë lloj problemi aktivitete të tilla siç është p.sh. ngarja e makinës. Megjithatë, ato kanë një humbje të thellë të memories dhe nuk janë në gjendje për të mbajtur mend gjërat e kohëve të fundit. Kjo është një gjë shumë e frikshme për tu përjetuar si për njerëzit përreth ashtu sikundër edhe për vetë personin.
Njerëzit me amnezinë e përkohshme globale bëjnë pyetje në mënyrë të përsëritshme dhe shfaqin gjendje ankthi, nervozizëm dhe hutim. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se ekziston një periudhë e pashpjegueshme që humbet nga kujtesa e tyre.
Nuk dihet asnjë shkak pse ndodh kjo sëmundje. Variantet e migrenës dhe ataket, kanë qenë gjithmonë shkaqe dyshuese. TGA-ja mund të jetë shkaktuar nga aktivitete fizike ekstreme, aktivitete fizike në ujë shumë të ngrohtë ose të ftohtë, aksidente ose përjetime të forta emocionale. Të paturit e TGA-së nuk do të thotë që ekziston mundësia që të ndodhë një atak ose që personi është duke vuajtur nga ndonjë problem tjetër fizik. TGA-ja duhet ndarë nga gjërat e tjera që shkaktojnë humbjen e memories, një pjesë e të cilave mund të jenë kërcënuese për jetën.
Shërimi është zakonisht shumë i shpejtë. Rreziku i të paturit të një ataku të dytë brenda 5 viteve është raportuar rreth një përqindjeje 3 deri 20.
Nuk ekziston asnjë mënyrë e thjeshtë për të treguar shkaqet e amnezisë, që shpesh është kërcënuese për jetën dhe që shkakton humbjen e memories dhe për këtë arsye duhet kërkuar në mënyrë të menjëhershme vëmendja mjekësore.
Komentoni