Regjistrohu/Kyçu

Mungesa e vitaminës D lidhet me ngushtimin arterial

Dritë e re është hedhur në lidhjen midis vitaminës D dhe sëmundjeve kardiovaskulare (sëmundjet e zemrës dhe atakut) në një studim të pacientëve me nivel të ulët në gjak të vitaminës, ku është vënë re një rritje e ngushtimit arterial dhe e anormaliteteve në linjat e enëve të gjakut.

Kërkuesit amerikanë kanë kontrolluar nivelet e vitaminës D të 550 pacientëve që nuk kanë patur simptoma, duke gjetur një shoqërizim midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) në irespektivitet me faktorë të tjerë të CVD-së, siç janë indeksi i masës trupore, kolesteroli dhe rraca.

“Gjetjet tona të rritjes së ngushtimit të arterieve dhe anormaliteteve në linjat e enevë të gjakut me nivelin e ulët të vitaminës D japin një … shpjegim se si gjendja e pakësuar e vitaminës D … mund të sjellë predispozitë tek individët për një rrezik më të lartë të CVD-së dhe ngjarje të pafavorshme,” thanë autorët (Revista e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë 2011; 58: 186-92).

Ata gjetën se midis 42 pacientëve ku niveli i vitaminës D u kthye në normalitet gjatë 6 muajve të periudhës së studimit, ngushtimi arterial u përmirësua.

Kërkuesit australianë kanë treguar se rreth 40% e grave dhe 23% e burrave që kanë patur nivel të ulët të vitaminës D, duke qenë në moshë të madhe dhe duke patur përkujdesje nga infermierët kanë patur një përmirësim respektivisht rreth 80% dhe 70%.

Në të njëjtën kohë, një rishikim nga Bashkëpunimi Cochrane që ka ekzaminuar efektin e suplementëve të vitaminës D përkundrejt placebo-s(trajtimit fals) në rreth 95,000 pacientë të moshuar (79% gra, me moshë mesatare 74 vjeç) tregoi se suplementet mund të reduktojnë vdekshmërinë rreth 6%.

“Kjo korrespondon me 200 pjesëmarrës që duhet të trajtoheshin për një periudhë mesatare 2 vjeçare për një shtesë të jetës mesatarisht rreth 1 vit,” thanë autorët (Të dhënat Cochrane nga rishikimet sistematike 2011; 7: CD007470).

Mbijetesa u vëzhgua për vitaminën D3 (cholecalciferol) por jo për ndonjë formë tjetër të suplementit, vitaminën D2 (ergocalciferol) ose për forma të tjera aktive të vitaminës D (alfacalcidol dhe calcitriol).

Vitamina D në formën e vitaminës D (3) duket se pakëson vdekshmërinë në gratë me moshë të shtyrë që janë kryesisht në institucione dhe në varësi të kujdesit,” konkluduan autorët.


Komentoni