Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore që prek rreth një person në 100 vetë. Ajo prek mënyrën sesi njerëzit mendojnë, ndjejnë dhe sillen.
Si pjesa më e madhe e sëmundjeve, ekziston një gamë e gjerë ashpërsie. Disa njerëz do të përjetojnë vetëm një ose 2 episode gjatë gjithë jetës, ndërkohë që për të tjerët është një problem afatgjatë.
Skizofrenia zakonisht ndodh tek adoleshentët dhe tek të rriturit e rinj.
Skizofrenia i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Njerëzit me skizofreni zakonisht përjetojnë simptoma të psikozës, një humbje e kontaktit me realitetin, ashtu sikundër edhe një sërë gjendjesh të tjera.
Disa nga simptomat e psikozës janë:
Karakteristika të tjera të zakonshme të skizofrenisë janë tërheqja shoqërore, duke shfaqur mungesë emocionesh, humbje interesi në aktivitetet e zakonshme dhe humbje motivimi. Njerëzit me skizofreni munden gjithashtu që të ndihen të depresuar, në ankth ose të irrituar, duke patur vështirësi në marrjen e vendimeve dhe për t’u lidhur me njerëz të tjerë. Ato mund të kenë vështirësi përqendrimi ose probleme me memorien.
Simptomat mund të shfaqen menjëherë për disa ditë ose javë. Simptomat më të dukshme janë ndryshime të sjelljes normale, tërheqje sociale ose besime të pazakonta. Simptomat e skizofrenisë mund të largohen dhe përsëriten disa herë.
Ekzistojnë shumë pak informacione të lidhura me skizofreninë. Shumë njerëz mendojnë se njerëzit me skizofreni kanë personalitet të dyfishtë. Kjo nuk është e saktë dhe ka shumë mundësi që të rezultojë nga mënyra sesi njerëzit e prekur nga çrregullimi bëjnë interpretimet.
Asnjë nuk e di se çfarë e shkakton skizofreninë. Influencat gjenetike dhe mjedisore janë të rëndësishme. Është më e zakonshme në njerëzit që kanë histori familjare me skizofreninë dhe është besuar që mund të jetë një tendencë e trashëguar drejt disa ndryshimeve të caktuara në kiminë e trurit që ndodh tek ato të cilët janë të prekur. Problemet gjatë shtatzënisë dhe lindjes, nivelet e larta të stresit mjedisor dhe përdorimi i kanabis janë gjithashtu të lidhur me një rritje rreziku.
Skizofrenia është një gjendje kronike e vazhdueshme që zakonisht kërkon një trajtim përgjatë gjithë jetës, edhe kur simptomat janë të kontrolluara.
Trajtimet moderne, duke përfshirë ilaçet ashtu sikundër mënyrën e jetesës, çështjet psikologjike, ambjentin e punës dhe ndërhyrje të tjera, kanë përmirësuar në mënyrë dramatike paraqitjen e njerëzve me skizofreni.
Trajtimi me ilaçe është një komponent special për pjesën më të madhe të njerëzve me skenizofreni. Ilaçet antipsikotike mund të reduktojnë ose eleminojnë simptomat e skizofrenisë dhe të reduktojnë rrezikun e rikthimit në momentin që simptomat janë kontrolluar. Llojet e reja të antipsikotikëve kanë një rrezik më të ulët të efekteve anësore.
Pjesa më e madhe e njerëzve me skizofreni tani jetojnë në komunitet dhe shijojnë jetën sociale. Ndërhyrjet e hershme kanë rezultuar që të jenë shumë të rëndësishme në skizofreni, kështu që nëse ju jeni të shqetësuar për veten ose një person i ri që ju njihni mund të shfaqë shenja të skizofrenisë, kontaktoni menjëherë mjekun ose profesionistin e shëndetit mendor.
Komentoni