Regjistrohu/Kyçu

Melanoma

Ekzistojnë shumë forma të kancerit të lëkurës – që është një problem mëse i njohur, veçanërisht për ato që jetojnë në vende ku ka shumë diell.

Forma më  e rrezikshme e kancerit të lëkurës njihet me emrin melanoma. Kjo zakonisht fillon në melanocitet – qeliza të holla në shtresën e jashtme të lëkurës. Këto qeliza i japin lëkurës pigmentin (ngjyrën).

Nëse nuk zbulohet dhe hiqet, melanoma mund të rritet nëpër shtresa më të thella të lëkurës, nga ku ato mund të shpërndahen në pjesë distante të lëkurës, siç është truri dhe mëlçia. Këtu ato mund të ndërhyjnë në funksionet normale jetësore  dhe të shkaktojnë vdekjen.

Si duket melanoma?

Melanoma duket pothuajse si një pikël. Ajo mund të ketë një larmi ngjyrash, duke përfshirë të zezën, blunë, kafen, të kuqen apo nganjëherë një ngjyrë të zbehtë në gri. Melanomat zakonisht kanë një kufi të parregullt (të njollosur). Ngjyra e tyre shpesh nuk është uniforme. Melanomat zakonisht janë të sheshta, por shpesh bëhen të ngritura pasi ato rriten.

Shenjat e para të melanomës zakonisht janë shfaqja e pikave të reja në lëkurë, ose ndryshimet në aparencën e një pike. Ky ndryshim zakonisht është në përmasë, formë ose ngjyrë. Ajo zakonisht ndodh mbi disa javë ose muaj dhe jo në pak ditë.

Gjatë pubertetit këto ndryshimeve të pikave të lëkurës janë normale. Por zakonisht në këtë moshë pikat dhe qukat ndryshojnë në të njëjtën kohë. Nëse vetëm një qukë ndryshon, ose njëra ndryshon më shpejt sesa tjetra, duhet të kërkohet këshilla mjekësore.

Rreziqet e melanomës

Një sërë gjërash i vendosin njerëzit në rrezikun e të zhvilluarit të melanomës.

Gjëja më e rëndësishme është ekspozimi në diell, veçanërisht në fëmijëri. Ekspozimi i mjaftueshëm për të shkaktuar djegien nga dielli në më shumë se një herë mund të sjellë formimin e melanomës.  Gjithashtu, në një rrezik të lartë janë ato me lëkurë të bardhë (pa pigment), flokë të kuq ose bjond dhe me sy blu. Të paturit e një pjesëtari në familje që ka patur melanoma rrit shanset tuaja për ta zhvilluar këtë sëmundje. Por është e rëndësishme për të mbajtur mend që njerëzit me asnjë nga këto faktorë rrezikues mundet ende që të zhvillojnë melanomën.

Pamja e jashtme e njerëzve më këtë lloj problemi varet kryesisht nga trashësia (thellësia) e melanomës. Gjithashtu ato varen shumë nga koha se kur ato janë gjetur. Nëse melanoma është hequr kur ka qenë më pak se 1mm e thellë dhe nuk ka përhapje në nyjet limfatike ose në ndonjë pjesë tjetër, shanset e shërimit janë më shumë sesa 95%.

Gjithashtu, melanoma mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit (duke përfshirë ato pjesë që janë të ekspozuara në diell), siç janë sytë, goja, dhe mënyra më e mirë e mbrojtjes është ekspozimi sa më i paktë në diell.

Kjo do të thotë që të qëndroni brenda, nëse është e mundur rreth orës 10 të mëngjesit deri 15 të pasdites dhe të vendosni mbrojtjen maksimale siç janë edhe syzet.

Kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj dhe shkoni tek doktori nëse ju keni ndonjë dyshim për ndryshime në lëkurë.


Komentoni