Regjistrohu/Kyçu

Kanceri i qafës së mitrës

Qafa e mitrës është në pjesën e ulët të uterusit (mitrës), e cila shtrihet në vaginë. Ekziston një hapje e vogël në qafën e mitrës, që quhet kanali i qafës së mitrës – e cila çon qafën e mitrës në pjesët kryesore të uterusit.

Qafa e mitrës ka shumë funksione të rëndësishme. Ajo prodhon mukozë që ndihmon spermatozoidet për të udhëtuar deri në tubat fallopianë për të fekonduar një vezë nga vezorja. Mitra mban fëmijën gjatë shtatzënisë. Gjatë punës, mitra hapet për të lejuar fëmijën që të lindë.

Pap testi dhe displazia (rritje abnormale e qelizave në sipërfaqe të qafës së mitrës)

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet në faza. Pap testet janë të rëndësishme sepse ato zbulojnë ndryshimet abnormale të qelizave që një ditë mund të bëhen kanceroze. Zbulimi i hershëm nënkupton që ato mund të trajtohen përpara se kanceri të zhvillohet. Këto ndryshime njihen si dislapzi. Pap testet nuk janë përcaktuar për të kapur kancerin, edhe pse ato ndonjëherë e bëjnë.

Pap testi

Pap testi kontrollon për ndryshimet abnormale të qelizave në qafën e mitrës në fillim të vaginës. Ai është një test skanimi që gjen shenja paralajmëruese që kanceri mund të zhvillojë në të ardhmen. Nëse janë gjetur ndryshime abnormale të qelizave, doktori mund t’ju këshillojë teste të mëtejshme për të parë nëse trajtimi është i domosdoshëm.

Pap testi është i shpejtë dhe i thjeshtë. Mjeku ose infermierja vendos në vaginë një instrument të quajtur spekulum. Kjo lejon pamjen e qartë të qafës së mitrës. Mostra të vogla qelizash janë marrë nga qafa e mitres dhe janë vendosur në një qelq. Më pas këto janë dërguar në laborator, ku janë shqyrtuar në mikroskop. Rezultati zakonisht vjen tek infermierja ose mjeku brenda dy javëve. Pyesni se kur ju duhet të kontaktoni doktorin tuaj për t’ju njohur me rezultatet.

Pas Pap testi-t ju mund të keni pak gjakderdhje.

Pap testi i rregullt mund të gjejë pjesën më të madhe të ndryshimeve të qelizave që mund të jenë kanceroze nëse nuk zbulohen dhe trajtohen. Është e këshillueshme që gratë të bëjnë Pap testin njëherë në çdo dy vjet. Gratë të cilat kanë patur ndryshime abnormale të qelizave mund të kenë nevojë për ta bërë atë më shpesh.

Displazia

Displazia nënkupton ndryshime abnormale të qelizave të qafës së mitrës. Ndryshimet abnormale të qelizave janë grupuar në:

  • Ndryshimet e gradës së ulët (LSIL). Këto janë ndryshime të vogla që zakonisht largohen brenda 12 muajve.
  • Ndryshimet e gradës së lartë (HSIL). Këto janë ndryshime më serioze që kërkojnë teste të mëtejshme dhe ndonjëherë trajtime.

Doktorët mund ti vlerësojnë ndryshimet abnormale të qelizave neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës : 2 ose 3 (CIN 2, CIN 3). Këto nuk janë kancer, por nëse nuk trajtohen mund të zhvillohen në kancer.

Ndonjëherë termi “karcinoma in situ” është përdorur për të përshkruar ndryshimet abnormale të qafës së mitrës. Këto ndryshime janë serioze dhe kanë nevojë për teste të mëtejshme.

Kanceri i qafës së mitrës

Ekzistojnë dy lloje kryesore të kancerit të qafës së mitrës, të specifikuar në bazë të emrit të qelizave. Qelizat karcinoma të qafës së mitrës, fillojnë në qelizat e lëkurës që mbulojnë sipërfaqen e jashtme të qafës së mitrës në krye të vaginës. Adenokarcinoma është një lloj më pak i zakonshëm i kancerit të qafës së mitrës. Ajo fillon në qelizat e gjëndrave, të kanalit cervikal.

Përveç kësaj, kanceri i qafës së mitrës mund të jetë mikroinvaziv dhe invaziv.

Kanceri mikroinvaziv i qafës së mitrës

Ai ndodh kur qelizat e kancerit janë thyer vetëm nëpër shtresën e poshtme të lëkurës së qafës së mitrës. Në këtë fazë, qelizat nuk janë përhapur në më shumë se 5 mm në indet e mitrës.

Kanceri invaziv i qafës së mitrës

Ai ndodh kur qelizat e kancerit janë përhapur nga lekura e sipërfaqes së qafës së mitrës në indet e thella të qafës së mitrës. Kanceri gjithashtu mund të jetë përhapur në pjesë të vaginës ose në nyjet limfatike dhe në indet e tjera përreth qafës së mitrës, brenda legenit ose përtej zonave gjenitale dhe të legenit në organet përreth.

Sa i zakonshëm është kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës merr një kohë të gjatë për tu zhvilluar, kjo është një arsye se përse është më e zakonshme në gratë mbi moshën 40 vjeçare. Megjithatë, kanceri i qafës së mitrës ndonjëherë zhvillohet më shpejt dhe, ndonëse rallë, ndeshet edhe tek gratë e reja.

Shkaqet e kancerit të qafës së mitrës

Disa faktorë duket se vendosin disa gra në rrezik më të lartë të kancerit të mitrës. Këto faktorë rreziku përfshijnë:

  • Virusi i Papilomës Humane (HPV): pothuajse çdo njeri është i prekur me HPV. Pjesa më e madhe e rasteve me HPV zgjidhen pa trajtime dhe nuk kanë efekte anësore. Pjesa më e madhe grave që kanë HPV nuk shfaqin shenja të ndryshimeve abnormale të qelizave. Megjithatë, në disa gra kjo mund të shkaktojë ndryshime të qelizave dhe mund të çojë në displazia. Nëse nuk trajtohet këto ndryshime mund të bëhen kanceroze. HPV është shkaku i pothuajse të gjitha rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Vaksina është më efektive nëse jepet tek vajzat e reja përpara se ato të ekpozohen ndaj HPV-së, që do të thotë, përpara se ato të fillojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Pjesa më e madhe e femrave duhet ta bëjnë vaksinën rreth moshës 12 vjeçare.
  • Të qenit vajza e një gruaje që përdor ilaçin diethylstilboestrol (DES) gjatë shtatzënisë. DES ka qenë përdorur për të parandaluar abortin. Përdorimi i saj është ulur që nga 1940 dhe 1950. DES ka qenë lidhur me një lloj të rrallë të kancerit të qafës së mitrës në një numër të vogël personash që kanë përdorur DES gjatë shtatzënisë.
  • Duhanin: që rrit rrezikun e kancerit të qafës së mitrës, veçanërisht tek gratë që kanë patur një infeksion të vazhdueshëm me një rrezik të lartë të llojit të HPV-së.


Komentoni