Regjistrohu/Kyçu

Urtikaria

Urtikaria është një skuqje e kruajtshme, e karakterizuar nga një ngritje e vogël mbi sipërfaqen e lëkurës, që mund të shfaqet kudo në trup. Kjo është zakonisht e përkohshme dhe zhduket brenda 24 deri në 48 orëve. Njollat e kuqe (të forta, pika të ngritura në lëkurë) janë zakonisht të kruajtshme.

Urtikaria ndodh si rezultat i një reaksioni alergjik ndaj ilaçeve, ushqimeve të konservuara dhe gjithashtu mund që të vijë si rezultat i temperaturës, ngrohtësisë, të ushtruarit ose presionit fizik. Shpesh shkaku është i paidentifikueshëm. Urtikaria mundet gjithashtu të shkaktohet nga infeksionet, siç është hepatiti ose e ftohura.

Dermografizmi është një urtikarie fizike nga ku lekura prodhon një linjë të kuqe që ënjtet dhe rrethohet me pika të kuqe afër lëkurës. Dermografizmi në mënyrë literale do të thotë “e shkruara në lëkurë”.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?

Nëse ju e dini se çfarë e shkakton urtikarien, shmangeni atë. Nëse aspirina e përshpejton urtikarien është e rëndësishme për të shkuar tek mjeku juaj përpara se të përdorni çdo ilaç tjetër josteroidal anti-inflamator (IJSAI).

Një dush i vakët mund të jetë qetësues. Megjithatë, ngrohja e bën lëkurën të kruajtshme. Ju gjithashtu duhet të shmangni rrobat e ngushta pasi presioni mund të përkeqësojë kruarjen. Mjekimi me antihistamina është shpesh i dobishëm. Nëse urtikaria nuk reagon ndaj antihistaminave, shkoni tek mjeku juaj.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Urtikaria ndodh në fëmijëri, nën moshën 12 vjeçare;
  • Zgjat më shumë se 24 deri në 48 orë;
  • Ndodh më shpesh sesa vetëm rastësisht;
  • Mbulon një pjesë të madhe të trupit tuaj;
  • Ju keni temperature ose gjendje jo të mirë të përgjithshme;
  • Keni ënjtje, veçanërisht në fytyrë, sy, buzë ose gjuhë. Në këtë rast kërkoni menjëherë këshillën mjekësore.


Komentoni