Regjistrohu/Kyçu

Migrena

Në përgjithësi, migrena është një dhimbje koke. Megjithatë, termi migren përfshin një sërë simptomash të tjera që ndodhin në pjesë të ndryshme të trupit, përpara ose në të njëjtën kohë me dhimbjen e kokës.

Simptomat e migrenës

  • Një dhimbje koke e moderuar në të fortë, që zgjat për disa orë deri në disa ditë;
  • Dhimbja e kokës mund të paraprihet nga një aura (shihni më poshtë);
  • Dhimbja është e përqendruar në mes të syve, në pjesën e prapme të kokës, por mund të përfshijë edhe të dyja pjesët e kokës;
  • Marramendja, ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmave shpesh shoqërojnë dhimbjen e kokës;
  • Zakonisht, migrena ju ndalon që të merrni pjesë në aktivitetet e zakonshme.

Migrena aura

Migrena mund të paraprihet nga një grup simptomash që lidhen me sistemin nervor, p.sh. ndryshime vizuale (njolla të bardha ose linja zigzag në fushën tuaj të shikimit), marramendje, ndjenja gjilpërave ose më rrallë, kumbime në veshë. Shumë rrallë mund të shfaqen edhe probleme në të folurit dhe të qenit të dobët. Ky grup simptomash është quajtur migrena aura dhe ndahet në 2 grupe: migrena me aura dhe migrena pa aura. Shumica e njerëzve që marrin migrenën nuk kanë një aura para dhimbjes së kokës.

Kush e merr migrenën?

Migrena është një semundje e trashëgueshme. Ajo mund të shfaqet gjatë fëmijërisë dhe mund të prekë djemtë dhe femrat njësoj. Pas pubertetit dhe tek të rriturit, migrenat janë 2–3 herë më të zakonshme tek gratë sesa tek burrat dhe hormonet femërore mendohet që të luajnë një rol shkaktari për migrenën. P.sh. shumë gra e marrin migrenën gjatë kohës së periodave ose ovulacionit, kur nivelet e tyre hormonale janë të luhatshme. Mbi 15% e të rriturve e marrin migrenën.

Çfarë e shkakton migrenën?

Faktorët e njohur të migrenës, si mungesa e gjumit ose e disa ushqimeve, zakonisht nuk e shkaktojnë por e përkeqësojnë atë. Disa ekspertë besojnë se shkaku i migrenës është një sinjal kimik që shkakton dhimbjet e sensorëve përgjatë nervave trigeminalë, një nerv i cili furnizon indet e nofullës, mjekrës dhe ballit. Ky sinjal kimik shkakton:

  • Inflamacion të enëve të gjaku-t në kokë; dhe
  • Zgjerim të enëve të gjakut në kokë.

Ky proces irriton fibrat nervore lokale dhe dërgon sinjale dhimbjeje prapa në tru. Është menduar gjithashtu se serotina kimike e trurit luan një rol në këtë proces.

Shkaktarët e migrenës

Migrena mund të përkeqësohet ose të “shkaktohet” nga faktorë të ndryshëm, që përfshijnë:

  • Stresin;
  • Mungesën e të ushqyerit;
  • Mungesën e gjumit;
  • Disa lloje erërash;
  • Alkoolin;
  • Disa ushqime që përfshijnë sallamin, çokollatën, kafeinën, arrat, ushqimet turshi, monosodium glutamate (MSG), djathin, kosin, qepën, uthullën, pulën, ndërmjet shumë të tjerave;
  • Luhatjet hormonale;
  • Disa ilaçe që përfshijnë ilaçet e kontrollit të lindjes; dhe
  • Përdorimin e tepërt të disa ilaçeve që lirojnë dhimbjet.

Jo çdo njeri që merr migrenën ndan të njëjtat shkaqe me të tjerët. Mbajtja e një ditari ushqimi dhe dhimbjeje mund të jetë e dobishme për të njohur se cilat ushqime (nëse ka ndonjë) shkaktojnë migrenën.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Nëse keni dhimbje koke që nuk pushon edhe me ilaçet e përdorimit të zakonshëm, shkoni tek doktori.


Komentoni