Obeziteti i meshkujve mund të ketë një efekt dramatik në shanset e një çifti jopjellor për të patur fëmijë.
Shkencëtarët kanë konkluduar se sa më mbipeshë të jetë një njeri, aq më pak të ngjarë ka që të jetë babai i një fëmije.
Autori Dr Hassan Bakos (PhD) tha se rezultatet nga një grup prej 305 pacientësh që ju nënshtruan teknologjisë riprodhuese (p.sh. IVF) treguan një normë të dukshme të ulët të transplantimit të embrioneve (bashkëngjitur në rreshtim të mitrës) me masë indeksi në rritje (BMI).
Ky ishte gjithashtu studimi i parë që vlerësoi ndikimin e obezitetit atëror në normat e lindjeve të gjalla, duke treguar që në çiftet që babai kishte një peshë normale ekzisonte një shans prej 41% të të paturit të një fëmije të gjallë. Kjo u zvogëlua në 26% tek meshkujt mbi peshë, 22 % tek meshkujt obezë dhe vetëm 12 % tek meshkujt në nivele të larta obeziteti (BMI >35).
“Në thelb, fertiliteti mashkullor është injoruar në kërkimet shkencore, dhe ka shumë më tepër për të bërë për të studiuar mekanizmat dhe kontributin e obezitetit atëror”, tha Dr Bakos.
Dr. Bakos foli në Konferencën e Shoqërisë së Fertilitetit (i mbajtur në Adelaide më 10 – 13 Tetor 2010). Studimi gjeti “dallime delikate” në spermën e meshkujve obezë, duke përfshirë lëvizshmërinë e reduktuar dhe vonesat në zhvillimin e embrioneve.
Komentoni